Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është dërguar nga drejtoria e policisë drejt bllokut të sigurisë, një godinë 5-katëshe.
Godina e ndërtuar pranë paraburgimit 302 në rrugën “Mine Peza” shërben për dhomat e shoqërimit të të gjitha komisariateve të Tiranës.
Blloku i sigurisë është i ndarë në 5 kate dhe ka staf të veçantë, kamera sigurie për monitorimin e punës së punonjësve të policisë, por edhe dhoma intervistimi të të shoqëruarve apo arrestuarve. Edhe ish deputeti Jurgis Çyrbja është në këto ambiente.
Meta u arrestua pranë rrethrrotullimit të Kamzës, teksa po kthehej nga Kosova. Mbi ish-presidentit rëndojnë akuzat e korrupsionit, fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim i të ardhurave.
Lini një Përgjigje