Pastrim parash dhe evazion tatimor, Tatimet i bllokojnë llogaritë bankare Syri TV

9 Shkurt 2024, 17:44Politika TEMA
Pastrim parash dhe evazion tatimor, Tatimet i bllokojnë llogaritë

Televizioni i familjes së Berishës, që çdo ditë pretendon t’u japë leksione ligjshmërie dhe ndershmërie kundërshtarëve politikë, është kapur nga Tatimet duke pastruar parà cash, duke mos paguar sigurimet shoqërore për gazetarët, duke shmangur tatimet mbi të ardhurat dhe duke mos pagurar TVSH-në. Pasi Tatimet kanë bërë kallzim në prokurorinë e Tiranës dhe i kanë vendosur një gjobë, Syri TV, me një veprim tipik 'alla Berishë'' nuk e ka pranuar masën administrative dhe si efekt të mospagimit të gjobës, Tatimet i kanë bllokuar llogaritë bankare. Një aksion i parashikuar nga ligji në rast të tillë dhe që zbatohet si detyrim ndaj çdo biznesi që nuk respekton ligjet dhe rregullat tatimore. Mbetet deri tani e paqartë çfarë po bën prokuroria e Tiranës lidhur me kallzimin për pastrim parash.

Sipas informacioneve të mbledhura nga redaksia investigative e Shqiptarja.com, mësohet se mes 2022 dhe muajve të parë të 2023 Syri ka kaluar një kontroll tatimor të thelluar, siç ndodh për shumë biznese me lëvizje financiare të dyshimta, dhe gjatë kontrollit u zbuluan në fakt një seri shkeljesh tatimore shumë të rënda. Shkelja e parë ka të bëjë me një qarkullim shumë të madh të parave cash (derdhje/tërheqje) që futen në shoqërinë pronare të Syri Tv e që quhet “3DS & AF Entertainment” dhe në OJF-në “Qendra për Informim të Hapur” e cila është ortake e vetme me 100% e Syri TV.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura të Tatimeve, Syri TV nuk ka mundur të faktojë origjinën e parave cash. Prej kësaj rrjedh dhe denoncimi në prokurori për pastrim parash. Të ardhurat e arkëtuara në formë cash konsiderohen nga Tatimet edhe evazion fiskal dhe evazion i TVSH-së. Më pas, nga kontrollet mbi pagat, u zbulua se shumë nga të punësuarit (gazetarë, kameramanë, teknikë) paguhen zyrtarisht më pak se paga minimale e caktuar nga ligji dhe duke përdorur këtë metodë, Syri ka bërë evazion edhe të sigurimeve shoqërore.

Në fund të kontrolleve Tatimet kanë dorezuar një Njoftim vleresimi për detyrimet me një gjobë totale prej 24 milionë lekë të reja ndaj shoqërisë pronare të televizionit dhe pak më shumë se 1 milionë ndaj OJF-së. Skandali brenda skandalit qëndron në faktin se televizioni ka si administrator Gazmir Spahinë, ish-drejtor i Tatimeve në kohën e Berishës (i sapoemëruar si drejtues edhe nga Rithemelimi) dhe përdor si konsulente Brisejda Shehajn (duke e paguar në të zezë), ish-drejtoreshë e Tatimeve në kohët e para të qeverisë Rama. Pra dy superekspertë të tatimeve që sot kapen duke drejtuar një shoqëri që akuzohet se bën pastrim parash dhe evazion fiskal, e financuar dhe e kontrolluar nga familja Berisha e që çdo ditë akuzon gjysëm e Shqipërisë për abuzime dhe paligjshmëri.

Pas hetimeve nga Spak për privatizimin e Klubit Partizani, për 21 janarin dhe masakrën e Gërdecit, edhe gjendja e Syrit shfaqet si një skandal i ri tepër i rëndë mbi shpatullat e familjes Berisha. Tamam siç Spak ka dokumentuar gjatë hetimeve të ish klubit Partizani (dhe siç është verifikuar nga një investigim i Shqiptarja.com mbi aferat miliardere të studios ligjore të Argita Berishës) edhe te Syri qarkullon një lumë parash cash. Nga e kanë origjinën dhe ku përfundojnë?

Pasi ka marrë një gjobë totale prej 24 + 1 milionë lekësh (të reja), duket se Gazmir Spahija është konsultuar me Shkëlzenin dhe me Cim Pekën dhe të tre kanë vendosur të veprojnë siç bën përherë Sali Berisha, pra të injorojnë ligjin, të sfidojnë institucionet dhe të mos paguajnë gjobat. “Askush nuk guxon të prekë mediat e opozitës”, kjo është formula që kanë zgjedhur. “Po guxuan do të themi se jemi viktima të një hakmarrje politike”. Ndërkohë një gjobë që nuk paguhet (edhe nëse bëhet një apelim në gjykatë) vazhdon të prodhojë kamatvonesa dhe sot vlera e dy gjobave ka arritur shumën 53 milionë lekë të reja, mbi gjysëm milionë euro. Kështu Tatimet vendosën të bllokojnë llogaritë bankare të shoqërisë dhe të Ojf-së që administrojnë Syrin.

Televizioni dhe portali i Cim Pekës tani kanë të drejtë aktualisht të paguajnë vetëm rrogat dhe sigurimet shoqërore të vartësve (pasi e parashikon ligji edhe kur llogaritë bankare janë të bllokuara), natyrisht vetëm pjesën e deklaruar në bankë. Dyshimi, mbi të cilin janë në proces verifikimet nga Tatimet, është se te Syri të gjithë punonjësit (përfshi edhe vetë drejtorin-inkuizitor Cim Peka) marrin në bankë vetëm një pjesë të vogël të rrogës reale (mbi të cilën shoqëria llogarit sigurimet shoqërore), ndërsa pjesën tjetër e marrin në cash të shpërndarë me zarfa të bardhë, mbi të cilin shënohet emri i punonjësit që thirret dhe i jepet zarfi nga kryefinancieri E.S. vetëm në kohën kur ka disponibilitet të parave cash. Një shkelje që përbën jo vetëm evazion fiskal, por edhe një provë tjetër të pastrimit të parave.  Në muajt e fundit Syri po vonon dhënien e rrogave dhe kur iu bllokuan llogaritë bankare, filluan të vonojnë edhe pagesat me zarfe duke shkaktuar protestën e punonjësve, shumë prej të cilëve janë të gatshëm ta denoncojnë publikisht këtë skandal.

Syri TV paguan në cash jo vetëm stafin e vet, por edhe analistët e programeve televizive (shumë prej të cilëve emra të njohur të gazetarisë, disa, moralistë pa moral, që çdo ditë pretendojnë se denoncojnë shkelje të ligjit nga të tjerët, por që pranojnë të bëhen bashkëpunëtorë në këto operacione evazioni dhe pastrimi parash duke marrë edhe ata zarfin që i jepet nga prezantuesi përkatës i emisionit) por edhe çdo shpenzim tjetër operativ dhe një pjesë të borxhit ndaj furnitoreve. Bëhet fjalë sigurisht për borxhe që kanë lidhje me blerje të faturuara, pasi në të vërtetë pjesa më e madhe e investimeve të bëra nga Syri që në themelimin e tij nuk janë bërë me faturë (pra janë paguar në cash) dhe për këtë arsye nuk janë të shënuara në bilanc.

Nga vijnë paratë cash që qarkullojnë te Syri dhe që përdoren për të mbuluar rrogat në të zezë dhe të gjithë shpenzimet e tjera? Shqiptarja.com po shqyrton me detajime pikërisht se në cilat dokumenta bazohet dyshimi i pastrimit të parave i denoncuar nga Tatimet dhe mbi të gjitha, në ç’pikë ka arritur hetimi i prokurorisë për këtë krim që, në të vërtetë, është kompetencë e Spak. (Shqiptarja.com)

40 Komente

  1. a
    albi

    po ti besh kontroll te gjitha televizioneve, te njejten situate gjen, ndoshta pervec Klanit e Topçenit. Edhe Bollino, edhe Ora, edhe abc, edhe Kasemi i News24, te gjithe jane kampione... kshuqe ky muhabet vjen pak ere....

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cim

      Muti bie ere…cimpiqja kuterbon !

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lushnjari Demokrat

      Syri i leshit, Syri qorr i familjes Berisha

      Përgjigjjuni
      1. p
        prokurori

        Dihet kjo. Jane mbledh te Syri gjithe banda e Berishes. Ish drejtori i tatimeve eshte nje ordiner qe i rri aty si qen i lidh per paret qe ka fitu kur ishte te tatimet. Aty paguajne vetem me thaset e zinj te Monikes dhe te Zenit!

        Përgjigjjuni
        1. $
          $$$$$$

          Po i mbyllin gojen opuzitës burra!!!!! Gallate shqiposh.

          Përgjigjjuni
          1. a
            am

            Ç’gojë. Po i mbyllin halen.

            Përgjigjjuni
          2. d
            demokrati i vertet

            Mbajeni mend nga une. Cdo aktivitet i Berishes dhe sherbetoreve te tij mban era m... Nuk ka nje gje te vetme qe kjo bande di ta beje mire. Zero absolute. Rreth Sali Berishes mblidhen vetem kerma. Ose ata qe duan vetem te vjedhin, ose ata qe duan te vrasin, ose te perdalet, perverse, me nji fjale llumi i shoqerise shqiptare. E kane faktu te gjithe me rradhe. Nuk ju mjaftojne 30 vjet ta kuptoni akoma doni fakte per keta perbindsha?

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeni

              I qimi pekeve hasjani qe ka celbur tiranen tani do paguash, kjo eshte qe SPAK duhet ti ndjek pnalisht familjen berisha per evazion fiskal Iku dhe nj burim i berisheve ne te semes u qofte

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gazeta

                Jo vetem Syri por edhe te tjeret jane lavatrice te medha te parave te pista. TCH dhe Klan jane me te medhate.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E drejta

                  Te lutem ato nuk i prekim Bejne propagande per lartmatherine KM tone legjendar

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati

                    Eshte e vertete te lumte

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Ardesa

                    Ta marrin vesh ka shtet ligjor...perse une ti paguaj dhe berrishet jo? Keta bastarde duhen te qetrohen njejere e pergjithmone...iku koha e kriminelit Serbomalazez..kur te vriste dhe nbilevard....rrofte U.S.A.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ardesa

                      Ta marrin vesh ka shtet ligjor...perse une ti paguaj dhe berrishet jo? Keta bastarde duhen te qetrohen njejere e pergjithmone...iku koha e kriminelit Serbomalazez..kur te vriste dhe nbilevard....rrofte U.S.A.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gërmo Tare vetëm Flori gjen në këtë familje

                        Ne populli kemi vite që komentojmë se ku i gjen lexhenda parat për qimin dhe tv e tij,ku i gjen paratë që bredh në çdo qytet me Taborin e tij,ku i gjen paratë për mtingashët dhe legenat në të gjithë tv dhe ata poshtë ballkonit,dhe tatimeve ju ra ndërmend sot!!!!!!sa më shumë të gërmimi aq më shumë krime keni për të zbuluar nga kjo familje malokësh që na hiqen si të ndershëm

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shkembi

                          Sa me thelle ti hysh aktivitetit te vampireve non grata, aq me shume paligjshmeri do gjesh, ndaj drejtesia duhet ta marre me serjozisht kete pune

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Daf

                            Evazion dhe pastrim parash 500.000 euro??????!!!!????!?? Shuma të padëgjuara këto, madje 1 milon e 300 mojë lek të vjetra në ditë nuk i bën dot xhiro as qoskat… ahh mjerim o mjerimm

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Noci

                              Nesër avazi.Kur ti lëshohen Sonila Meçe,me grupin njëlloj si te Agoni se qeveria po mbyll zerin opozitar dhe fjalen e lire siç po veprohet me lexhenden e demokracisë te madhin Berisha.Balkonit ju hap nje dritare e re per te sulmuar armikun me te madh te medias ,Ramen.Çudi se keta nuk i shkeli. Kkurre ligjet

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                pilo Lala

                                Te gjitha institucionet e PD, jane te bazuara tek dhuna dhe shkelja e Ligjit.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pilo trapi

                                  Ha ha ha! Te te PS- se ka plas m....!

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Ana

                                  Para drejtesise te shkojne te gjithe ata qe drejtojne kete televizion dhe qe kane shkelur ligjet. Nga qe i bejne vete keto vjedhje dhe mashtrime kujtojne se jane te gjithe si keta Mbylleni kete kanal te qelbur sepse nuk perfaqesonnmedian , vetem shet moral te ndyre. Dine vetem te shpifin ,mashtrojne, manipulojne . Akuzojne partnerin tone strategjik SHBA. Nuk u cuditem me lajmin, e dime dhe e kemi provuar berishizmin per 33 vjet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Treni

                                    Bobo, kush dëgjon Çinin tani: "Provokacio" do ulërasë ky mjekër cjapi. Sidoqoftë, e vetmja gjë që unë ndjek te Syri është Sala në majë të thanës. Kur shikoj ndonjë që bën reklamë aty, përpuqem ta bojkotoj (nëse mundem). Lesht po i dhashë më lek këtyre hajdutëve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zaza

                                      U denua al capone per evzion Po cimi pyka i zenit duhet arrestohet se abuzoi dhe vdiq me vajzen e shokut tij. Mulleti

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Trojan

                                        Kjo do te thote direkt goditje ,sulm nga qeveria kurve e rilindjes ,jo se me plas shume trapi per cim fshatarin dhe kelyshin berisha qe e sponsorizon,por keshtu eshte kur i nxjer te palarat

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Henk

                                          O trojan k..ri, për ça goditje nga ana e qeverisë e ke fjalën? A e lexove artikullin? A di të lexosh? Aty thuhet qartë, shmangie tatimore (apo evazion fiskal, në gjuhën "moderne" të gazetashitësve injorantë shqypo), nuk paguajnë taksa, paguajnë punëtorë në të zezë, pastrojnë para, etj. Kurse ti thua sulm nga Rilindja. A jeni mirë nga trutë ju apo çfarë?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Henk

                                            O trojan k..ri, për ça goditje nga ana e qeverisë e ke fjalën? A e lexove artikullin? A di të lexosh? Aty thuhet qartë, shmangie tatimore (apo evazion fiskal, në gjuhën "moderne" të gazetashitësve injorantë shqypo), nuk paguajnë taksa, paguajnë punëtorë në të zezë, pastrojnë para, etj. Kurse ti thua sulm nga Rilindja. A jeni mirë nga trutë ju apo çfarë?

                                            Përgjigjjuni
                                          2. r
                                            romeo

                                            TV malokeria.....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. q
                                              qytetari

                                              Si guxojne keta maskarenj! Nje opozite duhet te jete 1000 here me ne rregull nga te gjithe sepse duhet te jape shembull te legalitetit dhe rrespektimit te institucioneve. Keta barbaret vazhdojne me haxhiqamiline qe e kane ne embrion. Imagjino gazetaret skllever qe nuk marrin as sigurime shoqerore dhe e marrin rrogen si mjerane. Imagjino Andi Bushatin qe pasi ka sulmuar Edi Ramen me pasion, Cim Peka i fut zarfin ne xhep me parate e Zenit dhe Monikes. Cmenduri!!!!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Veshgusi

                                                Shpejt jeni kujtuar,Saliu dhe familjaret e tije jane shtres e mesme me zi kalojne muajin me pagat qe marrin,sa me shume te thellohen hetimet aq me shume pasuri marramendese do gjeni sa banga qendrore nuk ka vend ku ti vere.Perendia ymer zoti te shtymen.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tati

                                                  Mooooos!!! Vertet?! Dhe une qe po thoja para ca ditesh, si nuk po i nxjerr Rama ndonje gje qe t’ia mbylle gojen Syrit?! Dhe ja! Kane filluar te lexojne edhe mendimet tani! Eh c’bej kjo ChatMuratGPT!!! Po ti Mero djali si je me tatimet?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shqiptar

                                                    Per hundesh i dalcin kush nxjer dhe duskrimunonon njerëz dhe sidomos gra ne portalet televizive

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. I
                                                      I drejti

                                                      Kush flet per para te pista.Tema e Mero pisit.po ty kush te financon.o legen.qe ke 11 vjet qe leh per Ramen.ku e drejtesine per kete popull.apo te pelqen te lepish para droge e te vjedhura ketij populli.te rren mendja o servil i Rames.nuk mund ta mbulosh erresiren tende duke ndricuar ate te Rames.i urryer do te mbetesh per jete.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Emigranti

                                                        Rruani mjekren atij malokut te hasit qe ti dale hunda si rrosak.katunar i cpifur.ooo ropte ku ti keni moter qira me gjitha argiten.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Emigranti

                                                          Rruani mjekren atij malokut te hasit qe ti dale hunda si rrosak.katunar i cpifur.ooo ropte ku ti keni moter qira me gjitha argiten.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Emigranti

                                                            Rruani mjekren atij malokut te hasit qe ti dale hunda si rrosak.katunar i cpifur.ooo ropte ku ti keni moter qira me gjitha argiten.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Tironsi

                                                              Ahaaaa.. denoncimin e paskan dorezuar te prokuroria e Tiranes, tek cerdhja berishiane e drejtesise ! Prisni se kjo prokurori do ta zbardhë shumë shpejt ashtu si po zbardh dosjen e 21 janarit.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Franci

                                                                Qim Peka urgjent emision tani me Bushatin, Debil-ekaj, Sonila Mecon e Arian pervers Canin.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Shqiptar

                                                                  Kush tv ka hapur portale me qellim diskriminimin e njerëzve i dalcin per hundesh

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. E
                                                                    Evazioni

                                                                    Hahhahahah. Tani, fiksojeni kete, ta keni per vete, sidomos sufllaqexhinjte trymykyr te Ripjelljes. Lavatricet me te ndyra e te medha, te influences dhe parase informale ne Shqiperi jane: 1. Top Channel i Inceneratoreve - Hale e Rilindjes; 2. TV Klan i koncensioneve te rrugeve si Lekaj-Fier - Hale e Rilindjes; dhe 3. Haleja e Karlo Boles - Hale e Rilindjes Kaq eshte e verteta.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. B
                                                                      Bollino

                                                                      Pse TV e tjera jane OK??? Ik ore se late nam!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. C
                                                                        Coli

                                                                        Po karo bolina qe spaguan taksa ? Apo dashnori rilindasve qe po ben kerdine me leket e shqipetareve.Po ky qe mori token falas 5 mi metra ne rirane me ke u lidh me amore ramen

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje