Pas Italisë, e kalojnë shifrën 100 mijë edhe kërkesat në KQZ nga shqiptarët që jetojnë në Greqi. Lajmin e dha Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bën thirrje që të gjithë ata që janë refuzuar në aplikim të rikthehen në aplikacionin PER të KQZ.GOV.AL dhe të kuptojnë shkakun e refuzimit për të vijuar me një regjistrim të suksesshëm.
"Sapo u bënë 100 mijë kërkesa nga Greqia, faleminderit" shkruan Balla.
Por ai thotë se janë rreth 13 mijë kërkesa të refuzuara të shqiptarëve nga ky shtet.
"Ju lutem, janë 13 mijë kërkesa të refuzuara vetëm nga Greqia dhe në këto 24 orë të mbetura duhet të riktheheni në llogarinë tuaj në PER dhe adresoni shkakun e refuzimit nga KQZ.
Është shumë e thjeshtë dhe jam i sigurt që mund të vendosni dokumentin e duhur, ose madje faqen e duhur të dokumentit të adresës. Ju duhet të regjistroheni, mos e humbni këtë moment historik për Shqipërinë tonë në Bashkimin Europian."
Sot është dita e fundit e regjistrimit të diasporës për të hedhur votën me postë deri më 11 maj.
Regjistrimet deri tani i kanë kaluar pritshmëritë, ku mëngjesin e së martës kishte mbi 226 mijë kërkesa të miratuara, por janë mbi 42 mijë në total kërkesat e refuzuara.
Për këtë më herët, Drejtuesi Politik i Diasporës në Partinë Socialiste, Taulant Balla njoftoi se KQZ ka vënë në dispozicion edhe ndihmën me telefonata në linkun www.kqz.gov.al/rezervo2.
O Balla derdimeni, thuaj kucedres te liroje sinjalin e RTSH per femijet tane! Ju jeni mashtrues te pakorrigjueshem.
O pika ju rente, vec jeni fiksuar, ne vazhdimesine e sundimit tuaj, te ketij vendi, qe mbas nje vitrine te sforcuar te turizmit, i ka treguesit e nivelit te jetes, te nje vilajeti oriental,ne trup dhe ne mendje; ne arsim, shendetsi, industri, bujqesi, kulture etj,Ju jane errur syte dhe ju drejtojne mullaqet e beshme te karriges se ngrohte, gje qe po ben ,qe perverset diabolik tribal te mesjetes se erret, po perparojne cdo dite lundrejt postiqeve tuaja, armatosur, nga jenicere te eger dhe oligarke turkoshake dhe injorant, qe kane zoteruar pasurite e ketij vendi, me ndihmen e te pareve dhe perkrahjen servile tuajen.Dhe spaku, me perberjen qe qartesisht eshte krahu i tyre ligjor i armatosur, qe kulmoi me krimin e tij historik, duke burgosur, ne menyre te paligjeshme, simbolin me kualitativ dhe kuantitativ te Shqiperise europiane ne kete vend. Menjanimi i tij i interesonte shume, bandave qe sundojne kete vend, si asaj shpellare, ashtu dhe atij, qe mbart genin pervers te bllokut, bere sallat me sllogane demokratike dhe turko-arabe , i marrosur pa fund,vec mbas karriges. Ps-ja, duhet te mbledhe sumen mire, dhe ta zevendesoje kete te semure keq, ne kohen me te shkurter, nqse permban njerez qe e duan sadpak kete popull dhe kete vend.