“Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz”, Rama: Kur isha kryetar bashkie nisa të lyeja me ngjyra ndërtesat se s’kishim para

24 Maj 2025, 11:25Politika TEMA
“Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz”, Rama: Kur isha

Kryeministri Edi Rama në intervistën për Richard Attias, organizatorin e FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), foli edhe për pikturën. Ai tha se edhe gjatë takimeve që zhvillon pikturon, pasi kjo e ndihmon të ruaj një lloj ekuilibri.

Richard Attias: Sapo folët për piktura, foto. Ju jeni artist, jeni skulptor, jeni piktor. E keni në gjak kulturën. Si po ju ndihmon kjo kulturë që është pjesë e ADN-së suaj në punën tuaj të përditshme si kryeministër?

Edi Rama:  Unë vizatoj gjatë takimeve dhe kjo më ndihmon të ruaj një lloj ekuilibri. Nuk e dija këtë, po gjatë rrugës lexova një studim, më duket nga Departamenti i Psikologjisë në MIT. Ata kishin  vëzhguar njerëz që skicojnë gjatë takimeve, sepse ka shumë njerëz, që nuk janë artistë dhe e bëjnë këtë. Kishte dy gjetje që më lanë pa fjalë.

Njëra ishte që njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve janë mesatarisht 30 për qind më të përqendruar te tema që po diskutohet. Dhe ka logjikë, sepse kur rri ulur të diskutosh, po mendjen e ke diku tjetër, shikon, po je shpesh diku tjetër.

Ndërsa, kur syri dhe dora merren me diçka më vete, je automatikisht i përqendruar tek ajo për të cilën po flitet. Gjetja e dytë ishte që 50 për qind e atyre që skicojnë gjatë një takimi, janë më pak të stresuar nga tema e diskutimit dhe mund të dëshmoj për këtë. Kur ka një temë me intensitet dhe nuk kam diçka që të vizatoj, bëhem nervoz shumë shpejt. E kundërta ndodh kur vizaton, rri e pret të vijë momenti yt për “të vrarë” dhe nuk i hidhesh çdokujt.

Kjo më ndihmon. Besoj se më ka ndihmuar në fillime, kur isha kryetar bashkie dhe nisa të lyeja me ngjyra – se s’kishim para – ndërtesat, pastaj nga ngjyrat shkuam më tej. Përgjithësisht, ka një prirje të njerëzve që thonë na duhen artistë të na qeverisin, po do te thosha nuk është e vërtetë.

Është personi, jo profesioni. Mund të kesh një artist që është tmerr dhe mund të kesh një jurist që është fantastik për të qeverisur, kështu që ka lidhje me njerëzit, jo me kategoritë. Por, ndoshta, meqë politikanët janë bërë një kategori kaq pak e respektuar dhe, mendoj, për të gjitha arsyet e gabuara, atëherë është kjo prirja që hajde se na duhet të gjejmë shpëtim te ndonjë artist. Nuk është aspak kështu. Unë besoj që ka politikanë të këqij, siç ka politikanë të mirë, ashtu siç ka edhe investitorë të mirë e investitorë të këqij.

7 Komente

  1. Q
    Quo vadis

    Duhesh lidhur,por kush te te lidhi eshte puna?Ah cfare periudhe sterre u fut vendi….Zoti ta bej mire????

    Përgjigjjuni
    1. F
      FARI

      PSIKOPATET NUK KANE BRIRE

      Përgjigjjuni
      1. P
        PPASH ZOTIN E MODH !

        NGJYROSE CA RRUGEN E NDROQIT , OR BOSSS! FILLOI SEZONI , DO TE NA THYHEN KOCKAT .

        Përgjigjjuni
        1. S
          SALI, PIRDHUUUUU!!!!

          Po re po, psikopat por psikopat per mire , jo si psikopati Sali qẽ eshte per tu lidhur .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andrea

            Rregullo rrugen e Ndroqit

            Përgjigjjuni
            1. N
              NESTI ANGONI

              Kur do na besh rrugen e Ndroqit

              Përgjigjjuni
              1. B
                Besimtari

                ….You are right !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje