“Unë do të godas, ti do të bësh sikur më godet”, Gjergj Hani “zbulon” marrëveshjen Berisha-Basha: S'do kalonte dot as Zogun e Zi...

26 Korrik 2024, 09:13Politika TEMA
“Unë do të godas, ti do të bësh sikur më

Gjergj Hani, ish-kandidat për kryetar të PD-së, një vit më parë, përballë Bashës, tregoi në emsionin “Të Paekspozuarit”, se ka patur një marrëveshje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, nga e cila përfitoi i pari. I pyetur nga gazetari Anti Tela për këtë marrëveshje, Hani tha se nëse Berisha do të vendoste ta sulmonte, Lulzim Basha nuk do të kalonte as Zogun e Zi, nuk futej dot në Tiranë.

Andi Tela: Thua ka një marrëveshje. Një marrëveshje ka dy baza. Ku e mbështet që thua ka një marrëveshje që njëri të dalë nga politika.

Gjergj Hani: Sepse latinët thonin: Kush përfiton?

Andi Tela: Po pra, çfarë përfitoi zoti Basha nga e gjitha kjo histori?

Gjergj Hani: Jo, zoti Basha, jo, por përfitoi zoti Berisha.

Andi Tela: Po po më thua që kanë patur një marrëveshje zoti Basha me zotin Berisha, që zoti Basha të humbë vulën dhe të dalë nga skena politike.

Gjergj Hani: Po. Ky ishte një borxh që duhet t’ia kthente “babait” të tij që e mori nga hiçi dhe e bëri politikan. Konflikt mes tyre nuk ka. Në politikë jo të gjitha gjërat thuhen.

Andi Tela: Çfarë ka ndodhur pra?

Gjergj Hani: Ka qenë një marrëveshje para datës 9 shtator, ku janë bërë dhe dhënë mendime se si do ta kalojmë të dy pa lagur.

Ylli Rakipi: Pra ti je te ai grup i vogël që mendojnë se Berisha ka luajtur me Bashën që në fillim me këtë histori ?

Gjergj Hani: Për mua, pa pikën më të vogël të dyshimit.

Andi Tela: Po çfarë fituan në fund të ditës, se ka një rezultat?

Gjergj Hani: Pa mbështetjen e SHBA-ve edhe në vitin 1992 PD-ja nuk i fitonte zgjedhjet. U desh prania e ambasadorit amerikan në çdo tribunë që PD-ja të fitonte zgjedhjet dhe falë reformave që SHBA-të kanë ndikuar. Një qasje e drejtpërdrejtë pa u përballur me SHBA-të është vdekjeprurëse për çdo forcë politike dhe sidomos për një politikan si Sali Berisha.

Andi Tela: Nuk ma shpjegove, ku është marrëveshja e Bashës me Berishën se s’po e kuptoj ?

Gjergj Hani: Marrëveshja e Bashës me Berishën është që ne do të bëjmë. Amerikanët ka thënë Basha, më kanë detyruar, më kanë shtrënguar që të marr këtë vendim dhe unë jam i detyruar ta marr. Dhe e kanë vendosur kështu: Unë do të godas, ti do të bësh sikur më godet, sepse për aq sa e njoh unë historinë politike, nëse Sali Berisha vendos të të sulmojë, të shkon deri në braz të shtatë. Nëse Berisha do të vendoste ta sulmonte, Lulzim basha nuk do të kalonte Zogun e Zi, nuk futej dot në Tiranë.

Pra marrëveshja ishte: ne do të bëjmë sikur kemi një konflikt ti nuk do të reagosh.

Neritan Sejamini: Ju thatë që zoti Basha bashkëpunon me zotin Berisha. Zoti Basha thotë se z. Berisha bashkëpunon me z. Rama. Zoti Berisha thotë se zoti Basha bashkëpunon me zotin Rama. Pastaj kjo zgjerohet kur zoti Meta thotë se Zonja Kryemadhi bashkëpunon me zotin Erion Veliaj. Supozo që unë jam një qytetar i thjeshtë dhe dëgjoj gjithë këta njerëzit që flasin. Çfarë duhet të mendoj unë?

Gjergj Hani: Që kjo kastë bashkëpunon e tëra dhe është favori që qoftë edhe zoti Rama po ia kthen zotit Berisha duke u përpjekur që ta mbajë gjatë aty. E para e punës sepse i shërben atij dhe të mos harrojmë se nëse SHBA-të të akuzojnë për korrupsion masiv, bëhet fjalë për kapitale joindiferente dhe po dole nga arena politike në një realitet si Shqipëria të turren piranjat për atë kapitalin dhe të nxjerrin skeleton për 24 orë. Pra për ta mbajtur atë, duhet të kesh patjetër forcën që të jep pushteti.

Pra është e gjithë kasta politike dhe jo më kot quhet kastë. Duan ta mbajnë në këmbë këtë lloj kënete.

10 Komente

  1. X
    Xhejms

    Je super i sakte z Hani . Kjo eshte mese e vertete qe bq Basha ka bere loje per Berishen , por ti nuk shtove qe Basha kete periudhe perveç ndihmes qe i ka dhene Berishes ka pas dhe perfitime financiare te medha.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Kopili i vicidolit,djali i vukut duke pare qe ikin shume votues demokrate nga halja e madhe pd,krijon disa hale te vogla qe votuesit e zhgenjyer te shkojne te keto hale dhe pas votimeve prape i ke grusht bashkuar rreth kopilit serb.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgalemi

        C' eshte kjo censure ?! Gj. Hani , per brezin tim qe jemi ne epilogun e jetes , dhe qe nuk mundem dot te permbushnim endrrat , deshirat , te cilat I varrosem baltrave e humbetirave , Gj.H. eshte nje rast unik ku nje 16 vjecare tentoi te cante rrathet e ferrit komunist ... Vec vleresimet dhe konsiderstat per L.B. I ka aspal bindese , per te mos thene dashakeqje . Gjithcka thote eshte imagjinate , fantazi , cmite , zili qe vozitin ne varken e konspiracionit , qe do te thote asnje fakt , asnje gjurme qe t' jape mundesine te flas logjika Me vjen keq ta them , Po Z. Hani ketu ngjan me nje Salier te Vogel , qe pa dashje , e theksoj , I sherben estalbishmentit te pa shpirt 30 vjecar .

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zgalemi

          C' eshte kjo censure ?! Gj. Hani , per brezin tim qe jemi ne epilogun e jetes , dhe qe nuk mundem dot te permbushnim endrrat , deshirat , te cilat I varrosem baltrave e humbetirave , Gj.H. eshte nje rast unik ku nje 16 vjecare tentoi te cante rrathet e ferrit komunist ... Vec vleresimet dhe konsiderstat per L.B. I ka aspal bindese , per te mos thene dashakeqje . Gjithcka thote eshte imagjinate , fantazi , cmite , zili qe vozitin ne varken e konspiracionit , qe do te thote asnje fakt , asnje gjurme qe t' jape mundesine te flas logjika Me vjen keq ta them , Po Z. Hani ketu ngjan me nje Salier te Vogel , qe pa dashje , e theksoj , I sherben estalbishmentit te pa shpirt 30 vjecar .

          Përgjigjjuni
          1. H
            Heretiku

            PD-ja ka qene dhe eshte nje mocal, qe mban ere te keqe, qelbet. Qe te rithemelohet, as qe behet fjale, sepse eshte parti familjare, Saliu e ka ne dore dhe loz me antaret e saj sikur te jene gogla, perfshire te ashtuquajturit ''drejtues''. Si opozite reale qe eshte, as mund te mendohet qe te fitoje ndonjehere zgjedhje, Saliu familjarisht ''non grata'' nga USA dhe UK, shqiptaret e mbetur ne Shqiperi, masivisht i kane kthyer shpinen dhe keshtu do te vazhdojne, çfaredo qe te ndodhe. E vetmja zgjidhje per te krijuar nje opozite qe ta vere ne veshtiresi pushtetin, eshte te dalin individe te pergatitur, te krijojne parti te reja, me vizion, mentalitet modern perendimor. Ne kushtet aktuale, duhet shume pune, mund dhe djerse. Ne rast se ne 1992, pushteti i marre nga PD-ja, si parti opozitare, ishte nje dhurate e paster, dhene fillimisht nga R. Alia dhe vazhduar nga USA, ambasadori Rajersson, sot dhurata te tilla nuk do te kete me. Pra duhen individe energjike, inteligjente, te moralshem, qe te ngjallin besim tek masat. Ne te kundert, Shqiperia do te vazhdoje te ''llokoçitet'' ne te njejtat ujra si sot.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje i Moshuar

              Cfar ka ketu per te mos ta besuar Gj.Hanin per ate qe thote ??? Ne si popull e kemi ditur qe ne fillim kur ju fut politikes dhe per me teper qe ishte shoku i ngushte I se bijes . ???Eshte ashtu si thote Hani “Une te Godas ty dhe ti mua “ Ju nuk doni ta kuptoni se dhe ju e dini qe Basha eshte qeni Besnik I Berishes . Mos beni rolin e budallait , sepse beheni te pa besushem ,pastaj shani Meron qe eshte pro Rames ???

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pirdhni se liroheni

                Gjergj o Gjerhj ore han me dy porta, dole e u perdore si kurve duke kandiduar me gjasme kunder Lulit per Kryekar te Partise se Vules dhe ai me pas te beri anetar te kryesise, ofiqe qe ne cdo parti jane pa vlere se vendos njeshi vetem njeshi. Ti duhesh rraf me shpulla live ne mes te emisionit, debil.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PD-ja e Vertete

                  Zgalemi qenke nga ata Lul Bashes qe i del me mbrojtje ????

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E dua Atdheun tim

                    E gjithe politika Shqiptare eshte e inkriminuar, sali berisha, edi rama, ilir meta,jane vegla te Serbise dhe Greqis dhe pike. Shqiperia eshte e shitur te fqinjet, prandaj nuk ka ketu as arsim as shendetesi ,as polici, po lere ushtri jo e jo . O Shqypni e mjera Shqypni pse ke rene me krye ne hi, ti ke pas qene nje zonje e rende burrat e dheut te therisnin nan .

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zgalemi

                      Po , o PD e vertete , kjo eshte e vertete. Un e mbeshtes edhe Bashen , edhe ata djemte qe vine nga shoqeria civile si nisma Thurje etj , si simbolike e fillimit te perpjekjeve per cmontimin e karabinase kriminale 32 vjecare , trekendeshit te Bermudes ....

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje