“Vepruam si napoletanët”, Rama zbulon bisedën me Di Maion për sigurimin e vaksinave: Bëmë një operacion trafikimi…

9 Tetor 2022, 17:04Politika TEMA

“Vepruam si napoletanët”, Rama zbulon bisedën me Di Maion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më në fund ka zbuluar “vendin mik” nga i cili mori vaksinat e para kundër COVID-19.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Bergamos, Rama ka treguar se vaksinat i siguroi nga Italia.

Por, për shkak se kompania Pfizer nuk lejonte transferimin e tyre në një vend tjetër, u detyruan që të bënin ‘trafikim të vaksinave’.

“Sot do t’u tregoj një histori që nuk e di askush. Unë jam shqiptaro-italian kurse Di Maio është napoletano-shqiptar. Ne bëmë një operacion trafikimi së bashku”, tha Rama.

“Ishim të shqetësuar se njerëzit do të na vdisnin si peshku pa ujë por nuk mund të siguronim vaksina. Pyeta Luigi-n: A mund të na jepni disa doza të paktën për mjekët dhe infermierët?”, shtoi Rama.

Kryeministri tregoi se Pfizer kishte një kontratë shumë rreptë me qeveritë e vendeve ku kishte dërguar dozat e para.

Rama shtoi më tej se u desh që transferimi i vaksinave nga Italia në Shqipëri të bëhej përmes një operacioni sekret pasi juristët e Pfizer kërcenonin me padi.

“Ne kemi mësuar nga napoletanët se kur nuk duhet të dorëzosh shokun në polici”, tha Rama duke iu referuar Di Maios-s duke shtuar: ‘Luigi, tani je një njeri i lirë’.

4 Komente

  1. V
    Vk

    Ère pis burr n'a ben sikur ça bere Po n'a ben si burr kombi jo si karagjos qe je

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      ... dhe te gjithe u shkrine gazit me shakate plot kripe te Benitos...

      Përgjigjjuni
      1. b
        bosi i malavitas edvin rama

        Pse ata tonet e kokaines nuk je ti qe i sjell direkt nga ekuadori ne durres or robqire kryekripinel,ti ke koka e te gjitha trafiqeve o kokrra e kurves

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mirmroma

          Komente idiote të një kryeministri... që krahason mafien me këtë operacion. Hajde kalama hajde.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje