Opozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhje? Alibeaj kundër aleancave: PD ka emrat e saj, lëvizjet e tjera nuk na shërbejnë

7 Tetor 2022, 13:55Politika TEMA

Opozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhje? Alibeaj

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-se Enkelejd Alibeaj deklaroi se Partia Demokratike do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023, dhe se ky është një detyrim ndaj shqiptareve.

Sipas tij, PD edhe do të testohet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Alibeaj shton se lëvizjet e tjera në kampin opozitar, për kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike.

“PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje”, tha Alibeaj.

Sipas tij “Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël.

Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së.

PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë”, tha Alibeaj në një intervistë ekskluzive për News24.

5 Komente

  1. L
    Llazi usa

    Ta futi Berisha, kujdes!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ky Alibeaj deficenti , nje cope budalli dhe kerkon te qendroje ne krye te PD-se Ti je deficent mor dreq , ik shko puno roje ne koprative

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tropojani

      Kjo eshte gjeja me e mire per ne demokratet ,ju deputete qe perfaqesoni PD e vertete mos pranoni kualicion me Non Graten se si ai qe nuk mbeshtetet nga bota edhe ju fatin e tij do te keni ,thirini mendjes

      Përgjigjjuni
      1. Himarioti

        Lexova me kenaqesi ate qe prisnja nga Z. Alibej. Do votoj per Ju.Hh

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dani USA

          Ti je gjysma e te keqes ne Pd sa per te fituar me me ato ide qe reflektoni dhe se si e katandiset ate vende ne nje katraur te vertet nuk fitoni kurre me shume se 30 perqinde te elektoratit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje