Ambasadorja Kim takohet me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi! Zbardhet çështja që do të diskutohet

7 Tetor 2022, 11:32Politika TEMA

Ambasadorja Kim takohet me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Eduard

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, zhvillon këtë të premte një takim me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi. Takimi zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit. E pranishme do të jetë edhe nënkryetarja e komisionit, Sorina Koti, deputete e Partisë Demokratike.

Në fokus të bisedës pritet që të jetë amnistia fiskale. Së fundmi, kjo amnisti është bërë kryefjala e diskutimeve politike pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se nismën do ta realizojë pavarësisht kundërshtimeve dhe rezervave të ndërkombëtarëve.

Për çështjen a amnistisë ka pasur një takim mes ambasadorëve të SHBA, BE, Britanisë së Madhe, dhe ambasadorë të vendeve të tjera me përfaqësues të PS dhe të Kuvendit për të diskutuar për mënyrën si do të realizohet kjo amnisti.

BE ka shprehur shqetësime sa i përket draftit aktual duke i kërkuar qeverisë që të rishikohet për të mos lejuar që nëpërmjet amnistisë të legalizohen paratë e krimit. 

2 Komente

  1. E
    Ed hajduti

    Insistimi i nderkombetare tregon qarte se Edi Rama dhe ndjekesit e tij jane cerdhja e krimit. Me sa duket Edi eshte interesuar direkt ne amnistin fiskale, ai dhe njerezit desherojne te legalizojne parate e vjedhura gjate kohe ne PS dhe pushtet. Edi do te fitoj me amnistinen por problemi eshte qe Shqiperia do te humbas shume.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Seferi i Vajes nga bregu i lumit

      Rama bashpunoka me kriminsipas teje,po ti me ke ke mardhenie? Mos te merr ndonje lek ty?Shko ne grazhd se ka mbetur akoma tagji alla demokratike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje