Dhëndri i Berishës fshin komentin për 19 kullat që po hetohen nga SPAK

8 Tetor 2022, 11:20Politika TEMA

Dhëndri i Berishës fshin komentin për 19 kullat që po

Një koment i gazetarit Adriatik Doçi, me disa të vërteta të njohura brenda që po hetohen nga SPAK, ka nervozuar dhëndrin e Sali Berishës, Abi Malltezin, i cili duket se ka alergji nga mendimet ndryshe nga linja e Familjes së shpallur non grata nga SHBA. Abi Malltezi, i njohur si 'mjedisori' me 19 kulla në Tiranë, dhe gazetari Doçi u përplasën dje virtualisht për gjelbërimin në Tiranë.

Fillimisht, Malltezi publikoi një foto të Tiranës me pallate (jo të vetat, por të tjerëve), ku qahej për pemët që mungojnë. Në profilin e tij ka komentuar gazetari Adriatik Doçi, i cili në mënyrë i ronike i ka thënë: “Mos e ke fjalën për Veliajn që të dha leje ty për dy kullat e fundit apo për Bashën që të dha leje për 17 kullat e para?!”, duke iu referuar 19 kullave tek ish Klubi Partizani në Tiranë, kur Abi është pronar me 35-50 %.

Pas komentit ka ardhur edhe reagimi i dhëndrit të Berishës, i cili në mungesë të një përgjigje mbi faktin që se si një pronar i 19 kullave në Tiranë qan për pemët në rrjete sociale dhe studio televizive, ka kaluar në sulme personale dhe familjare, një strategji kjo e aplikuar nga vjehrri i tij prej 3 dekadash.

Ndërkaq, gazetari Doçi i ka kujtuar edhe njëherë se kishte marrë leje për 19 kulla në Tiranë si dhe falsitetin e kartës anti-komuniste, pasi vjehrri i tij Sali Berisha ka qenë një nga njerëzit e besuar të familjes së diktatorit Enver Hoxha, siç edhe e dëshmojnë fotot pranë oxhakut të Nexhmies dhe në varkë me familjen e diktatorit.

Kaq ka mjaftuar që dhëndri i Berishës të fshijë komentin, tregues ky i mentalitetit komunist të vjehrrit. Nga njëra anë dhëndri i Berishës flet për demokraci që në thelb ka pluralizimin e mendimit dhe opinionit ndryshe, ndërsa nga ana tjetët refuzon çdo fakt që nuk është në linjën e Familjes.

13 Komente

  1. k
    k

    Ky është përfaqsuesi më i degraduar i oportunizmit dhe servilizmit klanor dhe zhdukjes së çdo morali ekzistencial. Ka gjithë solidaritetin tim për stomakun prej krokodili që pranon të jetojë pranë shpellares që i ndjehet era e gojës me speca turshi deri në brigjet e biskajës ,duke mposhtur eren që fryn nga atllantiku,per tu ushqyer me esencë korrupsioni. Komedia njerëzore e Balzakut duket peisaxh melankonik impresionist,para tragjedisë njerëzore të këtij mjerani që perpiqet të shfaqet iluminist natyralist skocez.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rrpekt K, me bukur s'mund te pershkruhet pederi

      k , hahahah famoz ne komentit tend .

      Përgjigjjuni
    2. l
      luci i vogel

      c'fare don ky kar ne publik? 100 per 100 injorant. fjalori i tij gjithsejt mund 300-400 fjale. nqs do kerkohej njesia budallai ne shqiperi, ajo do emerohej "dhendrri"(dh), pastaaj me radhe nenfishat decidhendrri(ddh), centidhandrri(cdh) milidhendrri(mdh), shumfishat do ishin dekadhandrri(dadh), hektodhandrri(hadh) e kilodhandrri(kdh) etj. ju mbani mend kur i lindi djali i shkroi mesazh lul bashes "argita ka linde djale, fort jam gezue, a e ka me ty a me mue" pika dhenderr

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        ????????????

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mance bicaku

        Plaseni ne burg kete kriminel, cfare nuk ka bere per te shkaterruar e pervehtesuar terenin e ish klubit sportiv “ Partizani”, shikoheni mire ai teren eshte blere nga italia fashiste dhe ish pronaret jane rimbursuar. Kur mbaroje lufta te gjitha pronat qe kishin italianet ne vendin tone, i kaluan shtetit shqiptar. Keshtu qe birbua i Berishes, nje mut kishte prona aty. Pse beni sehir, o te degjeneruar, plaseni ne burg hajdutin dhe fallsifikatorin e Berishes. Berisha me valixhe druri, u be pasunar i madh ne Tirane. O u hengert mortja, o plehra, kini frike nga Saliu. Po ikni mos rrini ne pune langarraqer. Cfare drejtesie proklamoni Juve.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arba

          Vleren e rimbursimit na e sekuestroi Enveri ne 45en...

          Përgjigjjuni
        2. a
          arqile

          Te lumte Mance per komentin qe ke bere saliu eshte shkateruesi e renuesi me madh i te gjitha kohrave te ketij vendi te bekuar nga zoti ai meriton denimin me te rende per bemar e tij dhe une jam besim plote qe perendia do ta ndeshkoje ate dhe familjen e tij .E drejta vonon por nuk mungon.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qytetari dixhital

            O njerez ,o komentues po ky birbo duket sa kapacitet ka bre njerez, po te ishte per kete palaco fusha edhe per 100 vite do te ishte e lire pofushen e zaptoi vjerri o te uruar, po kush pyet per nje te mbaruar bre .Zaptimi i fushes se klbit te partizanit e beri e beri kush e beri , vjerri ai vetem njihet perfaqesus , kjo eshte njera nga zullumet, pse kot harbon neper Shqiperi ai nongrada kerkon budallenj qe ta mbrojne

            Përgjigjjuni
            1. P
              Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

              Shqiptare te Foltores zgjohuni nga gjumi i Vampirit te Viçi Doli ! Zgjohuni !

              Përgjigjjuni
              1. P
                Partizonasi

                Shikoni foton e këtij dhëndëri me korenspondencë të Sali non gratës dhe si fillim , gjykoni vetëm mbi surratin e tij . Ngjan me një parazit apo vemje , që të pështiroset që në pamje të parë. Po të merresh pastaj me bëmat e tij , njeh njeriun pa shtyllë kurrizore . Një mashtrues ordiner si babai i tij vjehër . Ne themi që ilakaja ngjan pa bëhet. Ky është një imitues origjinal i Saliut , në të gjitha veprimet . Ka ndërtuar në pronë të vjedhur me mashtrim 19 kulla , 17 në kohën e Lulit dhe 2 në kohën e këtij që ka shitur fiq dhe del e na bën moral për moral ky i pa moralshëm . Populli thotë që e vërteta vonon , por nuk harron .Ishallah !

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Ky dobic eshte turp i gjithe fisit Malltezi. Jane njerez me kulture dhe respektohen nga komuniteti po nga doli ky dobic kaq hajdut dhe servil i malokut nuk e dime

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Komshija

                    Abi bukuloshi ka mohuar familjen e vet dhe eshte bere tapeti i Saliut. Parate e malokes bekan cudira

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Po pse i babai i vet eshte burre i ndershem ?!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje