VIDEO/ Skandali i Onkologjikut, Rama: Llogaria bazohet tek sjellja si reagon ndaj problemit

28 Shtator 2024, 12:47Politika TEMA
VIDEO/ Skandali i Onkologjikut, Rama: Llogaria bazohet tek sjellja si reagon

Në podcast-in “Flasim”, me mjekun e njohur Kita Sallabanda, kryeministri Edi Rama iu kthye rastit të rëndë të ndodhur në spitalin Onkologjik në Tiranë me mjekët, duke thënë se ishte tregues që sistemi ka akoma nevojë për përmirësim.

Rama u shpreh se mjeku për të punuar në privat duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim, dhe se “sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës”. "Nuk kërkohet llogari pse ndodh që del një derr, por llogaria duhet të sjellja ndaj problemit. Si reagon ndaj kësaj, aty bëhet dallimi, e justifikon apo e sheh në sy dhe thua ndjesë ky ishte një moment i keq dhe hajde e përmirësojmë”-u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje