Shalsi zbardh takimin me Yuri Kim: Nuk munguan bisedat për artin, shahun dhe muzikën

7 Tetor 2022, 16:39Politika TEMA

Shalsi zbardh takimin me Yuri Kim: Nuk munguan bisedat për artin, shahun

Eduard Shalsi, ka takuar këtë të premte së bashku me  deputeten e PD, Sorina Koti ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Facebook, Shalsi njofton se në këtë takim diskutuan për buxhetin e vitit 2023, monitrorimin e institucioneve të pavarura, si dhe mbështetjen financiare për reformat e ndërmarra. Mes të tjerash deputeti thotë se me diplomaten e huaj folën për artin, shahun dhe muzikën.

“Me Ambasadoren Amerikane

Një takim miqësor dhe i vlefshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të AmerikësYuri Kim, ku e njohëm me prioritetet e punës së Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, si edhe funksionimin e tij.

Fillimi i diskutimeve intensive mbi buxhetin e vitit 2023; monitorimi i institucioneve të pavarura; mbështetja financiare për të vijuar me reformat e ndërmarra dhe sidomos atë në drejtësi, ishin temat e diskutimit mes nesh, ku nuk mungoi as e folura mbi artin, shahun dhe muzikën, të pranishme gjithmonë në zyrën time”, shkruan  Shalsi.

5 Komente

  1. A
    Artisti

    Do ta kesh lene pa mend ambasadoren me gjithe ato njohuri te thella qe ke per artin o vellai I arit

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goni

      pa mend nderkombetaret i kane lene ky popull dele qe trajtohet si skllav edhe prape 3 kufomat politike duan ti degjenerojne. Sa per keta tipat si ky shalsi apo kjo koti ja kane bler mendjenme kohe nderkombetaret. Pobejne cdo gje per ti shfarosurnga jeta politike po ky popull i tredhur asqe ka ndermend te hapi syte, prape 3 kufomat politike do duan per kryetar.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jorgo

      ... DHE NE FUND U SHKRITE GAZIT ME SHAKATE PLOTE KRIPE TE DUCES.....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Ske faj, se ne fakt ti per keto paguhesh. Per art, shah edhe muzik, cfare lidhje ke ti me hallet e fakirve qe votojne si dele. Fundja shqiperia nuk ka as halle nje here. Ne jemi ne bum ekonomik. Ordinera

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          Ambasadorja Yuri Kim me ne fund e kuptoi se duhen bere takime pune me institucionet legjislative, ekzekutive dhe juridike dhe jo me persona.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje