Avokati Idajet Beqiri ka komentuar punën e SPAK dhe dosjet e politikanëve.
Në emisionin ‘Studio Live’, avokati Beqiri thotë se SPAK ka ngritur ‘stekën’ në majën e korrupsionit, referuar hetimeve që po bëhen për familjen Berisha.
Jo vetëm Berisha dhe dhëndri i tij, avokati thotë se në hetim do të vendosen edhe dy fëmijët e ish-kryeministrit, Shkëlzeni dhe Argita, të cilët i cilëson si kulmi i korrupsionit nëkëtë vend.
“SPAK është problemi më i rëndë që i ka ndodhur vendit tonë, çështja me primare me të cilën të gjithë shqiptarët diskutojnë, debatojnë dhe ajo ka një emër, korrupsionin në këtë vend që ka qenë dhe ende mbetet në majat e larta të piramidave të krimit.
Tani është hapur thesi dhe të palarat janë sheshit. Puna është se çfarë po ndërton dhe çfarë volumi të madh ka SPAK dhe kur i vjen radha njërit dhe tjetrit. Steka u ngrit në majën e korrupsionit, te familja Berisha.
SPAK e filloi me një gjethe me kompleksin Partizani dhe do vazhdojë me të korruptuarit e tjerë, me Shkëlzen Berishën që është kulmi i korrupsionit në këtë vend, me Argitën, që s’kanë lënë gjë pa i bërë këtij vendi. Do vazhdojë edhe me Liri Berishën e Metën. Po vazhdon tashmë edhe me bashkëpunëtorë të tyre”, tha Beqiri.
Një koment e ka edhe për arrestimin e Ilir Metës, për të cilin thotë se hetimet do të vijojnë edhe për bashkëpunëtorët e tij, që i quan organizatë kriminale. Sipas Beqirit, 23 dosje të Metës ‘flenë’ në Kryeministri.
“Haxhinasto ka edhe probleme të tjera me privatizimet korruptive që janë bërë në këtë vend. Haxhinasto ka probleme pothuajse në të gjitha aferat korruptive të metës.
Ata do vënë pas Metës, se Meta se ka bërë vetëm që të shkonte të vidhte floririn e Krrabës. Ai kishte organizatën e vet kriminale, ministrin, guvernatorin e bankës, u bënë 4 çelësa bashkë që vodhën floririn e Krabës.
23 doje të Metës qeveria i ka në kryeministri thuajse të gatshme, që nga afera e karburanteve deri tek pasaportat diplomatike që kanë dhënë, deri tek afera të tjera, KESH deri te lekët e pirmadiave që i përdori për veten e vet. I ka qeveria sot”, tha Beqiri.
Ke te zesh e ke te lesh ne kete vend per vjedhje dhe korupsion ….po flas vetem per qeveritaret nga cdo lloj drejtimi , majtas dhe djathtas , po ka te djathte , se per mendimin tim krejt personal jane te gjithe komunista te kamufluar dhe te vetquajtur te djathte …. Nuk ka te djathte ne Shqiperi , ata qe ishin dhe besonin djathtas ,qe dhane jeten per nje besim te kundert me ate te majtin u eleminuan …..kaq e thjeshte eshte ……dikush edhe mund te kete besim te kundert me kete qe shkruaj ….thjesht genjen veten ……
Kur te mbarojne me hajdutet e qeverise do fillojne me ata te opozites se nuk duam te ngelemi pa opozite me kriminela si saliu,muli,vokshi e ca budallenj
Nje pyetje kam une: di gje ti I.B. se kush ia dha vulen, flamurin dhe seline e Partise Demokratike ne menyren me antikushtetuese, birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berishes?! Nese e di, pyete Gjykaten e Apelit te Shqiperise:"Cfare te beje Berisha me vulen, flamurin dhe seline e Opozites Demokratike, te heshte, t'ia kepuse gjumit, apo te luaje domino ne tarracen e pallatit? Se dyti, a ka burre nene dhe kelysh kurve ne Shqiperi qe te guxoje t'ia marre seline, flamurin dhe vulen e Opozites Demokratike qe Gjykata e Apelit te Shqiperise ia dha perbindeshit te Vicidolit ?! Pra te keqen e kemi tek pushteti i trete: Gjyqesori. Ke ndonje fjale per Gjykaten e Apelit, o avokat?!
Lol Guraziu don me sakrifiku per ta, i thote Spakut kaloni te une e vetem me ata mos u merrni. Jam pesh e rand une, kam vjell boll.