U rikthye në krye të partisë, Basha mbledh sot Kryesinë e PD

30 Korrik 2023, 09:15Politika TEMA

U rikthye në krye të partisë, Basha mbledh sot Kryesinë e PD

Kryetari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e PD.

Menjëherë pas fitores së tij në zgjedhjet e 29 korrikut, Basha ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së PD më datë 30 korrik në orën 20:00. Takimi do të mbahet në zyrat e Partisë Demokratike.

“Mirmbrëma të nderuar anëtarë te Kryesisë! Nesër, datë 30 Korrik 2023, ora 20:00 do të bëhet mbledhja e Kryesisë ne zyrat e PD”, njoftoi Basha.

Kujtojmë Demokrati Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet e ditës së shtunë për kreun e Partisë Demokratike. Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 18 mijë e 52 anëtarë të Partisë Demokratike.

Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD, Jemin Gjana tha në një deklaratë për mediet se në kutitë e votimit janë gjetur 18 mijë e 52 fletë, në të cilat 199 kanë qenë të pavlefshme.

Lulzim Basha ka marrë 16, 196 vota duke shënuar një fitore të thellë ndaj kundërshtarit të tij Gjergj Hani, i cili mori vetëm 1,567 vota.

 

5 Komente

  1. E
    Emigranti

    Shikoni kur të dale me një plan alla Basha per qeverine,se nuk e ka të qarte se cili eshte roli kur je në opozite…..të gjitha deklarimet e tije jane të formuara me 25 fjale dhe aty sillet rrotull…..gallate do shohim tani e mbrapa. Demokratet e ndershem edhe një here do të kuptojne gafen qe kane bere duke votuar per kete farabut. Dhe sa here duhet t‘ju çoj ne humbje qe t‘ju kthjellohen bindjet.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Fillon revolucionin,besoj qe sonte,ose thote,me mire neser.Bravo Luli Basha.

      Përgjigjjuni
      1. 0
        001

        U kthye ne krye te P.D- se nipi i Enver Hoxhes Luli Hoxha ( Basha ) Rrnofte shoku Enver Hoxha.

        Përgjigjjuni
        1. 0
          001

          U kthye ne krye te P.D- se nipi i Enver Hoxhes Luli Hoxha ( Basha ) Rrnofte shoku Enver Hoxha.

          Përgjigjjuni
          1. 0
            001

            U kthye ne krye te P.D- se nipi i Enver Hoxhes Luli Hoxha ( Basha ) Rrnofte shoku Enver Hoxha.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje