Kapitalizmi po shtyn demokracinë drejt spirales së vdekjes

15 Nëntor 2024, 22:27Politika TEMA
Kapitalizmi po shtyn demokracinë drejt spirales së vdekjes

Nga Katharina Pistor, Project Syndicate

Akuzat pas-zgjedhore në SHBA jo vetëm do ta shkatërrojnë Partinë Demokratike, por do t’i shpërqendrojnë njerëzit  nga elefanti në dhomë. Demokracia është gërryer nga një regjim socio-ekonomik që vendos treguesit e çmimeve mbi nevojat e njerëzve, duke minuar aftësinë tonë për konsensus dhe vendimmarrje kolektive

 

Zgjedhjet e fundit në SHBA shenjojnë atë çfarë gjermanët e quajnë ‘Zeitenwende’ (pikë kthese). Votuesit po tregojnë qartësisht se ata kërkojnë ndryshim, duke parapëlqyer një administratë të dytë të Donald Trump në vend të nje tjetër qeverie të përkohëshme që drejton nga maja e një regjimi të refuzuar nga qytetarët.

Është e vërtetë se partitë politike që premtuan se do të ruanin statuskuonë kanë humbur në çdo shtet gjatë vitit të fundit. Por, rëndësia e faktit që votuesit në demokracinë më të vjetër të globit refuzuan themelet konstitucionale të vendit të tyre – si sundimi i ligjit, gjyëqsori i pavaraur, proceset e rregullta dhe kalimi paqësor i pushtetit – nuk mund të anashkalohet.

Akuzat filluan përpara se rezultatet e zgjedhjeve të zinin vend plotësisht, duke u përqendruar, siç parashikohej, tek elitizmi, identiteti dhe vetë kandidatja humbëse. Ky cikël kritikash e akuzash do ta përçajë Partinë Demokratike amerikane, duke e bërë atë edhe më pak të aftë për të qeverisur në të ardhmen. Por, do t’i shpërqendrojnë njerëzit edhe nga thelbi i problemit: kapitalizmi. Demokracia duket se është në grahmat e fundit, pasi është subjet i një regjimi socio-ekonomik që i vendos të gjithë kundër të gjithëve, duke minuar kështu kapacitetin për konsensus dhe vendimmarrje të përbashkët.

Kjo nuk është hera e parë që kapitalizmi kërcënon të shkatërrojë demokracinë. Një shekull më parë, pasojat e industrializimit të shpejtë në kurriz të indivdit dhe komuniteteve, nxiti fuqizimin e fashizmit dhe të komunizmit në Europë. Historiani i ekonomisë Karl Planyi, teksa shkruante gjatë Luftës së Dytë Botërore, zbuloi se rrënja e trazirave politike të kohës ishte sistemi ekonomik, ku shoqëria duhej t’i nënshtrohej parimeve të tregut.

Sipas Polanyi-t, problem nisi me shfuqizimin e të ashtuquajturave “ligje për të varfërit” në Angli në fillim-shekullin e XIX-të. Masat e njerëzve që nuk zotëronin tokë, nuk kishin tjetër rrugëzgjidhje veçse të migronin drejt qyteteve, ku shfrytëzoheshin si krah i lirë pune në fabrikat që në fund iu morën jetën atyre dhe fëmijëve të tyre. Edhe pse nuk ka dyshim që ky system solli një zhvillim të madh, ai pati kosto të lartë për shumë njerëz. Po të mos qe për shkatërrimin që solli Lufta e Parë Botërore, masave do t’iu duhej një kohë edhe më e gjatë për t’u ngritur kundër tij.

Shtetet e Bashkuara, të cilat morën pjesë në Luftën e Parë Botërore por nuk përjetuan luftë në territorin e tyre, mundën ta shmangnin reagimin e masave, pavarësisht krizës ekonomike të viteve 1930-të. Këtu vlen të kujtohet se administrata e Presidentit Roosevelt arriti atë që shtete të tjera nuk mundën ta realizonin. Ajo i ktheu qytetarëve amerikanë një siguri ekonomike të mjaftueshme që ata të mund të planifikonin një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Megjithatë, këtë herë gjërat janë ndryshe dhe jo vetëm në SHBA. Jetojmë në një sistem, për të cilin shumica e politikanëve shprehen se nuk ka alternativë zëvendësuese. Në fakt, vetë ata ia kanë dorëzuar prej kohësh kontrollin sistemit dhe nuk e kanë aftësinë e as vullnetin të imagjinojnë një sistem tjetër. Thënia e të ndjerit Fredric Jameson se “është më e lehtë të imagjinosh fundin e botës se sa fundin e kapitalizmit” ka fituar sërish terren dhe nuk është e vështirë ta kuptosh përse. Qeveritë kanë shumë pak hapësirë për të manovruar nëse nuk duan që të ndëshkohen nga forcat (krejtësisht amorale) të tregjeve financiare. E lavdëruar për një kohë të gjatë si një mjet për të displinuar ligjbërësit, globalizimi financiar ka vendosur fatet e shumicës së shoqërive në duar e investitorëve, që interesohen vetëm për sinjalizimet e çmimeve, por mbeten krejt të ftohtë ndaj nevojave njerëzore.

Qeveritë lidhën vetë duart e tyre me shpresën se tregjet do të bënin shpërndarjen e kapitalit, produkteve dhe punës. Duke besuar se duhet t’ia lironin rrugën tregut, qeveritë i hapën shtetet e tyre ndaj rrjedhjes së lirë të kapitalit me gjithë mbështetjen për kodifikimin ligjor të aseteve dhe ndërmjetësuesve në favor të të kamurve. Më pas, ishin po qeveritë që inkurajuan bankat qendrore të shpëtonin ndërmjetësit që kërcënonin të rrënonin gjithë sistemin financiar, duke shaktuar një tjetër krizë.

Gjithashtu, shtetet adoptuan traktate ndërkombëtare që iu dhanë korporatave shumëkombëshe fuqinë për të paditur shtetet ku kishin qendrat e tyre, me pretendimin se kishin kërcënuar mundësinë e marrjes së fitimit nga investimet e tyre, apo edhe për trajtim “të padrejtë e të pabarabartë.” Ndërsa këto çështje trajtoheshin nga gjykata abritrare të ndodhura jashtë shtetit të paditur, qeveritë praktikisht çarmatosën gjykatat e tyre, duke minuar kushtetutat e tyre (dispozitat e të cilave nuk mund të përdoren për mbrojtje kundër shkeljes së traktateve ndërkombëtare).

Disa shtete (sidomos Gjermania), shkuan deri aty sa t’iu mohonin qeverive të ardhshme mundësinë e rritjes së financimit shtesë të boxhit, duke imponuar kërkesa për ruajtjen e balancës së buxhetit në kushtetutat e tyre. Ndërkohë, shtete të tjera i vendosën popujt e tyre në kontroll edhe më të ngushtë, duke ndjekur masa fiskale shtrënguese, ndonëse të pasurit grumbullonin gjithmonë e më shumë pasuri, duke shtuar asetet falë politikave monetare lehtësuese për ta. Sikurse Odisea, i cili kërkoi t’ia lidhnin duart te direku i anijes për të mos bërë të pabërën gjatë këngës së sirenave, edhe qeveritë gjetën mënyra për t’iu shmangur këngës së së votuesve, nga të cilët ishin zgjedhur. Për rrjedhojëm vetëqeverisja demokratike e humbi besueshmërinë kohë përpara se partitë anti-demokratike të nisnin sulmet e tyre.

Polanyi mendonte se lufta do të pasohej nga një tjetër ndryshim radikal, që do të vendoste në kontroll shoqërinë dhe jo tregun. Meakinzmat ligjorë e institucionalë që u adoptuan për të realizuar këtë qëllim funksionuan në fillim, por nuk vonoi shumë derisa sektorë privatë fuqishëm dhe avokatët e tyre gjetën mënyra për t’i tejkaluar përmes arbitrazheve.

Dy dekada pas luftës, ajo që Greta Krippner (sociologe pranë Universitetit të Miçiganit) përshkruan si financimi i ekonomisë amerikane, kishte nisur tashmë. Fitimi u shndërrua në qëllimin nga i cili varej çdo nevojë apo aspiratë tjetër. Ndërsa dëmi kolateral i këtij procesi u shtri në disa aspekte, goditja më e rëndë ishte ajo që iu dha aftësisë për vendimmarrje kolektive.

Sikur komunizmi dhe socializmi të mos kishin rënë pikërisht në momentin kur financimi i ekonomisë çliroi forcën e vet të plotë, shumëkush do t’i kishte vënë re më herët pasojat gërryese të tij (financimit) ndaj demokracisë. Për rrjedhojë, nuk mundëm të dëshmonim “fundin e historisë”, të shpallur nga Francis Fukuyama kur Lufta e Ftohtë ishte në grahmat e saj të fundit. Tani, jemi të detyruar ta rijetojmë, por si tragjedi a si farsë, kjo mbetet për t’u parë. /Përgatiti në shqip për gazetën TemA: Bjorn Runa

 

*Katharina Pistor është akademike pranë Columbia Law School dhe autore e librit “Kodi i kapitalit: Si ligji krijon pasuri dhe pabarazi”

8 Komente

  1. Z
    Zagali

    Po vjen komunizmi dhe do jete shpresa e madhe e popujve te botes per nje jete me te mire,me te lire dhe me te begat, pa sundues e papadron.

    Përgjigjjuni
    1. d
      drita

      Padyshim qe bota eshte tejngopur me kete sistem tashme te kalbur ku perfituesit jane disa individe e shoqerite sa vjen e behen me te varfera. Jo vone por shume shpejt po afron 3K(komunizmi i kapitalit Kinez)ku zhvillimi ekonomik dhe emancipimi i shoqerise sjellin stabilitet dhe jete me te qendrueshme ne vendet respektive. Sa per sistemin Amerikan koha do te tregoje si dhe dialektika qe çdo gje lind ,zhvillohet dhe vdes.E pikerisht ky kapitalizem eshte ne grahamat e fundit e ska bir k:: qe e shpeton apo Trapist qe e mban gjalle.Ndaj modeli Kinez do te triumfoje ne tere boten duke iu afruar nje barazie shoqerore e jo ekstremiste ku xhonglere drejtojne nje shoqeri te tere me anen e disa individeve qe u kane dhene parane e kontrollojne boten.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ahaha mpriji dhembet ti se do vije komunizmi,do e sjellin aljenet enkas per qeniet njerezore!! Nga pikpamja modeste e imja,do te shtohen padrejtesite,padronet,sundimtaret,dhe luftra te pa numurta,sepse qe tani shembujt jane te gjalle,Putin,Lukashenko,Xi Jiping,Kim Jong, e te shofim edhe modelin Trumpsi do funksionoje,e te tjere anembane botes,qe mund te marrin si model sistemi.

        Përgjigjjuni
      2. (
        (***)

        Nuk e kuptoni akoma se "politologët" nuk mund të imagjinojnë sistem tjetër, veç kapitalizmit, se aty hanë; nuk kanë lënë rast pa anatemuar socializmin real, se duhej në radhë të parë të emancipimin trurin e tyre, botkuptimin, në rastin më të mirë social-demokrat (socializëm brenda kapitalizmit (!), një absurditet një e gjysmë shekullor, të kritikuar me hollësi nga klasikë e komunizmit shkencor) dhe këta politologë të paguar mjaft mirë, me porosi të paguesve të tyre, shkruan me qindra mijë volume për të çoroditur dynjanë dhe arritën në një rrugë më të shkurtër, nëpërmjet ryshfetit dhe mashtrimit të aparencës, të korruptonin pjesën më të lëkundur të udhëheqësve të luftës ndërtimtare socialiste (pa kërcënuar askënd, por duke ndikuar në dekolonizimin e kombeve dhe shtete të kolonizuara). Tani këta politologët bëjnë çudi se ku do të shkojë bota kapitaliste e sotme, pas dështimit të sistemit të "vendimmarrjes kolektive" të shpikur - me një sistem partish, që zëvendësojmë njëra tjetrën, si zgjidhje për të çfryrë kazanin e lokomotivës së pakënaqësisë popullore në rritje nga akumulimi ekstrem i kapitalit dhe diferencimin gjithnjë e në rritje të klasave dhe shtresave të shoqërisë. Gara e armatimeve po i kthen shtetet dhe aleancat ekonomiko-ushtarake të botës në fuqi imperialiste (edhe ato që s'ishin të tilla) dhe kapitali, që siç po detyrohen ta pranojnë vet politologët, nuk po arrin ta menaxhojë vetë drejtimin e shteteve veç e veç dhe së bashku, siç është parashikuar dhe më parë, shkatërron "demokracinë" - (asaj që ai i thotë demokraci - dmth sundimin e pakicës ndaj shumicës, ndryshe populli në pushtet nuk do të lejonte që të pasurohej në kurriz të tij) - dhe sjell në pushtet fashizmin. Nuk ka asnjë iluzion, se qeveritë kapitaliste ose social-demokrate do ta bënin vetë rishpërndarjen e kapitalit, brenda sistemit që prodhon mbivlerë në mënyrë kolektive dhe e përvetësohet atë individualisht, duke maksimizuar fitimet, pasi paguan taksat. Kur ulja dhe ngritja e taksave as që i prek fitimet private, përkundrazi, i shton ato në kurriz të çmimeve; paguesi, populli votues i partive në shtetin shumëpartiak. Në rastin kur u propozohet që do të ulen taksat gëzojnë të gjithë, veç hallexhinjve, që përfitojë ndonjë shërbim social nga taksat e larta që mbledh shteti social-demokrat. Imagjinoni: u ulet taksa rrogëtarit, i ulet taksa edhe kapitalistit ose punëdhënësit (vini re diferencën) dhe u lihet në dorë kujt(?), që të rishpërndajë kapitalin: shteti më pak të ardhura, punëdhënësi më shumë të ardhura; rrogëtari që s'e ka fitimin sa punëdhënësi sa përfitim ka? Kjo është logjika e sistemit që sot po e zbulokan filozofët kontemporan, që pasi bënë fërtele socializmin real (një partiak), tani po i kthehen kapitalizmit, se kanë frikë dhe t'a shkojnë në mend se dialektikisht po i vjen fundi kapitalizmit dhe jo botës.Ç'të thonë tani(?), veç në mos qoftë e vërtetë, se do të ktheheshin si Dyringu, pas kritikës që i bëri Engëlsi. Fundi i kapitalizmit, në fund të fundit nuk është ndonjë tragjedi sa fundi i historisë, veç çlirim i forcave punës krijuese të popujve; atë nuk e jetojnë të gjithë njëlloj. Disa do ta jetojë si tragjedi, disa si farsë, disa si komedi, disa si gjithnjë janë në pritje pa dhënë xhevap, e të tjerët si çlirim. Socializmi real ka humbur një betejë, por jo luftën. Ndoshta do të jetë ndryshe nga ajo që jetuam, por sido qoftë, me frikërat që kanë mbërthyer politologët kudo në botë, diku feks. Fitimi nuk u shndërrua në qëllim në vetvete pas luftës së dytë botërore; ishte i tillë që në vigjilje të sistemit kapitalist, madje, ishte tipar dallues i tij, duke e maksimslizuar atë. Nuk ka nevojë për komente, e di se kam mëkatuar këtë kohë që jetojmë. Sidoqoftë, njerëzit po kthjellohen, po gjykojnë pak ndryshe, kjo është gjë e mirë, pas hutimit global të fundshekullit të kaluar, kur korrupsioni shtetëror në socializnin real i nxitur nga sistemi që sot po lëkundet në vetshkatërrim, u dorëzua (jo ra), që gati dyzetvjet para mbylljes së shekullit, në mbyllje u dëgjua vetë rropama e tij. Populli humbi rastin e parë për t'u vetqeverisur e rishpërndarë kapitalin. Në këtë botë, që nuk i vjen fundi nga rrëzimi i një sistemi - siç kur kapitalizmi përmbysi feudalizmin, mes një jakobinizmi të paparë, me përndjekje, giotina e prerje koka mbretërish. A mund të zëvendësohet sistemi që nuk po qëndron më në këmbë me një më të mirë, më të avancuar, në mënyrë paqësore; mudet nëse: kapitali nuk aktivizon fashizmin: mbrojtësin e sigurtë të sistemit të përvetësimit privat të fitimit të maksimalizuar.

        Përgjigjjuni
        1. d
          drita

          Ne te gjitha vendet kapitaliste ata qe e kane shfrytezuar me se miri kete rend po bejne perpjekjet e fundit per tia lene fashizmit etapen e fundit ate te vdekjes duke e ndier qe popujt sa vjen e me aktive po behen per te ardhmen e jetes se tyre .Nje segment qe tregon qarte zemerimin e shtresave te mesme dhe te varfera jane edhe perdorimi i rrjeteve sociale ku mjerisht sot qeverite neper mediave vizive dhe te shkruara te vedeve respektive trumpetojne me te madhe arritjet e qeverive respektive edhe pse keto jane ne krize institucionale.Sot kete sistem e mbajne ne kembe mediat e tejfryra qe sherbejne si opium per popujt duke i lodhur me propagande inreale per zhvillime te medha edhe pse te gjithe qeverite sot jane zhytur ne defiçite e borxhe qe i perafrohen Greqise se viteve 2000. Te gjitha vendet jane sot ne krize identiteti ku here âs here per te mos plasur kriza te thella te brendshme ndihmojne njera tjetren me borxhe te pashlyeshme si e si per te mbajtur ne kembe kete sistem idiotesh qe sote drejtojne globin me qeverite respektive te tyre. Revoltat sa vjen dhe po shtohen ne mbare boten kapitaliste edhe pse sot i propagandojne si zhvillime demoratike ,ku ku term ka vdekur me lidjen e kapitaizmit te eger qe pa rezerve mund te quhet sitem fashist ku pakica sundon mbi shumicen. Sipas nje studimi ne asnje vend nuk sundon shumica mbi pakicen por hileja e ketij sistemi multipartiak bene te mundur qe edhe pse mund te jesh force drejtuese ne pakice fale sistemeve te ngritura enkas ku edhe po te fitosh ne zgjedhie me nje shumice ku pjesmarrja ne votime mund te jete nen 50 % e votuesve me te drejte vote quhet force e pare qe k shumicen por qe ne fakt nuk ka shumicen e atyre qe duhet te votojne. Votimi duhet te behet me detyrim pavaresisht se kujt ia jep voten apo e dorezon ate te bardhe.Kjo eshte demokratike dhe jo del nje force politike me 30 % dhe i jepet e drejta te marre shumicen ne parlament dhe te drejtoje vendin .Kjo eshte si antidemokratike ashtu edhe ozurpuese e pushteteve edhe pse nuk e meriton.Ndaj Mul Noket rrin dhe rrijn e kujtohet duke na kujtuar ate shprehjen popullore "sharrum per p..... e kur i ripyet perseri te thone sharruam per pushtet,ndaj do djegim vendin duke e konsideruar si prone te tyre edhe pse akoma kepucet i kane me balte qe nuk u hiqet deri sa te ndahen nga kjo bote.

          Përgjigjjuni
        2. k
          katarakti

          Komunizmi pa demokraci ështê diktaturê e pastër antipopullore. Preferoj 100 herë më mirë këtê kapitalizmin e sotêm se diktaturên shtypëse dhe tiranike të gjakpirësit Hoxha. Siç është thënë, pêr tê krijuar një sistem si duhet, duhen marrë të mirat e komunizmit dhe tê bashkohen me ato tê kapitalizmit. Kapitalizmi krijon pasuri, por ai duhet mbajtur nën njê kontroll tê fortë publik se ndryshe ështê gati të ta shesë mishin e qenit pêr mish qêngji. Prandaj nevojitet një lloj kapitalizmi shtetëror mbêshtetur te ekonomia sociale e tregut. Sundimi i një partie unike duhet ndaluar me ligj. Siç duhet ndaluar po ashtu shitja apo privatizimi i pasurive kombëtare. Një sistem ekonomik që tê krijojê barazi dhe mirêqënie pêr tê gjithê deri më sot ka mbetur utopi. pasi interesat e njerëzve janê tê ndryshme dhe kontradiktore.

          Përgjigjjuni
          1. @
            @@@@

            Ose eshte ekonomi tregu, ose ekonomi sociale. Te dyja bashke nuk qendrojne.

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              Katarakti, rri në mendimin tënd, por një sqarim se ndoshta ta kanë mësuar keq. Nuk dua të influencoj aspak, por komunizmi është sistemi ekonomiko shoqëror më i përparuar, me një demokraci të vërtetë, se është një sistem pa klasa, të varfër apo të pasur, pa parti, dhe pa shtet, i drejtuar nga njerëzit më të ditur, ku nuk do të ketë nevojë për ndonjë lek mënjanë, se kush e di si vjen puna, se do të plotësojë nevojat e të gjithëve dhe secili do të punojë atë profesion që dëshiron... etj. Ç'duhet kontrolli nga shteti i çmimit; nuk do të ketë shtet... Si ta ndalojnë me ligj sundimin e një partia (po demokracia, ku mbeti, ligji tregon diktaturë); po sikur ta votojnë 51% një parti ç'të bëjnë? Koalicion? Po ata mund të jenë opozitarët me gjithë partitë e tjera, si i bëhet halli, po kur, 70%.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje