Shën Valentini shqiptar i sekretarit amerikan të Shtetit

9 Shkurt 2024, 18:30Politika TEMA
Shën Valentini shqiptar i sekretarit amerikan të Shtetit

Nga Ylli Pata

Një sekretar amerikan i Shtetit, në aspektin e rëndësisë por edhe hierarkike është më shumë se një ministër i Jashtëm. Jo më kot, shpesh në protokollin e Uashingtonit, zyra e DASH është edhe një seli pritjeje e kryeministrave të vendeve jo aq të fuqishme botërore.

Përndryshe, sekretari i DASH është menaxheri i të gjithë politikës së jashtme të një superfuqie si Amerike. Ndaj një vizitë zyrtare e numrit dy të administatës amerikane, është një event politik i dorës së parë.

Përveç Antony Blinken, që pritet të vizitojë Tiranën në ditën e të dashuruarve, Shqipërinë në të shkuarën e kanë vizituar zyrtarisht edhe  pesë sekretarë Shteti. James Backer theu akullin e shkretëtirës amerikane pas 50 vitesh në vitin 1991,Madeleine Albright në vitin 2000, Colin Powell në 2003-shin, Hillary Clitnon në 2012, si dhe John Kerry në vitin 2016. Albright dhe Kerry kanë viztuar Tiranën në të njëjtën kohë që ka zgjedhur edhe Blinken, atë të periudhës së Shën Valentinit. Kurse gjenerali i ndjerë Colin Powell ka ardhur në maj.

Nuk është aspak rastësi ky protokoll shkurti i Departamentit të Shtetit, ku planifikon vizitat zyrtare në vendet aleate. Gjithmonë turi nis nga Munich, ku ndodhet edhe një nga bazat më të rëndësishme amerikane në Europë, e kuptimi politik, është shumë e qartë; vizitë tek aleatët politikë të Uashingtonit. Por çdo vizitë ka pasur kuptimin e saj.

E ndjera sekretarja Albright erdhi në Tiranë pas çlirimit të Kosovës, për të dhënë një mesazh edhe për Tiranën që kishte qenë partner, e për të kërkuar stabilizimin e saj, Powell erdhi për të vulosur Kartën e Adriatikut, apo paradhamën e NATO-s për Shqipërinë, Kroacinë e Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë John Carry erdhi për muxhahidinët iranianë, të cilët po masakroheshin në Irak, e asnjë nga aleatët e mëdhenj europianë nuk po i pranonte.

Po përse vjen Antony Blinken në Tiranë. i cili, është takuar zyrtarisht më shumë se tre herë në 3 vjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama?

Sipas deklaratës së Departamentit të Shtetit, vizita në Shqipëri, është në qendër të turit europian të numrit dy të Uashingtonit zyrtar. Konfirmim i aleancës së partneritetit strategjik? Nuk ka pse, pasi këtë mund ta bëjë qoftë vetë sekretari Blinken apo një tjetër zyrtar i lartë në një intervistë në Zërin e Amerikës, që është një media prestigjoze e me autoritet të madh

Ndërkaq, vizita nuk bëhet as për muxhahidinë, ujgurë, apo interesa të tjera që kanë lidhur interesat diplomatike mes aleatëve. Gjasat janë që të jetë një vizitë e pastër politike e nivelit të lartë.

Njeriu më i rëndësishëm i politikës së jashtme të SHBA, do të shpalosë në Tiranë qëndrimet politike të vendit të vet. SPAK e mbështetja e hetimeve të tij, dihet se do të jenë baza e qëndrimeve të sekretarit Blinken. Nënvizimi i aleancës së fortë me Shqipërinë është gjithashtu i pritshëm. Ai pritet që të vizitojë edhe Kuçovën, ish-bazën e vjetër të Traktatit të Varshavës që do të kthehet në një nga instalimet më të rëndësishme të NATO-s dhe SHBA në Europë.

Por nga ana tjetër, do të flasë padyshim për politikën shqiptare, ku SHBA ka qenë pjesë e debatit politik që kur ka hyrë në aleancën e ngushtë pas rrëzimit të komunizmit. Blinken do të flasë për qeverinë edhe opozitën, por natyrisht edhe për Non Grata-t. Nuk përjashtohet që para se të vijë mund të ketë ndonjë vendim tjetër, edhe pse ky është spekulim. Por që do të flasë edhe fort as nuk përjashtohet.

Sidomos kur flitet në panelet e darkës për “dështimin amerikan në drejtësi”, kur në fakt nuk ka asnjë fakt të tillë. Drejtësia e vjetër e xhagajdurëve të pushtetit dhe parasë është zhdukur nga gjyqësori. E kjo ka sjellë një “rebelim” për të përmbysur këtë sistem, apo për ta delegjitimuar. Gjasat janë që Blinken të flasë qartë jo vetëm për rastin e Sali Berishës dhe hetimet e SPAK, por edhe luftën që i kanë hapur SHBA-së pikërisht qarqet që mbështesin Berishën. Ka shumë mundësi që jo vetëm të vendosen pikat mbi “i” por të tregojë aksionin real të SHBA kundër korrupsionit. Që sipas perceptimit popullor priten konfiskimet e sekuestrimet e pronave dhe aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme.

Vizita e Blinken sipas të gjitha gjasave do të jetë një kufi i ri politik. Që do të tregojë çfarë do të ndodhë nga këtu deri në 2025-n. Ndaj është një vizitë shumë e rëndësishme, madje mund të konsiderohet vizita që do të tregojë se cili do të jetë angazhimi amerikan në kundër të antikorrupsionit. Ku Shqipëria nuk është etalon, por si vend aleat ka një zhvillim ku Uashingtoni është mbështetësi më i madh i këtij orteku të madh. Që pas vizitës së Blinken mund të marrë shumë, po shumë në zbritjen e tij.

16 Komente

  1. k
    kkk

    shen valentini myslyman ,,,jo shqiptar ,,,

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mire se vini Miku yne i Madh BLINKEN

      Shqiptaret e ndershem gezojne per kete vizite te Blinken. Nje pjese e vogel e hajduteve te medhenj, proserb e proruse, nongrata e sherbetoret e tyre nuk flejne gjume, tmerroheh dhe nuk dijne ku te fshehin koken. Rrofte miqesia shqiptaro-amewrikane.

      Përgjigjjuni
      1. J
        J

        Përkundrazi, shqiptarët e ndershëm dont give a fuck about çifutin Blinken. Mbase bythe lëpirësit, koqet dhe langot si puna jote gëzojnë... Njerez me ndjenjë inferioriteti

        Përgjigjjuni
        1. S
          Seiko

          Mire do bente ti jepte nga nje Green Carte te gjitheve. Ktu po futen 1 milion meksikane ne 2-3 muaj, le te mari kush ka mbetur ne shqiperi se nuk u be qameti e ti shperndaj ne 50 shtete. Praktikisht kjo ka qene politika e ktyre me mbeshtetjen ndaj ktyre kerrmave nga Berisha e deri tek Edi Rama

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pordhe me rigone....

          Nuk ka cudi qe ne kete feste te 14 February "turkish sevda" amerikoni te bjere ne sevda me motren Haneme te ndonje sunitokomemtuesi.... hahahaha!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rosaku

            I ke par sondazhet ne amerik o Yli Rosa? Ky dhe pak muaj jet politike ka. Eshte komplet I deshtuar ne politiken e jashtme te Amerikes. S'ka me dollar deri sa te mbarojne zgjedhjet e tjera

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Gjithmonë i mirëpritur. Bujrun dhe kthehu sërish mos na harro.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koli

                Hillari Clinton a nuk ishte ne Shqiperi? Mashtrues

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bunkeristi

                  O Patok! Sa kohe ka z. Blinken qe nuk e takon Ramen? Kete nuk ke guxim ta thuash. Mos po vjen ti thote Rames se ka ardhur koha qe te largohet. Me 16 shkurt eshte gjyqi i Mcgonigal. Dihet cfare do vendose gjyqi. Inceneratoret do hane kokat e Rilindjes. Shqiptaret nuk e kane nendjen te Berisha. Ata presin te qerohet kjo klase politike. Kaq.

                  Përgjigjjuni
                  1. 5
                    555

                    Do Zoti nuk vjen ne Shën Valentin për të na shpallur dashurinë e tij për serbët...

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Krriçi fahriut Klevisi me dy gishta lart

                      Krriçi fahriut me gazetën 555,a e di ti që sllobodanka e Sali karaxhiçit është sërbe,dhe Qosja sypeshkaqen me hunderren e Saliut janë gjys sërb të udb

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mesuesi i 9 vjecares

                        Të kam thënë edhe një herë tjetër : me tre pesa , e sigurt që mbetesh në klasë , sepse je karafil .

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        DS

                        Eshte nje vizite qe gezon shqiptaret e ndershem dhe trishton Berishen me banden e hajduteve qe e ndjekin

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mesi

                          Te shpresojme qe tu jape nje mesazh edhe ekipit te krimit dhe korrupsionit rama-veliaj.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            shori

                            O koqe Patok, po te shpeton shurra nga legenizmi e servilizmi...!!! Pese-gjashte Sekretare Shteti te SHBA-se kane vizituar Shqiperine ne 30 vjet, dhe hapi gllavat o koqe kandari, ku eshte Shqiperia sot...(!!!???) Amerikanet, shikojne interesat e tyre dhe vetem ato, o trap qe do te quhesh dhe gazetar...!!! Mish per top kerkojne dhe e gjejne te lire tek shqipot hajvane..., si ne Ukraine..., por atje u hasi sharra ne gozhde bashke me ate derdimenin hajdut e drogaxhi...

                            Përgjigjjuni
                            1. Perlat Spahiu

                              hajde more hajde,kooperativistet poté presin,kane shtruar tapetin me te bukur te blere ne Persi.te presin blunk o blink te tregosh per presidentin tend te matufjepsur osé ndryshe sic mund ta thote nese e thote "intelektuali "blumbi fuvziu ne arte pomptani. hajde more hajde tju tregosh kooperativisteve "sukseset e arritura" ne lufte ndaj Rusise,hajde more hajde tju thuash kooperativisteve per krimet e izraelit ndaj popullit Palestinez,ti tregosh shifrat e femijve e grave te masakruar nga bombardimet e Sionisteve izraelite,me pas i shoqeruar nga lepirsi i bythes edhiu I rames mund te vizitosh bankat dhe qendrat e kembimit valutor e te shkosh me thaset e mbushur plot.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje