Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza dhe ka zbuluar pasuritë e deputetëve demokratë, pas deklaratës së Flamur Nokës në mbledhjen e grupit të PD, ku i la porosi deputetëve të mos vishen me kostume 5 mijë euro por të bëjnë opozitë për atë që kanë nevojë qytetarët.
Myslim Murrizi përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ka zbuluar disa nga pasuritë e Flamur Nokës, ndaj të cilit nuk i kursen kritikat, dhe jo vetëm.
Murrizi ka përmendur vilat buzë detit të Oerd Bylykbasit, bizneset e Isuf Çelës, Luçiano Boçit, Besart Xhaferrit dhe Eno Bozdos, për të cilin thotë se ka babain milioner.
Murrizi shprehet se nuk kanë pse të vishen si rreckaman deputetët që kanë biznese e të ardhura të majme nga puna e tyre.
Statusi i plotë i Myslim Murrizit
Opozita është frymë, besim dhe shpresë, jo kostum, kollare, br*kë e kanotiere.
U habita shumë kur lexova që dje në mbledhjen e grupit parlamentar, gjatë shumë diskutimeve, kishte pasur porosi nga Z. Noka që deputetët të vishen me kostume doku, me arna, me çorape të grisura, pa kollare e me këpucë të shqyera.
Ky është fiks mentaliteti qelbësirë komunist i një partie hipokrite bolshevike që mendon se qytetarët na vlerësojnë, mbështesin, besojnë apo mëshirojnë sipas “leckave” që mbajmë veshur e jo nga qëndrimet.
Dhe demek quhemi parti e qendrës së djathtë?
Një hipokrizi e pështirë që nuk ka leckë e rraqe që mund ta mbulojë.
Opozita është frymë, është besim, është shpresë, është ndryshim, është sjellje shpirtërore ndaj qytetarëve opozitarë; është dinjitet, ndershmëri, kurajo, aksion dhe jo teatër leckash apo paradë mode.
Nëse bashkoni votat me Ramën për një Kod Zgjedhor bastard që ju të siguroni një karrige të dhjerë në Parlament për bythën tuaj të përdredhur sa tek njëri prehër tek tjetri, pa vota, por me listë të mbyllur, nuk ju pjerdh kush, edhe po të visheni me ar, edhe po të shkoni pa brekë e lakuriq në Parlament.
Nëse ju nuk i takoni qytetarët as në fushata dhe kurrë më për 4 vjet rresht pasi uleni në karrigen e mender deputetit, nuk ju vjen kush nga pas, edhe po t’i ngrini brekët në majë të kokës.
Nëse ju emëroni anëtarë kryesie apo deputetë njerëz anonimë pa asnjë kontribut në PD, por me pagesë, që shkelin mbi kontributin dhe sakrificën e mijëra DEMOKRATËVE, nuk ju beson askush, edhe po të visheni me arna si thes orizi.
Ç’është ky mentalitet kalbësirë i së kaluarës komuniste?
Nuk të bëjnë “leckat” as njeri e as politikan, sido që të visheni, por shpirti, morali dhe dinjiteti që ke të përcaktojnë se çfarë je e çfarë përfaqëson.
Po pse duhet të vishen si rreckaman apo fakir-fukarenj ata deputetë që kanë biznese, kanë prona, kanë pasuri e kanë para?
Pse duhet të vishet si roje mullarësh byku, p.sh. Kliti Hoti i Shkodrës që është milioner?
Po Flamur Hoxha dhe Isuf Çela i qarkut Kukës, kur dihet që të dy kanë biznese?
Po Albana Vokshi që ka pasur 5-6 puse nafte?
Po Eno Bozo që ka babanë milioner?
Po Luçiano Boçi që ka krushkun milioner?
Po Oerd Bylykbashi që ka vilën në Palasë, komshi me Gjiknurin?
Po Besard Xhaferri që ka babanë pronar fabrike prej 25 vitesh në Vaqar?
Po Luan Baçi që ka 30 vjet me biznes, pse duhet të vishet me çorape të grisura?
Po të tjerë si ti, Flamur, që kanë shtëpi e makina që kalojnë vlerën mbi 500 mijë euro, pse duhet të vishen si lypsa??
Problemi nuk është as kostumi e as kollarja, or komunistë të mykur nga trutë e kokës, por kollarja që ia keni varë në qafë opozitarëve prej vitit 2013 për hatër të karriges tuaj të ndyrë.
Nuk është turp të jesh i pasur, por turp është të jesh hajdut.
Nuk është turp të vishesh mirë e bukur, por turp është kur rrobat t’i blen pushteti.
Nuk është turp të jesh në opozitë, por turp është kur e shet opozitën tek pushteti për t’u veshur me firmato.
Opozita nuk bëhet me leckat që vishni, por me njerëz që nuk bëhen leckë e rraqe duke lëpirë mendaren e kujtdo që ka në dorë firmën për t’u bërë deputet.
Opozita nuk zmadhohet kurrë, edhe po të rrini lakuriq nga trupi, ashtu siç jeni nga trutë dhe nga shpirti.
Prandaj, nëse pasurinë dhe paratë i keni me punë e me djersë, vishuni si t’ua dojë qejfi, me kostume jo 5 mijë, por 15 mijë euro.
Qytetarët na i dinë të gjitha, sido që të përpiqeni të maskoheni me veshjen tuaj, sepse ne jetojmë në një vend të vogël ku njohim me rrënjë e dhëmballë njëri-tjetrin.
Veshja është respekt për veten dhe kulturë e qytetari që as të zmadhojnë e as të zvogëlojnë karakterin, moralin, shpirtin apo njerëzillëkun.
Keni shumë e shumë gjëra të tjera që ju mungojnë e ju cedojnë në të qenurin opozitarë në parlament dhe parti, para se të kujdeseni për brekët e çorapet që mbani veshur.
Cedimi është kur, brenda vitit që merrni mandatin, shndërroheni nga brekë grisur në milionerë nga bashkëpunimi, tenderët apo konçensionet që ju jep pushteti për t’ju blerë si kile mishi në pazar, por jo kostumi apo kollarja juaj që nuk i hyn në punë askujt, sepse kazanët e plehrave, edhe po i mbulove me flori, prapë erë hale mbajnë.
Prisni Kodin Zgjedhor bastard të vitit 2008 dhe pazarin e qelbur të korrikut 2024, dhe bëni reformën territoriale që t’u shërbejë qytetarëve, pastaj vishuni siç jeni, se nuk ju plas trapi askujt për leckat tuaja, sa kohë që ju shohin t’ju përdorin të tjerët si leckë këpucësh.
Muli qe ben shurren te gardhi parlamentit jep urdher qe milioneret hajdute te partise derrave te vishen me kominoshe... Keta plehra te gjithe me vila dhe bejne sikur ju vjen keq per popullin. Ngreu enver te shikosh saliun qe e solle nga shpellat e shiko si eshte katandis gerdalla komuniste.. Ca u be me akuzen e gazpedos per vilen e mulit,apo dumdumi nuk di gje
Z. Murrizi paradoksi fillon se kush është ai që i jep porosi deputetëve …..Flamur Noka. Pupu sa turp. Atëhere keni të drejtë kur thoni që turp nuk është të jesh i pasur por mënyra si je bërë i pasur. Muli me apartament super të shtrejtë te liqeni, me vilë te gjiri i Lalzit , me makinë 500 mijë euro i bëri me korrupsionin e pashaportave. Albana Vokshi me 5-6 puse nafte u bë me korrupsion kur ishte PD në pushtet. Luciano Boci me vilë 3 katëshe e apartament në Elbasan dhe apartament në Tiranë u bo me korrupsinin që merrte studentëve 150 euro për provim. Oert Bylykbashi filloi të bënte para dhe ndërtoi vilën në Palasë kur u vu në shërbim të urdhërave të Berishës gjatë përvetësimit të klubit “ Partizani “ etj.
Në fakt paradoksi fillon me vetë Murrizin sepse në paragrafin e 5-të ai përshkruan çfarë është opozita. Kur e ditka, përse rri pas bythës së një bande terroriste ky Murizi?
I papare fare,konkuron dhe mjeshtrat me te mire te penes
Po, injorant i paparë. Si mund të shkruajë një "intelektual" kështu?! Banaliteti tregon që nuk ke fjalor të shprehesh. Mund të shpërthesh, të thyesh rregullat e pashkruara/shkruara një herë, dy, por jo pa pushim, nga fillimi në fund dhe kurdoherë. Ky shkruan si kur po flet te klubi lagjes në fshat. Aq e ka kapacitetin. Aty të rrijë.
Nuk ka as parti demokratike, as parti socialiste ne Shqiperi! Te dyja jane katandisur ne organizata kriminale! Te ashtuquajturit deputete jane thjeshte mbajtes uturaku te "padrinove" Rama e Berisha!...
Lymo, Albana , 3 puse [ pyss¥ ] , i mban përherë me vete. Ndërsa në Mallakastër ka një zonë të tërë nafte...... . Kur kosovarët dalin pronarë të Fierit dhe Albana me prejardhje nga strehuesja e xhaxhit Enver, Bie Vokshi nga Kosova është, pse të mos dalë pronare në Mallakastër?
S'ks nevojë për koment me këto shifra
O Murriz ne qoftese kjo eshte kendeveshtrimi jot i sinqerte ,per here te pare te pergezoj dhe mungesa jote ne parlament ne ate tufe derrash eshte humbje per opozitarizmin por jo per ata, qe thjesht I ke bere nje rezyme brilante si servile te peshtire dhe bastarde qe jane. Por zoteri dyshoj tek sinqeriteti I jot per nje fakt te thjeshte nuk permende strumbullarin pa te cilin ata qe permende jane thjesht numra. Kur te permendesh se shkaktari eshte ai djall I poshter atehere te besoj plotesisht.
Po. Kjo eshte e vertete, po nuk degjon Lymi nga ai vesh.à
Shume gojeshthurur je, mor zotni, pavaresisht se c'thua. Habitem si ke shpetuar gjer sot pa ndonje dru kurrizit.
O Lym Kari, po ky që ka krushkun milioner ç'farë të bëjë, ti thote vajzes apo djalit të ndahet se nuk do Lymi!Po je bërë Gore! Çne se gore ke qënë gjithmonë.
Thuaj Saliut dhe Rames te blejne dok per kostume ne Kine dhe gjithe pensionistet komuniste do te marrosen pas tyre
Mirë mirë,po çp...satëme ka komunizmi me Flamur Nokën,ty dhe sojesorollopin tuaj. TI Ju të gjithë,keni lidhje vetëm ME ballin,legalitetin e bejlurçinat e asaj kohë.....Që vratë vehten,nga halli,...në hale.
Është hera e parë që po më pëlqen ky Murrizi. I ka rënë në kokë problemit opozitar. Shikoni çfarë halli paska Flamuri i partiçkës demokratike!!! Vajmedet ç'na ka gjet!
Murrizi je I madh. Nga sot une nuk do te perdor më fjalen depute dhe ish deputet. Do te perdor fjalet ME NDER DEPUTET DHE ME NDER ISH DEPUTET. I ke ra pikes. Jane te tillë.
Çudi si nuk i sheh SPAK-u keta, por turret ku te kape ndonje socialist per ti bere qefin edhe Rames edhe Berishes. SPAK-u hesht, se eshte ne dore te oligarkeve dhe deputeteve te lidhur me krimin. Ka te dhena se vete Dumani ka nderhyre per mbylljen e dosjes se Flamur Nokes. Me nje fjale ketu nuk ke ku mbeshtetesh me. Opozita eshte e shitur tek pushteti, SPAK-u tek oligarket, kurse shteti po ha vetveten me arrogancen e tij
Di Lymi, di të flasë dhe për qoftëlargun "non grata", medemek, por kur e mendon atë i kujtohen 'salilushërit' dhe të tjerë si ai që ia bëjnë kurrizin më të butë se barku dhe, ia hedhin në erë bizneset e vilën e tij në Sauk. Është i qut' Lymi or çun!
Lym, inatçor ke qene e mbetesh. Ti kurrë nuk ke qene demikrat edhe se ke qene ne atë parti, me funksione drejtuese. Keto budallallëqe vetëm mendja jote i sajon. Ka qenë një universitet Justiniani. Por unë s'dua të bëj gjë publike. Se ka të bëjë me ty dhe jo me të tjerë. Dije qe deputet me zor nuk bëhesh dhe mbledhës votash nuk ke qene kurrë. Me teper se 1800-2000 vota nuk ke marre e nuk ke për te marre. Te tjerat mbi to, i ke nga partia.
Ore Myslym, pse ofendon qelbesirat ti? Qelbesirat jane dhe mbeten te tilla, ndaj dhe kane bere aleance , qelbesirat e djathte dhe qelbesirat e majte. U ndricon fytyra nga qe "vuajn" , nuk kane mundesi te nxjerrin muain me pagen qe marrin. Pastaj vila, biznese, puse nafte e qendra prostitucioni kane ngritur, ne sherbim te popullit i kane vene parate e vjedhura. E ke pare ate Bylykbashin si flet me sy per toke, jo per gje, po e ka mendjen se ku mund te ndertoje vila te tjera dhe ndoshta e shpall Rama investitor strategjik me kete paketen e maleve.!!!! Mos u merzit edhe Albanen, neser mund ta vere ne vend te Beles ky Rama ose Lucianon ne vend te Maznikut , p.sh. etj etj...Salen e shumta mund ti mundedije nje vile ne Surel, te jene komshi dhe ti ruaje re dy garda, qe te kursejne parate e shtetit....Jetojme me Tirane ise jetojme ne Shqiperi ku cdo gje mund te beje vaki me Shoket Rame e Sali.
O lymo ty ste bjen fjala ne toke por vllai im nuk te degjon njeri ,se po te merrnin ment e tua i kishin fituar zgjedhjet ,te besoj se i njohim mire keta personazhe dhe keta jan miliarder jo milioner dhe bizneset i kan ecur me mire kur nuk jan ne pushtet dhe prandaj nuk i rruhet per te gjith demokratet qe kan vite pa pune dhe kur fillon ndonjeri pune ne shtet i thon spiun.pastaj muli eshte me zi se c duket se pervec te tjerave eshte dhe maniak seksual
po mire o mut murrizi ku ishe deri me sot? apo je i dhjere? te kam vleresuar tek fjala per shifrat e deshmoreve te luftes , por tani del dhe ti spurdhjak.
Ke të drejtë z.Murizi po kujt ja thua SPAK nuk shikon dhe nuk dëgjon.....
Ne qe e pime cigaren, apo deri diku abuzojme me ushqimet dhe alkolin, e dime qe vdekja mund te na trokasi me shpejt ne shume raste se njerezit qe jane me kujdesur per shendetin. Shkojme te mjeku duke e ditur qe pergjigja e tij ska nevoje per grafi problemesh. Dhe keta shkojne ne spak per paraqitje te deklarojne ndonje akuze te vockel… Tek sa nuk ka idiot mos kuptoje ,qe shoferet e tyre kane shofer peronal per familjet e tyre. Dikur pantallonave ju vinte arne mos dilnin breket e besmes te bytha. Keta duan te arnojne syte e shqiptareve, qe vete te duken hajdute moderne. Majtas djathtas jane shembelltyre e nje cope muti ne pjate, po ti presesh ne feta vec forma I ndryshon, por ne fund mut jane njesoi.shkon neper zyra dhe agallaret qe vjedhin bukur kane mbas dere sekseret pd-iste. Dje keta toke e xanun te rripnin ashiqare dhe mbanin te majtet greviste per sekser. Ketyre u desh nje gjygj popullor se per spak? Kto doshin nga nje spak ne cdo rreth dhe nga nje burg per cdo krahine. Mafia ne itali I thote senatorit se mos bo gafe me ble makine te shtrenjte, ketu te zbret deputeti me bythet kallo nga mushka e kali, me makine dy qind mij euro. E kane bo eron leter aq shume kane vjedhur. Dhe ska leke shqiptar tja arnoj vjedhjen.
Jepi murrizo,se dro e fundos mulin,,,,dhe hap vendin per veten ne parlament.
Bravo Murrizi
Je ti dhe Dash Sula që më në fund e kuptuat se kush është Berisha dhe drejtuesit e pd