Topalli pranon distancën nga PD në 2021. Shifrat e KQZ-së tregojnë se 900 votat e saj i dhanë mandatin e dytë Tom Doshit

3 Shkurt 2026, 15:36Politika TEMA
Topalli pranon distancën nga PD në 2021. Shifrat e KQZ-së

Jozefina Topalli pranoi sot në Kuvend se në zgjedhjet e vitit 2021 nuk kandidoi krah Partisë Demokratike dhe në thelb, doli në garë në një pozicion që objektivisht dëmtoi PD-në. Duke iu përgjigjur Taulant Ballës, ish-kryetarja e Kuvendit deklaroi se vendimi i saj erdhi sepse, sipas saj, “mazhoranca kishte kapur Lulzim Bashën”.

Topalli mohoi kategorikisht të jetë takuar ndonjëherë me Ballën, duke e akuzuar atë se ka pasur takime të fshehta me Bashën.

Megjithatë, ajo nuk përmendi një fakt thelbësor: bashkëpunimi politik nuk nënkupton domosdoshmërisht takime personale. Në politikë, efekti i votave është shpesh më i rëndësishëm se takimet dhe deklaratat publike.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga KQZ në vitin 2021, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit mori në Shkodër 934 vota, ose 2.39%, ndërsa vetë Topalli siguroi 506 vota pëlqyese. Në praktikë, rreth 900 votat që ajo tërhoqi nga elektorati opozitar ndikuan drejtpërdrejt që PSD-ja e Tom Doshit të siguronte mandatin e dytë në këtë qark.

Këto shifra e vendosin deklaratën e sotme të Topallit në një kontekst më të gjerë: pavarësisht retorikës së distancës nga PS, rezultati elektoral i vitit 2021 tregoi se lëvizja e saj pati pasoja konkrete në rikonfigurimin e mandateve në Shkodër, në dëm të PD-së.

4 Komente

  1. J
    Jashte ekstremistet berishiste.

    Doli prape kjo ?!?! Kapeni pẽr zhelesh perjashta kẽte ekstrmisten superpasanike .

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Hajdutē e korruptuar, por me dialekt.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Anri

      Sh bukur shkrimi

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fytyre

        e ndyre qe ofendon bukurine dhe shpirtin e femres Shqiptare. Nje Zhele Shkodrane.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje