Nuk është Berisha deputeti me numrin më të madh të mandatave në 34 vitet e pluralizmit. Është Pandeli Majko, i cili e gëzon mandatin e deputetit në nëntë legjislaturat parlamentare të postkomunizmit. Majkos i mungon vetëm legjislatura e parë, ajo e parlamentit të parë pluralist 1991-1992.
Berisha: Mandatet
Berisha është zgjedhur në legjislaturën e parë të parlamentit të parë pluralist, por mungon në parlament në dy legjislaturat pasardhëse, pasi ishte president i Shqipërisë. Kështu, Pandeli Majko ka 10 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Berisha ka 9 të tilla.
Tritan Shehi dhe Erjon Braçe
Tritan Shehi është gjithashtu ndër deputetët më të hershëm të Kuvendit të Shqipërisë, pasi ai mban tetë mandate. Erjon Braçe është zgjedhur deputet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 dhe më pas është zgjedhur deputet në shtatë legjislaturat që vijojnë.
Dashamir Shehi
Dashamir Shehi është zgjedhur deputet në Kuvendin e parë pluralist, por nuk ka dalë të marrë mandat në vitet 1997-2001 dhe në legjislaturën pasuese 2001-2005.
Përvoja parlamentare
Pandeli Majko, Sali Berisha, Tritan Shehi, Dashamir Shehi, por edhe Erjon Braçe, janë deputetët me përvojën më të gjatë parlamentare në krahasim me deputetët e tjerë të Kuvendit aktual.
Fadil Nasufi deputet i PPSH në vitin 91 rikthehet deputet i PS në vitin 2021
Një deputet i hershëm i Kuvendit të Shqipërisë është edhe Fadil Nasufi, i cili ishte deputet i PPSH-së në zgjedhjet para pluraliste në vitin 1991 dhe më pas ka një ndërprerje të gjatë prej 30 vitesh për t’u kthyer në Kuvend pas tetë legjislaturash; në mandatin aktual, 2021-2025, është deputet i Partisë Socialiste.
Per mua Pandeli Majko eshte thjesht nje parazit.Te mendosh qe ka qe ne legjislaturen e pare,kupton mire se ky njeri vetem ka marre,asnje shenje nuk do ngelet nga ai vec faktit qe mund tja quash rrogen e tij te vjedhur. Ne te vertete,Pandeliu nuk eshte i vetem,ka plot parazita,por ky mban rekord,asnje nuk e kupton se per çfare eshte akoma aty,as per te rregulluar as per te prishur,thjesht anonim,vulos prezencen e i fut na nje monolog vari lesht,qe vetem ai e di ça do te thote!!
Te gjithe kane ndritur, por keto me shume se askush .