Kryeministri Edi Rama pati një konferencë të përbashkët me Kryetaren e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen këtë të mërkurë gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Von der Leyen shprehu kënaqësinë e saj për hapjen e negociatave për grup-kapitujt, duke theksuar se ky sukses është rezultat i përkushtimit dhe punës së gjatë.
Ajo përmendi tre çështje kryesore, duke theksuar rëndësinë e planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të sjellë financim prej 920 milionë eurosh për Shqipërinë.
“Jam me të vërtetë shumë e lumtur të jem në Tiranë. Më në fund javën e kaluar hapëm negociatat për grup-kapitujt. I dashur Edi, çfarë suksesi ky, suksesi që vjen si rrjedhojë e shumë shumë viteve me shumë punë por edhe përkushtim për këtë objektiv të përbashkët. Ju keni trguar vision, durim dhe këto gjëra po japin tashmë rezultatet e tyre.
Të jeni të sigurt që zgjerimi do vazhdojë të jetë përparësi edhe në vazhdimin e madatit tim të ardhshëm sepse ne kemi të gjitha mekanizmat që të bëhet puna e mirë. Më lejoni të përmend 3 çështje kryesore. E para ka të bëjë më plnin tonë të rritje për vendet e Ballkanit perëndimor, ne e hapim derën për çdo partner në Ballkanin Perëndimor.
Tashmë ka një vit që ka filluar puna në axhendën e reformave dhe vendet e Ballkanit e kanë gati këtë axhendë. Shqipëria është një nga këto vende dhe i dashur Edi ekipi juaj ka bërë një punë të shkëlqyer për refoemat.
Tashmë duhet të fillojmë me financimin me prej 64 milionë eurosh përpara fundit të vitit. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euor nga plani i rritjes. Plani i rritjes do të sjellë edhe rezultate të tjera, ju jeni në rrugën që të bëheni pjesë e zonës unike të pagesës në euro. Kjo do të thotë që transferta në para do të jenë më të sigurt dhe më të shpejta”, tha Von der Leyen.
E "nderuar" shoqe shalthata Ursuse Von derr Leyen mos i jepni Edit EVRO pa reabilituar tigrin Arben Ahmetaj ai eshte mjeshter se si te perdoren me efikasitet keto ndihma.
Bravo Rama dhe administrates se integrimit per punen e mire qe kane bere