"Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare", Spartak Ngjela: Rama shkoi në Selanik t’u tregojë se jemi të fortë

4 Nëntor 2024, 21:26Politika TEMA
"Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare", Spartak Ngjela: Rama

Avokati Spartak Ngjela komentoi në Report TV aktivitetin e Edi Ramës në Greqi me shqiptarët e Selanikut dhe deklaratat e kryeministrit për Vorio Epirin. Ngjela thekson për Arbër Hitajn se arvanitasit janë në shtëpinë e tyre në Greqi, pasi janë autoktonë.

"Janë 4 milion arvanitas në Greqi. S’kanë shkolla shqipe. Çdo shtet duhet të ketë personalitetin e tij. Pse nuk kërkon shkolla qeveria shqiptare për arvanitasin atje. Janë autoktonë. Të tjerët janë të ardhur. Autoktonë janë shqiptarët dhe një grup i vogël grekësh. Janë të gjithë të ardhur nga Anadolli. Ne e kemi racën të barabartë me arvanitasit. S’kemi asnjë konflikt me ta. Çfarë kërkojnë ata?", tha Ngjela.

Vorio Epiri sipas Ngjelës është një injorancë anti-shqiptare:

"Çfarë ka reaguar Athina? Nuk ka thënë gjë. Nga i merrni,. Nuk kam dëgjuar gjë. Vajti atje takoi shqiptarët dhe iku. Dhe iu tha që Vorio Epir nuk ka se është një budallallëk dhe injorancë anti shqiptare që e kanë pasur qeveritë reaksionare greke. Vorio Epir do të thotë Epir i veriut. Po i jugut ku është? Rama vajti atje për të treguar se jemi të fortë. Dhe mirë bëri."

Ligji i luftës i Greqisë me Shqipërinë nuk ekziston sipas avokatit pasi jemi dy vende në NATO.

"Ligji i luftës është hequr. E kanë deklaruar, ka marrë fund. Janë kot broçkulla që nxjerrin anti shqiptarët. Shqipëria është në NATO. Bëhuni njerëz tamam,. Mos dëgjoni injorantët në trotuare. Shqipëria dhe Greqia janë në NATO, si ka mundësi të jenë në gjendje lufte dy anëtarë të NATO. Jemi në NATO të dy. Kush e kërcënon njëri tjetrin? Po të ishte çështja e Vorio Epirit, po të vinte veton Greqia nuk hynim në NATO. Ne kemi hyrë në NATO. Mori fund", tha ai.

7 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

    Ups... material per sunitokomentues.... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Shkoi ne Selanik tu tregoje grekeve se ne jemi kar derra, si gjithnje.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buda

        Vorio Epiri dhe Cameria kane vdekur me 31 korrik 1913; arvanitasit dhe shqiptaret, helenet dhe grekerit do te jetojne ne p[aqe dhe harmoni me hyrjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cudia

          Mirë e ke ti Ngjela por unë kam një pyetje për ty... Cfarë shkollash shqipe duen ngritur për arvanitasit kur asnjë nga ata nuk e ka kërkuar një gjë të tillë??? Arvanitasit nuk dinë ndryshimin shqiptar apo grek. Për ata vërtet nuk ka ndonjë dallim se ashtu u rritën, pra duke folur shqip në shtëpi dhe duke dashur Greqinë si vendin e tyre. Tani si i bëhet o Taku se me zor njerëzve nuk u thua të ndjejnë për Shqipërinë. Është si ti tu propozohet ndonjë vajze 30 vjeçe e ti thuash të ndjejë për ty sikur ti je 32 vjeç.... Nejse o Taku se mbase shkojmë shumë thellë po thjesht nqs bie llafi..

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bregdeti

            No koment keni ikur per lesh me ato qe shkruani lepini km edi rama qe jashte Shqiperis nuk e mer njeri serjozishte. Po te kishte vlera gallofi do ta takonin politikan grek po sic e pat vet foli vet degjoi

            Përgjigjjuni
            1. t
              taku

              po pra avokat,dhe turqia eshte ne NATO,por ja tund dhembet greqise here pas here greqia nuk e heq ligjin,sepse do e bej kur ti duhet te kerkoj ndonje favor te madh ndaj shqiperise..e ka gur rezerve.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Ligji I luftes formalish nuk eshte hequr. Jo per gje por je avokat.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje