Deputeti i Berishës i bërtiti në Kuvend e i kërkoi të shkojë të Foltorja, Alibeaj: Ndjesë në emër të tij! I janë futur një rruge pa krye

9 Shkurt 2024, 18:26Politika TEMA
Deputeti i Berishës i bërtiti në Kuvend e i kërkoi të

Seanca plenare u shoqërua me tensione një ditë më parë. Ndërkohë që deputetët e Rithemelimit ndodheshin në foltore, Enkelejd Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij.

Deputeti i Rithemelimit, Petrit Doda shkoi me nerva pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe duke i bërtitur.

I pyetur në lidhje me këtë incident në Report TV, Aliebaj tha se nuk e ka të qartë se çfarë donte të thoshte dhe kërkoi ndjesë në emër të tij.

Sipas Alibeajt, nuk është faji i tij, por i rrugës pa krye që një pjesë e kolegëve të tij kanë zgjedhur.

“Nuk e kuptova çfarë donte të thoshte. Ndjesë në emër të tij, ka qenë kolegu im.

Nuk është faji i tij, është faji i diçkaje tjetër, një rruge pa krye që një pjesë të kolegëve kanë marrë.

Kanë një lloj shmangie ndaj qëndrimit politik që duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Nuk gjykoj askënd.

Racional jemi që një mënyrë e të bërit politikë matet me rezultatet që merr. Fjala e opozitës ka humbur, ligjet nuk diskutohen.

Kjo rrugë e zgjedhur prej këtyre kolegëve nuk ka dhënë asnjë rezultat për opozitën. Janë kaluar të gjitha ligjet. Kolegë të tillë duhen falur, keqardhje.", tha Alibeaj.

5 Komente

  1. R
    Regjizor Saliu

    Nuk i terhoqi rruga ne ate hulli.U futen vetem me dashje,me ndergjegje.Ai Ka qene dhe mbetet kolegu YT,Sic thua ti ,por kjo ndjese tregon se do te jeni gjithenje bashke ne ate hulli.Ne nje teater,Koleget artiste luajne ne Role te ndryshmeGjithsesi ne te njejten skeme.

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Bravo djalë je një njeri i zgjuar. Kam një simpati të veçantë për ty.

      Përgjigjjuni
      1. a
        ali

        Alibeaj as qe nuk eshte ne rruge, eshte jashte lojes si politikan...nje dordolec i Lulit.

        Përgjigjjuni
        1. 2
          222

          Te gjithe ju te opozites,mut jini qe nuk ju han as qent. Ju te PD-ke dhe ata te foltores se Saliut e ndertoni punen tuaj mbi shpifje,genjeshtra dhe mashtrime. Nuk ju beson njeri. Nuk ju voton njeri. Edi Rama do fitoi aq shume sa ju nuk jua mere mendja. A jini pergatitur qe te thoni se votat na i bleu Rama?

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ermir

            Ti 222 je njeri pa moral. Merresh me opozitaret qe nuk kane pushtet prej 11 vjetesh. As nje fjale per patronazhistet, keta maskarenj qe kane zevendesuar ish bashkepuntoret e sigurimit komunist e na spiunojne cdo cast. Asnje fjale nuk thua per vjedhjet e qeverise dhe oligarkeve. Prit edhe nje jave se Mcgonigal do iu marre me vete. Zoti Mero shpresoj ta botosh kete koment.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje