PS merr kohë për ish-spiunët

8 Tetor 2022, 16:50Politika TEMA

PS merr kohë për ish-spiunët

Bushka: Po konsultojmë legjislacionin ndërkombëtar

Socialistët po marrin kohë për të hartuar amendimet për ligjin e Dekriminalizimit dhe atë të partive politike.

Fillimi i Shtatorit u premtua se do të ishte periudha kur ata do të depozitonin ndryshimet në këto dy ligje, ndërkohë që kanë depozituar disa nisma të tjera për këtë çështje, jo vetëm për të bërë transparencë për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por dhe për të ndaluar përfshirjen ose qëndrimin e tyre në politikë.

Por kryetarja e Komisionit të Ligjeve shpjegon se sa e rëndësishme është për shumicën që të sjellë në Kuvend një produkt të pakontestueshëm.

“Ne thjesht do të jemi të kujdesshëm që të ruajmë standartet, por nuk është e thënë që është e prerë me thikë ndalimi, ka vende që e ndalojnë në mënyrë kategorike, ka vende të cilat i japin një periudhë të caktuar kohore. Gjithë shqetësimi ynë është që ne të bëjmë një propozim i cili t’i kalojë edhe filtrat kushtetues edhe filtrat e Strasburgu, pra nuk ka kthim prapa“, shprehet Klotilda Bushka.

Gjithsesi, Bushka më shumë e vendos theksin tek transparenca nëpërmjet vetëdeklarimit dhe jo ndalimeve ligjore për këtë kategori politikanësh e funksionarësh, e në rast të konstatimit të deklarimit të rremë parashikimin e sanksioneve ligjore.

“Në rast se nga deklarimi rezultojnë fakte të pavërteta, ligji ka sanksione administrative deri në penale, duke ja lënë barrën e vetdeklarimit vetë subjektit.”

E gjithë nevoja për ndërhyrje ligjore nga ana e socialistëve lindi pas informacioneve të bëra publike nga Autoriteti i Dosjeve se edhe ish-Presidenti Meta rezultonte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, në kohën kur ishte student, çka është mohuar nga Meta.

24 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    akuzoni like floririn per spiun por PS-ja merr kohe ah qt ca port'haleje qe jeni

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahahaha --Ju ka bere Meta me hije, Jeni bere te gjithe me Paranoje Ne 5 artikuj qe shkruhen ne Tema, 2 do jene kunder Metes Late nam more hajvane Kjo tregon se Meta qenka tmerri i hajdutit Kryeminister i cili nga parate qe ju vjedh Shqiptareve ju jep edhe juve te lepini nga je kocke, qe pastaj te lehni pro tij gjithe diten

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunist me Rolex

        Ktu bertet hajduti kapeni hajdutin PS-ja është plot spiuna per vete

        Përgjigjjuni
    2. S
      Sara

      BuSHKA KARABUSHKA

      Përgjigjjuni
      1. I
        Idajet

        Ja i ra më të fortit Rama, ky i cubi i pazarit të ri. Menjëherë u ranë brekët socialisto-specialisteve. Nuk ndihen më sapo tregoi dosjen e Rames like spiuni. Kuptohet këta janë te gjithë njësoj, hane nga taksat e shqiptarëve dhe pjerdhin në një poce. Janë ata, po ata. Dhjetori po vjen, siç duket është shumë afër një dhjetor i dyte, ku do të ngrihemi dhe do ti përmbledhim të gjithë politikanet e këtyre 32 viteve, pa perjashtim, me Salikarin, like spiunin dhe Rami legenin me kompani njelloj siç e bënë rumunet.

        Përgjigjjuni
        1. e
          era

          Mire e kane ta shporrin nga politika

          Përgjigjjuni
          1. a
            anila

            dita kur do iki meta do behet feste kombetare

            Përgjigjjuni
            1. O
              Olti

              Ilir meta eshte spiuni me i madh

              Përgjigjjuni
              1. I
                Igli

                Ishalla po kapen gjithe spiunat

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dani USA

                  Ilirit i del llafi ju kujtohet kur tha qe do jem president deri me 24 korrik i doli dhe para ca ditesh deklaroi se do jeme ketu dhe 25 viet ai e di qe Edi nuk i ka seriozisht ato qe thote dhe duket shume bukur tek ky shkrimi qe i zvarrit gjerat qellimisht se eshte dhe vete i korruptuar se ndryshe ska kuptim zvarritja.

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1

                    PS mer kohe per pazarin e .Do e shihni dhe do e besoni

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eri

                      Nje spiun si ilir meta duhet te futet sa me pare ne burge

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aldi

                        Ky si fillim duhet te hetohet per floririn per krimet kur ishte predident dhe me pas dhe per spiun te shtetit

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Deni

                          Burgu eshte pak per lete ndryresire te shpifur

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mondi

                            Cudia me e madhe ne kete vend, vec 3 dite zgjat. Kaq ishte zhurma. NUK E LESHOJNE NJERI TJETRIN BABLOKU-LIKJA-SALA. JANE PAKET TE 3. NESE EKZISTON NJERI, JANE EDHE TE 2 TE TJERET EDHE E KUNDERTA. ASGJE NUK KA PER TE FIRMOSUR PS THJESHT PO BEN ZHURME SE I KANE PLAS UJERAT E ZEZA NE SHTEPINE E VET EDHE NUK DI CFARE TE BEJ ME PARE. KY LAJM ISHTE THJESHT USHQIM PER TURMEN E MILITANTEVE TE PS. JU BEFTE MIRE.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Marjus

                              Eshte turp per te gjitha keto te palarat qe kane dal per keta opozitar

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kenti

                                Patjeter qe duhet te marri kohen e duhur per keta tradhtar

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Komunist me Rolex

                                  nuk e morën per liken o sufllaqe po per veten e tyre se kane spiuna vete ne parti

                                  Përgjigjjuni
                                2. L
                                  Lani

                                  Ne ket vend spiun dhe mashtrus vetem ilir meta eshte

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Monda

                                    Ska dite si nuk e mallkoj kte mashtrues ilir meta

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fati

                                      Beni ca lajme pa lidhje fare

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Klea

                                        Beni lajme te sakta jo kot me kot

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kudret

                                          Vetem te ikin kriminelat si meta e sala, dyshja fantastike se na e kan shpif t dy

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mirjeta

                                            Hajt se do e marri likja ate qe merito, e me ne fund do shpetojm prej tij

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje