
Diplomati i njohur Zef Mazi, në një intervistë shpjegon idenë e Komunitetit Politik Europian. Ai thotë se krijimi i këtij Komuniteti është një ide e vjetër.
Mazi u shpreh se sot vihet re ngut për diskutime për të, përfshirë edhe me vende jo anëtare, jo kandidatë në BE, pra, pavarësisht statusit të tyre në lidhje me BE-në.
Më poshtë lexoni inervistën e plotë:
Pyetje: Presidenti francez ka hedhur një propozim për një „Komunitet Politik Evropian“. Keni dijeni për këtë? Si doli kjo ide, ky propozim?
Përgjigje: Kam dijeni, besoj që në zanafillën e saj. Janë dy institute për politikën e jashtme që, në dijeninë time, marrin porozi dhe/ose furnizojne me ide makinerinë franceeze të politikës të jashtme. Une i kam dhe i kam lexuar me kujdes dy studime të tyre për këtë ceshtje. Jam shok-uar të mësoj sa keq mendojnë, si e shohin perspektivën e zgjerimit. Dalja e propozimit francez nuk më habiti. Ishte e qartë cili mund të qe burimi.
Idea e re, në fakt, është ide e vjetër, por e ringjallur, ripaketuar në formë, e shoqëruar me retorikë si arritje e madhe strategjike. Ndoshta, vetëm sipas objektivit të politikes të jashtme të një shteti, apo një numer të vogël shtetesh.
Presidenti francez e artikuloi idene e një „Komiteti Politik Evorpian“ (KPE), për herë të parë, në fjalen e tij në Parlamentin Evorpian në Strasburg, më 9 maj 2022. Disa mendime jane shume sensitive, kanë vecanërisht rëndësi për Shqipërine dhe për kandidatët në BE nga Ballkani Perëndimor.
Idea e re, një faqe format A4, u paraqit në BE ne Bruksel para pak muajsh. Ajo u diskutua një herë në COREPER II në BE. Nuk u mor asnjë vendim. Shtetet anëtare shënuan se idea mund të jetë interesante, por është herët, ka nevojë për studim dhe analizë të thelluar, diskutime të mëtejshme të gjithë detajeve, etj. Cështja u la për diskutim të mëtejshëm në BE.
Sot vihet re ngut për diskutime për të, përfshirë edhe me vende jo anëtare, jo kandidatë në BE, pra, pavarësisht statusit të tyre në lidhje me BE-në.
Pyetje: Kuptoj që e keni lexuar propozimin një-faqesh francez. E para, përse mendimi se ka ngut, e dyta, cfarë konkreitsht ju shqeteson tek ai propozim?
Pergjigje: Ngutin e shoh disaplanesh: të nxirret diskutimin jashtë kuadrit vetëm të BE-se meqënëse ka rezerva; të zgjerohet diskutimi duke përfshirë jo anëtarët, kandidatët, ata që aspirojne dhe nuk aspirojne për në BE, se është më e lehte t’i bindesh ata se „idea është shume e mire“; t‘u thuash anëtarëve të BE që kanë rezerva se ata të tjerët (për të cilët bëhet) janë dakord, ju i dëgjuat vetë, përse ngrini probleme atëhere?!
Mendoj se duhet të konfirmohet, specifikishtë me shkrim, në variantin më të parë të rishikuar të idesë franceze, se “Komuniteti Politik Evropian NUK NDIKON proceset e integrimit që kanë filluar dhe po ecin përpara me Shqipërinë.”
Me rastin e vizitës në Paris të Presidentes të Moldavise, më 19 maj 2022, Presidenti francez that se “Propozimi për KPE është ‘komplementar’, jo ‘alternative’ për procesin e aderimint në BE”. Me këtë fjali, vetëm sa duket sikur fillon të sqarohet disi cështja. Por edhe ajo fjali duhet qartësuar, fiksuar mirë, në mënyre eksplicite, duke shtuar se „proeset e aderimit që kanë filluar nuk mundet dhe nuk do të ndikohen nga idea/propozimi i ri”. Vetëm kjo do bënte që cdo diskutim në të ardhmen mbi atë ide të mos ndikohej nga akrobaci skeptikësh.
Pyetje: Ju thatë idea është e vjeter. Kur, kush e ka hedhur ate die dhe si?
Përgjigje: Ish presidenti francez, Mitterrand, është përpjekur të krijonte një “shtysë” rreth idesë të një Konfederate Evropiane. Por, i pari që ka pasë hedhur zyrtarisht idenë për „shtete të bashkuara evropiane“ ka qenë Viktor Hygo, në Kongresin e Paqes në Paris, 173 vjet më parë. Hygo ka qenë President i atij Kongresi. Vetem disa fjali nga ai fjalim i tij largpamës: “…Do vijë një ditë kur armët do bien nga duart tona. Do vijë njëd itë kur lufta midis Parisit dhe Londrës, midis Peterburgut dhe Berlinit, midis Vjenës dhe Torinos, do të duket aq absurdë sa dukët sot midis Ruen dhe Amie ose midis Bostonit dhe Filadelfias… Do vijë një ditë kur ne do të shohim këto dy grupe të madha – Shtetet e Bashkaura të Amerikës dhe Shtetet e Bashkuara të Evropës do t’i zgjasin dorën njëri tjetrin nga të dy krahët e detit, duke shkëmbyer produktet e tyre, artet e tyre, veprat gjeniale të tyre…”. Ai pati vizionin e një shteti pa-evropian të shteteve të kohës së tij dhe të bashkuar, ndonëse pa dyshëim larg asaj Evrope që kemi sot. Por shumë gjëra që pat thënë I kishte saktë.
Sot, dhe kjo përbën sekret publik, disa në BE kanë qenë dhe mbeten hezitues për të lejuar përparim në procesin e zgjerimit. Ky hezitim për mua reflektohet edhe tek idea apo propozimet e reja. Kjo ndoshta mund t’i vijë për shtat ndonjë udhëheqësi në ndonjë vend kandidat, deri në pikën që mund të bëhet pyetja: vallë, a i intereson integrimi, e ka seriozisht, apo nuk e don integrimin, së paku as shpejt dhe as tani për tani!
Pyetje: Cilat do ishin, më specifikisht, komentet tuaja për këtë KPE?
Përgjigje: Idea e re paraqet, e zeza mbi të bardhë, ndryshim të madh në vetë drejtimin e politikës evropiane, vecanërisht për Francën. Ajo, prej vitesh, ka treguar nje shkallë të caktuar intranzigjence ndaj integrimit të mëtejshëm të shteteve të reja në BE. Kjo ka qenë dhe është e lexueshme, pavarësisht si paketohen gjerat, si përdoret retorika. E dini shprehjen: “nuk kam lindur dje!
Një klub më i gjerë evropian mund të ofrojë alternative për koordinim për cështje politike/të sigurise ndërkohe që vendet kandidate presin anëtaresim. Kjo do të thotë së anetarësimi, sic ka ndodhur shpesh, ka kërkuar vite të tërë!
Komplikohet më shumë kuadri brënda BE-së. Stadet për të vlerësuar progresin e një vendi drejt integrimit të plotë janë përcaktuar qartë në dokumentacionin e BE-së (Traktati i BE, nga artikulli 2, 49, etj i Traktatit.). Bisedimet fillojnë me/për MSA, nënshkrimin e saj, futjen e saj në fuqi; më pas statusi i kandidatit potencial, më pas i kandidatit të plotë; pas kësaj, Konferenca e 1-rë Ndërqeveritare hap negociatat me analizën e situatës për gjithë kapitujt (screeniong process). Komisioni paraqet raportin e “screening” ne Këshill, ky i fundit merr vendim unanim për hapjen e negociatave për kapituj të vecantë.
Brenda BE-së, stadet janë pjesë e MS; statusi kandidat është stad i ndërmjetëm në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, e shoqëruar me harmonizimin me acquis; jashtë BE-së, në kuadër të Këshillit të Evropës.
Idea e re bart rrezikun e ecjes drejt një Evrope me më shumë shpejtësi, jo me dy, por me disa marshe; kjo len hapsirë jo të vogel për konfuzion edhe më të madh.
Idea bart rrezikun që anëtarësia e një vendi në KPE të mos jetë një hap tranzitor drejt anëtarësisë në BE, por të jetë stacioni i fundit! Pra, mbetesh aty! Nuk ka gjë më permanente se e përkohëshmja! Ajo mund të jetë edhe një përpjekje që disa vende të mbahen në „distance sigurie“.
Shqipëria e ka nisur këtë process 20 vite më parë. Nuk mund të jetë për të. Ndoshta idea mund të jetë për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, që sapo kanë nisur rrugën. Nuk ndërrohen kuajt në mes të lumit!
Idea propozon një status hibrid, cka nuk sjell asgjë të rë, vec komplikon. Shiko, vendet në këtë Komunitet mund të shkallëzohen në disa kategori:
Idea e re duket se vërteton hezitimet e ndonjerit në BE lidhur me zgjerimin. Bartet rreziku i celjes të lojrave të tjera gjeopolitike; i jepet hapsirë lojtarëve të tjerë se krijohen boshllëqe që mund të mbushen prej tyre.
Duket se do të dobësohet fuqia atraktive që shfaq modeli i BE-së, do të gërryhet dëshira për të qenë pjesë e BE-së. Shtetet do ndjehen të refuzuara, të përzëna, viktima të standarteve të dyfishta. Nuk shfaqet kudo, kurdo, respekt për marrëveshjet, nuk përdoret një standart për të gjithë, ka trajtime prefereniale.
Rrezikohet të humbitet vokacioni pro-perëndimor, pro-evropian, që është demonstruar aq fuqishëm prej Shqipërisë dhe shqiptarëve; mund të hapej një derë mjaft e rrezikshme për BE-në, vecanerisht në kushtet e sotme gjeopolitike, kur acarimet po ngrihen frikshëm.
Cdo hap duhet të sqarohet në detaje, specifikisht, duke bërë ndarje serioze me disa vende, pasi nuk është as lehtë, as e thjeshtë, të mbahen bashkë. Eshtë gabim i madh gjeopoltiik, është miopi e madhe e BE-së të bëjë këtë gjë.
Shqipëria e ka vërtetuar se e meritoi celjen e negociatatve të anëtarësimit. Ajo ka bërë dhe vijon të bëjë progres, një numër reformash serioze, konkrete, të sistemit të drejtësisë që asnjë shtet në hartën evropiane nuk e ka bërë. Ka filluar një proces i gjatë përafrimi me cdo sektor që do vlerësohet brenda cdo kapitulli.
Pyetje: A mund të jeni edhe më specifike në komentet tuaja?
Përgjigje: Nuk mund të shmang disa pyetje: a ka nevojë Evropa për struktura të reja? Mendoj se jo! Cfarë mungon sot në arkitekturën e strukurave në Evropë që mendohet dhe propozohet një strukture e re? Cfarë të reje do sjellë idea e re që nuk rroket nga struktura egzistuese? Si do qëndroje ky ‘komunitet” në raport me strukturat egzistuese? Cfarë cështjesh nuk mbulohen sot nga strukturat egzistuese që do të plotësohen nga idea e re, nga ky “komunitet” nesër? Cilat struktura, nga një numër që egzistojnë sot, do zëvëndësojë apo plotësojë ky propozim i ri? Cilat do jenë procedurat e ngritjes të këtij komuniteti? Cfarë statuti do ketë ky komunitet? Cila do jetë “niche” i tij – aspektet themelore që do ketë fokus? Si do jetë anëtarësia, gjeografikisht, nga ku deri ku dhe përse? Si do bëhet diskutimi për statutin, nëse do ketë një të tillë? Si do bëhet votimi për të dhe, në vijim, per cështjet që do diskutohen? Si do jetë vendim-marrja, konsensuale apo me shumicë, e thjeshte apo e kualifikuar, etj., etj? Mund të bëhen edhe shumë pyetje të tjera të kësaj natyre.
Cështja është shumë delikate. DUhet shumë kujdes, nuk duhet ngutur kurrsesi, sepse mund të hysh në rrugë pa krye nga ku nuk mund të dalësh më vonë! Kemi të bëjmë me interesa politike, strategji dhe objektiva politike të shteteve. Ato duhen njohur mirë. Propozimet, idetë e reja as nuk duhen pranuar dhe mbeshtetur, as kundërshtuar, as nga një, as nga disa njerez. Për to kërkohet studim dhe thellim i mirë, konsultim intensive, i gjerë, me ekspertë realisht njohës të politikes nderkombetare, të institucioneve ndërkombëtare dhe interesave të shteteve, para se të merrren vendime
Pyetje: Kujtoj që është përmendur, si shkarazi, një status i asociuar për Shqipërinë. Keni koment konkret për këtë?
Pergjigje: Charles Michel iu referua Shqipërisë si “një vend i asociuar” në konferencë për shtyp në Tiranë, Sipas tij, Shqipëria do të jetë në tryezën e BE-së por ajo nuk do jetë shtet anëtar! Si shkon kjo me idete e reja?! Ajo përpjekje për të hedhur këtë ide nuk mund të mbështetet, as përpjekja, as idea.
Statusi i shtetit të asociuar, se pari, nuk ka referencë në traktatet e BE-së. E shënova më siper cilat janë stadet dhe statuset. „Statusi i asociuar“ pasi ke fituar „statusin e kandidatit të plotë“ jo vetëm mbyll derën e anëtarësimit në BE, por është edhe shumë fyes! Shqipëria është vend i vogël, por ajo nuk mund ta ndërrojë linjën, rrugën, drejtimin për në BE dhe vendimin e saj në këtë drejtim. Ajo ka të drejtë dhe detyrë të shprehet në mbrojtje të interesave të saj. Mos vallë synimi duket se është të fillojë një eksperiment origjinal duke ulur nivelin e integrimit, ose duke ecur mbrapsht, drejt një lloj „disintegriumi“!?
Strategjia e re -ra duket se bën fjalë për kthim mbrapsht nga statutsi i shtetit kandidat në BE në një sttatus shumë më të ulët, atë të shtetit të asociuar në BE!! Përtej eufemizmit ose një trik-u terminologjik, nuk duhet përjashtuar se mund të fshihet objektivi i mbylljes të derës për anëtarësi në BE!
Duket se duan që kontinenti evorpian të ketë dy shtëpi të përbashketa politike: njera për të pasurit, të fortit, për vendet komanduese, tjetra për më të varfërit, ata që duhet vetëm të binden (?!) Dy kahje, dy kategori vendesh, ide e rigjetur, e rizbuluar! Ajo nuk eshte e mire, as per ne, as per kandidatet e tjerë. Shqipëria nuk mund të vendoset aspak në të njëjtën shinë, nivel, rrugë me ndonjë vend tjeter që sapo ka bërë letrat e para.
Vendi i Shqipërisë ka qenë, është, do të jetë në Evrope, historikisht, prej mijëra vjecarësh. Atë vend nuk e vendosin, nuk e përcaktojnë drejtues në BE. Duhet thënë hapur, qarte se „vendi i Shqipërisë është në BE“. Kjo bën diferencë të madhe.
Pranimi i propozimeve te reja pa u thelluar e konsultuar mire, gjërë, në vendin tënd dhe jashtë, mund të ketë implikime për Shqipërinë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor do humbasë më së shumti, se vihet në balancë cka ndodhur në dekadat e shkuara, ashtu edhe cdo ndodhë në ato të së ardhmes.
Në kontekstin gjeopolitik sot, Shqipëria mund të privohet nga integrimi real institucional në BE. Kjo do sjellë kosto shumë të lartë psikologkjike dhe politike për shoqërite e vendeve të Ballkanit Perëndimor! Ku shkuan premtimet që BE i bëri në fillim të këtij shekulli Ballkanit Perëndimor?
Duket se prioritetet kanë ndryshuar, vullneti i mirë nuk është më! KPE nuk duhet të jetë alternativë për anëtarësi të plotë në BE, e shprehur specifikisht për vende si Shqipëria. Ndryshe, do minohej vetë BE-ia në sytë e atyre që aspirojne dhe punojnë për të hyrë në BE.
Ajo që shqiptarët kanë dëshiruar, kërkuar dhe pritur për dekada me radhë është që ata të mos shihen dhe të mos trajtohen si “qytetarë të dorës së dytë” në mekanizmat dhe territoret e BE-së. Një status i nivelit të dytë, një grupim i dyte, apo një i dyte cfarëdo, përvec anëtarësisë të plotë, nuk është opcion i pranueshëm.
Mire e the po kujt ia the ? Prandaj te hoqi mbreti nga kryengociator dhe vuri nje pjeshke qe ti thote peqe lepe.
"Pjeshka" lepihet, kafshohet dhe shijohet; nje here te jepet rasti ne jete pse te mos e provosh?!
Sakte dhe troc. Jo vetem Franca, por edhe Gjermania jane boset kryesore. Prandaj Anglia doli, ishte me e thelle se puna e emigracionit te paligjshem. Sic thote Zefi, edhe mund te kete filluar ose diskutohet big crunch, pra jo vetem zgjerim, por ndofta edhe perjashtime apo diferencime ne kontribute. Europa mund te rrije keshtu sic eshte, por te gjitha shtetet jo anetare do ti trajtoje si burim marrje njerezish, duke i marre me te miret, te cilet do shkojne atje per paga me te mira. Pra emigracioni do shtohet edhe me shume. Po ashtu troc thuhet se Europa eshte preferenciale ne trajtim. Pra, shteti qe do te fitoje me shume, do te jete Serbia, kjo eshte e qarte fare, nuk do diskutim, qofte nga perkrahja Gjermano-Francese, nga industrite e vendosura dhe resurset qe ka. Mbase kjo eshte edhe aresyeja qe Zefi eshte hequr sepse "kane filluar bisedimet". Zefi eshte mjaft i zgjuar dhe e njoh personalisht, ka nje intuite dhe mund te mos kete rene dakord me Ramen per idete e "reja" te Charles Michel, pra anetar i asociuar, domethene anetar me celesat e kashtes ne dore. Nuk e thone troc, por kjo eshte ideja e vjeter Europa me dy shpejtesi, apo me tre dhe kater shpejtesi. Ketu nuk eshte pune droge, rregulli, reformash, apo detyrash shtepie. Detyrat e Qeverise duhet te jene shume te qarta: thithje fondesh ku te mundet: porti me arabet, lidhja me Turqine, shtimi i prezences kineze e kontrolluar dhe me kujdes, shtimi i lidhjeve me shume shtete qe duan, pra marredhenie dypaleshe. Ndersa Amerika te mbetet aleat strategjik ushtarak, e perseris ushtarak per te garantuar levizjet e se ardhmes. Respekte Zef, nje mik i yti.
SHBA duhet te mbetet shtet aleat kryesor ne radhe te apre ne ekonomi dhe konkretisht ne energjitike me hidrocentrale ne Skavice dhe Vjose; mos degjoni kreun e agjentures serbo-ruse Doktor Sali Mortjen.
Ore po ky Zefi duhet te ishte ne vend te Macron. Ia fut kot francezi me 44 shtete te tjera pa oyetur njehere edhe Zefin.
Ky Zef Malaga eshte krejt "out"dhe ndaj mori gishtin ne bithe. Avaz i vjeter i ketij katolikut, lepihet kur i japin nje kocke, ckermitet kur e lene me gojen bosh. E hoqen se dosjet djegin edhe ish presidente, jo me ca Kola, Zefa e Prela.
Ty te mundon se eshte katolik apo sepse eshte i pa afte ? Po pyes nga qe quhesh Sulo. Emer elitar.
Intervista shpreh qarte qefmbetjen e Zefit qe e menjanuan nga detyra e manaxherit te integrimit. Kjo ndodh me te gjithe ata persona qe u hyn vetja ne qef. Ne pergjigjet e tij, Zefi rekomandon: "...Për to kërkohet studim dhe thellim i mirë, konsultim intensive, i gjerë, me ekspertë realisht njohës të politikes nderkombetare, të institucioneve ndërkombëtare dhe interesave të shteteve, para se të merrren vendime". Pra duhet qe Rama te konsultohet me Zefin para se te marrrre vendime"! Kesaj i thone "t'i thurresh lavde" vetvetes. .. Sipas Zefit, Rames nuk i intereson integrimi: "...Kjo ndoshta mund t’i vijë për shtat ndonjë udhëheqësi në ndonjë vend kandidat, deri në pikën që mund të bëhet pyetja: vallë, a i intereson integrimi, e ka seriozisht, apo nuk e don integrimin, së paku as shpejt dhe as tani për tani!" . Pse mor Zef, apo se te deboi ty? Se sa Rama e ka enderuar afrimin e Shqiperise me perendimin, e tregon perballja e tij e guximshme me regjimin e meparshem kur Zefi u thurte lavde e shperndante veprat me mesime te ndritura te Enver Hoxhes. Boll Zef se s'te ka lezet. Mos e prish imazhin e mire qe kishe krijuar!
Sot qe ka rene nga karrikja ia lejon vetes lirshmerine per te folur disi me troc Mazi, por prape ne formen e pyetjeve retorike! Ky konunitet eshte gjeja me e keqe per vendet e vogla kandidate dhe aspirante! Por Macroni i vogel qe s’ka per tu bere kurre nje lider i madh “nuk e kupton” qe kjo eshte nje ide e keqe edhe per vete Evropen! Ne nje kohe kur i cmenduri kercenon Evropen me bombe berthamore, ne nie kohe kur Evropa duhet te rimendoje seriozisht strategjite e saj te sigurise, cfare ben “klubi i te medhenjve”?! Iu thote te vegjelve me fjale te tjera se nuk do jene kurre pjese e klubit sepse ai eshte ekskluziv, se te vegjelit gjithnje do perdoren si aksesore, si perimeter “sigurie”, si “ushtare”, si barriera qe na duhen vetem per te penguar valet e refugjateve! Evropa e Macronit ka ngrire ne kohen e princerve te mesjetes qe s’mund t’ia lejonin vetes qe ceshtjet e medha politike t’i diskutonin me popullin “vdekatar”! “Gjeniu” Macron