Kryeministri i Edi Rama ka reaguar për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri, javën që vjen.
Përmes një reagimi në Facebook, Rama tha se ardhja e një Sekretari të Shtetit në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin tonë duke u ndalur pikërisht në kryeqytetin tonë, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë.
Rama shton se Blinken do të gjejë në Shqipëri një vend të përkushtuar të NATO-s, një anëtar të gatshëm të Aleancës Euro-Atlantike për të vazhduar investimet e gjithanshme për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Reagimi i plotë:
ARDHJA E NJË SEKRETARI TË SHTETIT në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin tonë duke u ndalur pikërisht në kryeqytetin tonë, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë. E teksa përgatitemi për t’i uruar mirëseardhjen mikut të çmuar, dua të rinënvizoj angazhimin e plotë të Shqipërisë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitetin demokratik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në rajonin tonë. Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithëve në rajon dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqënien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Europës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e zhvillim.
Ai do të gjejë një vend të përkushtuar të NATO-s, një anëtar të gatshëm të Aleancës Euro-Atlantike për të vazhduar investimet e gjithanshme për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Shqipëria është vijimësisht gati të angazhojë trupa dhe burime të reja, në kuadrin e angazhimit kolektiv të të gjitha vendeve anëtare për fuqizimin e NATO-s, në mbrojtje të vlerave të patjetërsueshme që mishërojnë vetë arsyen ekzistenciale të komunitetit tonë demokratik. Vendi ynë është në krah të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit e në kundërvënien ndaj çdo shembëlltyre të totalitarizmit dhe Sekretari i Shtetit do ta gjejë Shqipërinë të vendosur pa rezervë në mbështetjen e luftës së Ukrainës mike për lirinë dhe mbijetesën e saj.
Sekretari Blinken do të gjejë një Shqipëri mirënjohëse për miqësinë e pazëvendësueshme dhe për mbështetjen pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformimit tonë rrënjësor, e posaçërisht në këtë kohë një Shqipëri falënderuese për partneritetin e çmuar të Shteteve të Bashkuara në reformimin historik të sistemit të drejtësisë, ku qeveria që unë kam privilegjin të udhëheq mbetet vendosmërisht garante e pavarësisë së drejtësisë së re, në përpjekjen e madhe për zhbërjen e kulturës së vjetër të pandëshkueshmërisë.
Rilindja e besimit të publikut tek drejtësia, falë disa goditjeve kuptimplota antikorrupsion në nivelet më të larta, është një arritje e parë kuptimplotë në rrugën e re të shtetbërjes demokratike, ku vendosja e sundimit të barabartë të ligjit përbën kushtin themelor të ndarjes epokale me të shkuarën njëqind e kusur vjeçare të pabarazisë para ligjit në këtë vend. Për të vazhduar me sukses në këtë rrugë tejet sfiduese, asistenca e pandërprerë e Shteteve të Bashkuara në rritjen e forcimin e kapaciteteve tona është pa dyshim, një ndër kushtet e patjetërsueshme të kësaj faze vendimtare për konsolidimin pa kthim të shtetit të së drejtës dhe për rifitimin e aq shumë kohe të humbur në të kaluarën e afërt, për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sekretari i Shtetit do të gjejë një Shqipëri në punë, me rritje të vazhdueshme ekonomike e me vullnet të prekshëm transformues në sektorin publik dhe atë privat, por edhe me vetëdijen e plotë të boshllëqeve e të mangësive ende të shumta, të cilat duhen adresuar përmes thellimit të reformave që garantojnë mirëqeverisjen në çdo nivel, fuqizojnë komunitetet vendore, promovojnë barazinë gjinore, stimulojnë grupet e interesit, përshpejtojnë modernizimin, sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm.
Prandaj Sekretari Blinken do të gjejë në Shqipëri edhe ftesën tonë që ai dhe pala amerikane në tërësi, t’i inkurajojnë kompanitë e vendit mik të investojnë në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare, e po ashtu t’i nxisin edhe bashkëqytetarët e tyre të vizitojnë Shqipërinë turistike, e cila tanimë është ngjitur me plot meritë në ligën kryesore të turizmit mesdhetar.
Mirësevini zoti Sekretar!
Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Miqësia Juaj na nderon
Do vije ti kerkoje te falur kufomes Saleh dhe ti heq titullin " non grata " pasi e luti Salehun qe te mos vazhdonte ta ndiqte penalisht nga shtepia avokatore parisiane ....dhe Salehu e fali Sekretarin e DASH .....
Kur te vije ndonje president amerikan I afrohet Edushi ke gishti Sales....Bush 2007...Historie...kur te heqi vizat si Sala e kur te na fusi si Sala ne Nato..me cfare mburret Rama? Nuk ka hapur nje kapitull akoma....ka 10 vjet...Serbia e Mali I Zi kane te fundit...
Gazi Bardha më në fund e bindi Blinken të falë non-gratën dhe Blinken po vjen drejt te ballkoni Berishës. Shpellari tani po thurr lajmin e ditës që do I duhet të hedhë në treg për budallenjtë e tij
Tema fsheh komentet, ka frike se mos Blinken e ban nongrata Mero gelbazen!
Besoj do te kete edhe nje tjeter rezultat te shume pritir nga shqiptaret , gremisjen perfundimtare te nongrades Sali qenit qe na can menderen per nata nga ballkoni e rrine e degjojne ca idiota e budallenj poshte me koken larte e gishtin ne bythe . Besoj do japi edhe rezultatin e gjyqit te Parisit ku paguhen leket e vjedhura te shqiptarve qe leh po per dita nje kone nga Franca nje bajge Burim muti .
Po çeshtja e Mc Gonigol a do hetoet se jane shume para korrupsioni apo do vazhdoni me perralla.
Kush pjerdh per mcc gonigalin nje oficer i thjeshte Blinkeni eshte koke e madhe dhe takon ramen. Mcc gonigali shpikje per te mbajt me gajret gjytrymin berisha dhe derdimenet e tij o abiiii
BRAVO!EC PERPARA ME AMERIKEN...LERI BERRISHJANET E KRIMEVE TE HANE MUT,SI GJITHMONE...NON GRATAT JANE BASTARDE TE KOMBIT...RROFTE AMERIKA!...BURG SALI BAJGA...
Amerika e vlereson popullin Shqipetare por ti rrugac e merr neper kemb.E boshatise vendin dhe sillesh si rrugac me popullin. Pasurite e vendit i perdor per fantazite e tua karjeriste dhe populli eshte ne varferi te plote.
Do ta marr Blinken e ta nxjerr ne sheshin Skenderbej te mbaje nje fjalim qe te sfidoje ate pritje qe ju be para 33 vitesh atij James Baker...nese ja arrin, sigurisht...
God bless America! Krimineleve te klasit te larte si Sali komunisti po ju tregone se nuk kane dhe as do e kene ndonjeher perkrahjen tuaj. Ata do shkojne te gjithe para drejtesise se re per te cilen ju keni investuar .
Nga kush do te mbrohet Shqiperia? Nga shtetet kufitare qe jabe ne NATO? Breza te tere qytetaresh shqiptare linden u rriten e vdiqen dhe po vdesin duke u mbrojtur nga armiku i "jashtem" ndesa "armiku" i brendeshem po ben kerdine. Po e leme kohen e komunizmit dhe shikoni Demokracine qe po e rrjep dhe po e shpopullon Shqiperine gje qe nuk e kane bere armiqte dhe pushtuesit e jashtem, shqiptari po ja ben shqiptarit ky eshte armiku me i madh.
Or IDJOT, Si nxenes dhe ndjekes i 'SS'-Serb Salise,Neronit qe i vute zjarrin 30 vjet ish Shqipereise! Mos kerko ta konsiderosh edhe sekretarin e shtetit amerikan sikur te ish Peleshi,apo Pandi bythka e ti lepihesh i ti pellasesh per Shqiperi,per NATO kur nuk dihet numri i SHQIPTAREVE pas 33 vjet sa kane ngelur nga keto ane....Jep dorheqje para se te shkosh ne QELI para babait tend shpirteror krriminelit S A L I !!
'Shtepija e shqiptarit eshte e zotit dhe e mikut...!!!!!!!!'??????? Per ke shtepi,shqiptar e Zot perrallis RamoVIÇI!?
Per ke pa barazi 100 e ca vjeçare para drejtesise e ke fjalen z.Kryemister!!!!!???????????Para vitit 90 te gjithe ishim te barabarte perpara ligjit !Apo e ke fjalen per vehten tende se nuk ishe i barabarte me ne!!!!!!!!! Fale ndryshimeve te sistemit "barazia" u dhje ku nje vrastar ne mes te bulevardit u etiketua "burre shteti" nga "perandoria ,ku edhe pse kishte vrare ish sekretarja e shtetit "mik" deklaroi se Shqiperia ka bere hapa te dukeshme ne demokraci !Ndaj mos na hap barkun duke na provokuar se kete zallampahi na i pruren "ufot" pertej atlantikut ku drejtesia u privatizua teresisht si çdo institucion tjeter nga verioret ,ku zaptuan troje,pasuri te paluajteshme,prona shteterore fale Rajsoneve e Alkaponeve! A jeni i informuar se kush i ngarkonte barqet e avioneve naten me municione ?Nese se di ishin ata qe diten ju ruajne juve ! Ndaj leri hartimet se ka okulare akoma gjalle per gjithçka ! Apo ti ke deklarate si baba i kombit ne kete shkrim e qe kerkush nuk duhet ta vere ne dyshim!Fole e shkruaj te pakten per keto 33 vite shkerdhatokraci ku drejtesia eshte kthyer ne nje ndermarrje qe priten vetem dollare e evro!
Bravo. Ec perpara gjgand. Je kryeministri me i mire dhe Saliu,Meta, Basha,Bardhenjet dhe Nokrat te marçin te keqen. Ti Edi Rama e ke te sigurt fitoren ne 2025,sepse neve sii popull do te votojm dhe te maresh 100 mandate. Saliu me ata horrat e tjere te han mut. Ti nuk meresh me rrugaçelleqe si Sali Berisha qe porosit Flamur Noken,Bardhin Paloqen te hedhin miell djemeve te pafajshem gardisteve,te ndezin karriget ne parlament,te hiqen si kaposha,veprime qe u ule autoritetin dhe shpresat e popullit per nje opozite te rregullt.
Lajm rrene.Blinken do te takoje vetem gjyshin i shoqeryar nga Nga Leli dhe Gari!Do t’i kerkoje ndjese gjyshin pse e shpalli non grata.Parate e kafeve do t’i paguaj Juri Kim,te kafete e falimentuara te rrugicae”shpreses”!Kete kajm e mbeshtet edhe katundari i familjes.
per me se 50vjet populli shqiptar u via e persekutua nga kermat e diktatures kooperativiste.kemi brohoritur per Stalinin,Mao ce Dun e Titon,por per fat nuk na kane kerkuar si ushtare ne front.sot ushtari i hekuran isait,edhiu I rames duke ju pergjigjur thirjes se luftenzitesve ameriqane premton furnizim te natos me pasuri humane e ekonomike. blunken o blinken ky sharlatan i cili se bashku me presidentin e tije te matufjepsur qe ka humbur memorjen kane nzitur luften ne huhuhukraine,e cila po peson disfata dhe pse ameriqanet ,euroqa dhe natoqa e ushqejne me dollaro e euro.mjere populli i pafajshem ukrainas.mjere pensionistet shqiptare qe nuk mund te kene nje pension dinjitoz. kendo edhiu rames kendo,perderisa shqiptaret te lejojne.
Edvin tek parkingu takohemi. Mos harro jeshilet ne prerje te madhe, dhe seri te ndryshme. Valixhe diplomatike me rrota. Ndryshe ...per lesh shkove me ato qe ka ciceruar McConigali. Si the ? Në ç'orë? Sa te mbaroj nje sauna me Dumanin do vij aty. Mer me vehte vetem Gonxhen..