Votat e Greqisë, avokati: Celibashi ka bërë disa shkelje, po mbron opozitën

16 Maj 2025, 09:40Politika TEMA
Votat e Greqisë, avokati: Celibashi ka bërë disa shkelje, po

Avokati Idajet Beqiri thotë se Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celbashi ka bërë disa shkelje, e fundit, ajo e mos numëriomit të votave të diasporës shqiptare në Greqi.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Beqiri u shpreh se Celibashi po mbron opozitën.

“Ka bërë disa shkelje. Shkelja më e rëndë, është mosnxjerrja e rezultatit të Vorës. Ky është krimi i parë i tij.

Do t’i mbajë mirë marrëdhëniet e mira me Sali Berishën dhe kunatin e tij, Fatmir Mediu. Ky njeri, tashmë, mesa duket, ka diçka Saliu që e mban prej freri Celibashit.

I shtrëngon dhëmbët, Celibashi bën çfarë thotë Saliu. Kur vazhdon KAS, të dalë rezultati”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje