Skënder Minxhozi: Bardhi, politikan i paqëndrueshëm. I predikon besnikëri SHBA, lëvdon SPAK, por në dispozicion të Berishës…

9 Shkurt 2024, 20:31Politika TEMA
Skënder Minxhozi: Bardhi, politikan i paqëndrueshëm. I predikon

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Gazment Bardhi është një politikan i paqëndrueshëm.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Bardhi i predikon besnikëri SHBA-ve, lëvdron SPAK, por është në dispozicion të Sali Berishës për të thyer karrige dhe për të ndezur tymuese në Kuvend.

Sipas tij, grupimet e Bardhit dhe Berishës, i bashkon pamundësia për të fituar në zgjedhje.

“Ky grupim ka shumë për çfarë të ndahet dhe ka shumë pak përse të bashkohet. Por ajo që i bashkon, besoj unë, është pamundësia për të fituar në zgjedhje, dhe një lloj frike që Partia Demokratike e mbetur, flas përveç Partisë Demorkatike të Lulzim Bashës, e gjithë Partia Demokratike tjetër vazhdon të mbetet nën hijen e Sali Berishës, si një stil i konsoliduar tashmë drejtimi të partisë, që në ditën e parë kur e ka marrë.

Është një realitet i pandryshuar, megjithëse duket sikur kjo përçarja në 3 copa ka prodhuar realitete të reja, faktikisht një realitet i ri, që e hedh poshtë të shkuarën është Partia Demokratike zyrtare, por ajo është e vogël. Pjesa tjetër e partisë mbetet nën influencën, inercinë e hijes së rëndë të Sali Berishës, edhe pse me 1000 probleme mbi shpinë, vazhdon të mbetet një figurë dominante, përsa kohë ka figura të tjera në mes, si Gazment Bardhi, i cili është një personazh jo vetëm rastësor, por është një personazh i paqendrueshëm. Është një politikan i tillë.

Predikon besnikëri ndaj SHBA, lëvdon formalisht SPAK dhe pastaj gjithë ditën është në dispozicion të doktorit, për të thyer karrige, për të ndezur fishekzjarre. Bardhi vajti në rrugicën e doktorit për t’u përpjekur për të dhënë një ide, se amerikanët nuk e shohin me sy të keq këtë punë. Ardhja e Blinken është goditje inderekte për Rithemelimin”, theksoi ai.

1 Komente

  1. m
    milo

    Tani e kuptova perse Gazmend Bardhi iu bashkua grupit te Saliu Berishes, dhe kjo per shkak te Lelos, qe te jene prane njeri-tjetrit per bythore. Me kete Lelo-Bardhi, krijohet nje dyshe e mire dhe bashkimi i tyre, do te coje ne fitore grupin e Rruges se Shpreses. Rrofte Lelko! Rrofte Lelo, Rrofte Bardhi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje