Takimi me Yuri Kim, Sorina Koti zbardh mesazhin e ambasadores: Reformat duhet të jenë më agresive, personat që duhet të shkojnë në burg…

7 Tetor 2022, 13:26Politika TEMA

Takimi me Yuri Kim, Sorina Koti zbardh mesazhin e ambasadores: Reformat duhet

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri kim zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit, një takim me drejtuesit e komisionit parlamentar të Ekonomisë, kryetarin Eduard Shalsi dhe nënkryetaren Sorina Koti.

Pas takimit me ambasadoren, deputetja e Rithemelimit Sorina Koti u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për bashkëpunim me ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se nëse ka dëshirë reformat mund të çohet para dhe ne të jemi në rrugën e duhur.

'Ambasadorja theksoi që reformat duhet të jenë akoma dhe më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.

Ajo që cilësova është që qeveria mban peshën më të madhe në këtë gjë, se ata qeverisin. Opozita është denoncuese, është në terren, me qytetarët por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësi pse nuk funksionon shteti i së drejtës, apo institucionet publike. Kjo ishte ajo që unë raportova te ambasada amerikane.

Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët, sepse shqiptarët duan shpresë, dhe shpresoj që nëse do të ketë dëshirë dhe nëse politikanët do jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që përfaqësojmë ata, do të jemi në rrugën e duhur.''- u shpreh Koti.

4 Komente

  1. P
    Pashako

    Sorra Koti, qe te mos ia keqkuptojme mbiemrin, duhet te denoncoje se pari krimet dhe vjedhjet e Sali Berishes, pastaj te te tjereve me radhe...

    Përgjigjjuni
    1. B
      BARDI

      Ne cfare terri eshte futur ky popull,sorra koti qenka deputete?Po se mos nlohim ministrat etj ca anonim qe plotesojn kushtet qe vendosin kryetaret?Hajde mos thuaj pastaj,kush paguan behet fdeputet minister drejtor etj etj.Te lumet ne per shtetin qe kemi

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qolja

        Sorina sala burg likja burg cou sufllaqe dhe tasqebap me loqe prifti.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Moj,deputete Koti ne opozite ti akoma se kupton rolin e te qenit ne opozite. Opozita nderton alternativen per qeverisjen e ardheshme jo te meret me denoncime alla babale siç keni bere deri tani. Çlirohuni nga metodat e komunistit Salih Berushiviçit…ndryshe do te shuheni si grup politike. E provoi çuni politike i Salihit,Bashe shale ngjitmi,qe si dihet si do e kete fundin…….

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje