Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti në Tiranë në kuadër të vizitën katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me liderët e rajonit.
Von der Leyen u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.
Pas takimit mes Ramës dhe Von der Leyen në orën 16.00 do të mbahet konferenca për mediat mes tyre.
Ajo gjithashtu do të mbajë një fjalim në ceremoninë e hapjes së vitit akademik në kampusin e Kolegjit të Evropës në Tiranë.
Von der Leyen pritet të qëndrojë në Shqipëri dhe të enjten, ku është parashikuar të mbajë një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.
...ene pastaj!? nuk jemi akoma ne 2030, kur te hapen ruget..qe do tmerroi Ed Ramen, se nuk do ngelet kembe njeriu te punoj per mafjen ne pushtet....