VIDEO/ Spiropali në Presidencë: Takim me Begajn për zgjedhjet

13 Janar 2025, 18:50Politika TEMA

VIDEO/ Spiropali në Presidencë: Takim me Begajn për zgjedhjet

Burime bëjnë me dije se pak para orës 12 te dites se sotme , Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka hyrë në Presidencë, ku u takua me Presidentin Bajram Begaj. Nuk dihen çështjet që do të diskutojnë dy krerët e lartë të shtetit, por me siguri në fokus do të jetë situata parazgjedhore, sesioni i ri parlamentar, i fundit i kësaj legjislature, dhe ndoshta edhe tema të tjera. 

Më herët, Spiropali mori pjesë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, ku Pandeli Majko u caktua në Qarkun e Kavajës ndërsa ministri Ervin Hoxha u caktua në Njësinë Nr.1 në kryeqytet.

Sakaq, më 11 janar u hap edhe procesi i regjistrimit të Diasporës, ku për herë të parë emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë edhe pse jetojne dhe punojnë jashtë vendit. Deri tani numërohen rreth 8500 aplikime për të votuar nga diaspora.

1 Komente

  1. t
    tironsi

    Pionierja Spiropali bisedoj me qoftexhiun Begaj per manipulimin e zgjedhjeve

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje