“Teknologjia rol primar”, deputeti Xhemal Qefalia: Rëndësia e vizitës së Blinken

10 Shkurt 2024, 11:24Politika TEMA
“Teknologjia rol primar”, deputeti Xhemal Qefalia:

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka thënë se qeveria e ka fokusin te rritja e pagave të forcave të armatosura të Shqipërisë, në mënyrë që të rritet interesi për t’u bërë pjesë e ushtrisë.

Komentet Qefalia i bëri në Euronews Albania, ku tha se teknologjia ka rol primar në një situatë lufte, por nëse nuk janë trupat ushtarake që ta vënë atë në përdorim, është e pavlerë.

Ai foli edhe për vizitën e Blinken në Tiranë për çështje të sigurisë dhe tha se kjo vizitë tregon vlerësimin e SHBA-ve për vendin tonë.

“Ne kemi eksperiencën e luftës që ndodhi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Atje kemi parë që teknologjia ka rol primar, por nëse njerëzit nuk dinë ta përdorin, ose i shmangin, nuk ka efektivë, s’ka qenie të gjalla njerëzore që t’i përdorin. Kemi parë që ato satelitët që u përdorën dolën jashtë funksionit.

Janë njerëzit që duhen trajtuar dhe për këtë qeveria shqiptare ka marrë masa qoftë për rritjen e rrogave të administratës, por fokusi te forcat e armatosura. Kjo bën një far sensibiliteti edhe te njerëzit që aspirojnë për të qenë pjesë e forcave të armatosura.

Ka rritje të kërkesave, por nuk është se ka pasur rritje edhe shumë të madhe. Duke u trajtuar edhe me pagë, edhe me uniformë, edhe me trajtim të veçantë, interesi do të jetë shumë më i madh.

Blinken është një vizitë për rëndësinë që i kushtojnë SHBA-të Shqipërisë. Vjen për çështje të sigurisë kombëtare, por duke zgjedhur Shqipërinë është një vlerësim që i bëhet vendit tonë'', tha Qefalia. 

14 Komente

  1. B
    Beni

    Eh so u bo kjo pune,flet Xhemol katunari per teknologjine.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Melyshi....

      Xhemoli per teknologjine fundi i botes , o Mola teknologjia ne gojen tone eshte eshte sikur me besu qe gamori i bie pianos..!@

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje