Vota e diasporës, Celibashi: Duhet të ndryshojnë afatet e regjistrimit

16 Nëntor 2024, 11:40Politika TEMA
Vota e diasporës, Celibashi: Duhet të ndryshojnë afatet e

Afatet për regjistrimin e subjekteve ligjore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm duhet të ndryshojnë, në mënyrë që mos të ketë pengesa për realizimin e votës së diasporës.

Deklarata vjen nga kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë seancës dëgjimore në për buxhetin e vitit 2025 në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili tha ka përgatitur shkresën për t’ua dërguar partive parlamentare.

“Shqetësim na ka dalë afati për regjistrimin e kandidatëve. Koha që ne duam për të marrë dhe dërguar fletën e votimit është 30-40 ditë vajtje-ardhje, kështu na është thënë nga operatorët, përfshirë dhe postën shqiptare. Duke marrë këtë të dhenë, paraqitem këtë shqetësim, ndoshta vlen që të paraqitet lista e kandidatëve. E kemi afatin shumë të shkurtër për kandidatët.

Duhet të ndryshojnë afatet e regjistrimit të subjekteve ligjore. Duhet që të përfundojë 40 ditë para datës së zgjedhjeve. E kemi sjellë si shqetësim, e kemi gati. Ja kemi bërë këtë shkresë partive parlamentare”, tha Celibashi.

2 Komente

  1. e
    e po...

    Na jepni kartat e identitetit ne ambasade, veçmas nga pasaporta qe doni te merrni 200 euro kot, ndryshe vota do mungoje!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Comments

      Kanë paguar 80 milion euro vetëm e vetëm që asnjë dezertor intelektual apo malok të mos kthehet më në atdhe.Ata që kanë nostalgji politike , le të shprehin mendimin e tyre deri sa të vdesin, aty ku ndodhen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje