Çuçi i dorëzon dosjet Taulant Ballës. Ministri i ri: Javën e ardhshme paraqes prioritetet

15 Korrik 2023, 16:10Politika TEMA

Çuçi i dorëzon dosjet Taulant Ballës. Ministri i ri:

Pas betimit në Presidencë, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, ka hyrë për herë të parë në ambientet e këtij institucioni, i pritur nga ish-ministri Bledar Çuçi, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme, titullarët e institucioneve të varësisë e drejtues të tjerë.

Në fjalën e tij, Çuçi shprehu falënderime për stafin e Ministrisë Brendshme dhe vuri në dukje se arritjet në disa prej prioriteteve të punës së institucionit, janë rezultat i kontributeve të të gjithëve. Ai shprehu vlerësimet më të larta për Ministrin e ri Balla dhe njëherësh i uroi atij suksese në detyrën e re, duke i dorëzuar formalisht edhe një dosje “exit-memo” me arritjet, prioritetet dhe një “road-map” për objektivat e ardhshme.

Taulant Balla në fjalën e tij të parë si Ministër i Brendshëm, falënderoi Çuçin për punën e bërë dhe shprehu se në fillim të javës së ardhshme do të bëjë të njohura për stafin dhe publikun, prioritetet që ai ka vendosur në detyrën e sapomarrë.

2 Komente

  1. F
    F-22 Raptor

    Prioritetet dihen, s'ka nevoje t'i zbulosh ti! Duket sikur policia eshte marre peng prej kohesh nga te njejtet drejtora ne qender e qarqe. Kerko zevendesimin menjehere te tyre me te rinje, pastaj hidhni hapat e tjere.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkërdheni

      E hongri dhe Balla.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje