Primare në Lazarat: Pse u rikthye Berisha në të shkuarën e tij

8 Tetor 2022, 19:07Politika Nga Ylli Pata

Primare në Lazarat: Pse u rikthye Berisha në të shkuarën e

Dy sondazhet e dala së fundmi mbi perceptimin politik të shqiptarëve, nuk kanë dhënë asgjë më shumë sesa ajo tendencë që ka vijuar gjithë këto vite.

Që do të thotë, se edhe në mandatin e tretë të kësaj mazhorance, politikanët e saj kanë ratting më të lartë sesa politikanët e kupolës së opozitës.

Një vizatim mëse i qartë i nevojës uluritëse që ka shoqëria shqiptare për të ndryshuar dhe jo ricikluar të shkuarën e saj, e cila gjithnjë e më shumë kontestohet edhe më shumë.

Pikërisht, kjo panoramë është edhe një vërtetim i asaj se qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë pra SHBA dhe BE, si për reformën në drejtësi, ashtu edhe në ndëshkimin e politikanëve që identifikuar me atë të shkuar, përputhen qartësisht me perceptimin e qytetarëve shqiptarë.

E në këtë situatë, si një politikan që e njeh më shumë se shumë të tjerë këtë terren, Sali Berisha po i rikthehet sulmit tek ai 26.2 përqindëshi që ende nuk e urren, ku tentoi të risjellë “lavdinë” e së shkuarës.

Ndaj edhe përdori sot fabulën e Lazaratit, e përmendi ato që qeveria e tij kishte bërë  në dy mandate nga 2005 deri në 2013.

E në këtë kontekst, Sali Berisha foli për primare, për të nxitur atë ego që ka mbetur tek aktivistët partiakë për të ecur përpara në karrierë. E këtu e përziu se primaret nuk do të bëhen vetëm me anëtarët e PD-së, por edhe me ata që ai i thotë “aleatët”. Po kush janë realisht aleatët:, kur partitë zyrtare në koalicion me PD-në që nga Agron Duka e Dash Shehi, madje edhe Fatmir Mediu, kanë marrë një distancë me Foltoren dhe Sali Berishën.

“Aleatë” Berisha quan të gjithë ata që i bashkohen Foltores së tij, që i rrijnë afër në në këtë periudhë të zezë për të, e të bëhen pjesë e një muri që duhet për të rrethuar kështjellën e doktorit.

Ai Lazarat, me më së shumti fëmijë, nuk ka asnjë lidhje me atë bastionin e vjetër të Partisë Demokratike, i cili natyrisht ka pasur disa pjesë të tij, por që Berishës dhe klanit të tij i ka interesuar ai më radikali, i egri, që të bëhet gati për të sulmuar Edi Ramën, i cili sipas Berishës i ka thënë një “socialisti të thekur se do ta zhduk atë fshat.

Por faktikisht, as fëmijët që ishin aty të thirrur nga kryetari i degës së Gjirokastrës nuk e mbajnë mend Lazaratin e vjetër, përveçse nga legjendat që qarkullojnë ende.

Berisha, e ka përfaqësuesin tipik të Lazaratin, Roland Bejkon, i cili e ka themeluar PD-në që me studentët, e ka përfaqësuar atë në Parlament, por edhe e ka drejtuar politikisht për një kohë të gjatë.

Por e mbani mend se ç’ndodhi me Roland Bejkon para selisë së PD-së më 8 janar? E shanë dhe e goditën “sherifat” e doktorit, edhe pse e dinin shumë mirë se ishte nga Lazarati dhe ka përfaqësuar Lazaratin.

Duke parë edhe vizatimin që sollën sondazhet, ku Berishën e urrejnë më shumë se 71 të shqiptarëve, është e qartë se në atë pjesë ka shumë militant e votues të PD-së, madje edhe nga Lazarati….

TemA

 

5 Komente

  1. H
    Himarioti

    Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit. Regjizori i krimeve në Lazarat është krykrimineli i kombit Sali Shpellar Berisha. Ai e don Lazaratin mish për top.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Hajde SPAK hajde nuk i hedh hekurat por e len të bredhë me njerzit e krimit.Nuk ka më turp për këtë drejtësi që meret me hajdutët ordinerë dhe jo me këta që na çajnë me nder bythën këtu e 30 vjet.Shkon në Lazarat trimi atje ku vetë e bëri si Kolumbinë...Këta as do dënohen dhe as do largohen nga karikja...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunista te ndyre

        Gazete plere. Po gjith vendi eshte bere lazarat. Deputetet e PSse kane nga 10 apartamente secili. Ikni se na e shpifet.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zullumi

          U kthye mortja ne vendin e krimit. Lazaratasit e presin me ovacione te medha, kujtojne se do tu vije dita e hashashit. Ha,ha,ha. Kur te veje Saliu 100 vjec do filloni hashashin.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nga HALLI , hallemadhi .

            Nga HALLI u këthye , se e dinte që do i bëhej një pritje “MADHESHTORE” , nga ata që e shoqërojnë nëpër Shqipëri , e natyrisht nga kalamajtë e Lazaratit , se kudo ku ka qënë vetëm a ta qē ka mbrapa e presin e me atë rast të kalonte ca çaste vetkënaqësie e relaksi .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje