Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Ngjela: S’është politike! Autori s'ishte profesionist, la gjurmë

21 Prill 2023, 16:17Politika TEMA

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Ngjela: S’është

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Euronews Albania, tha se vetëm pasi të bëhen hetimet dhe të zbulohet autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj do të kuptohet nëse kjo vrasje ka qenë për gjakmarrje, për borxhe, konkurrencë apo për arsye politike.

Sipas avokatit edhe pse nuk e përjashton si pistë, shanset që ekzekutimi I biznesmenit në Shëngjin të ketë ndodhur për arsye politike janë të pakta.

Sipas tij nëse është e vërtetë që viktima mbështeste opozitën, Partia Socialiste nuk mund të ketë qenë organizatorja e këtij, krimi pasi siç thotë avokat, ajo e ka të sigurt fitimin e zgjedhjeve.

“Kjo është çështje hetimore, nuk është çështje politike. Pasi të shikojmë identitetin e autorit, atëherë do nxjerrim konkluzionin nëse është vrasje për hakmarrje, për problem ekonomik, për konkurrencë ekonomike dhe në fund fare vjen ajo që thoni ju. Vetëm në rast se kanë të dhëna. Ky ndihmonte Partinë Demokratike. Duhet të keni parasysh një gjë, nuk i bëjnë socialistët këto lloj goditjesh sepse i kanë të sigurta zgjedhjet. Nuk e kanë të nevojshme të kryejnë këto akte kështu që kjo është shumë e largët si mundësi”,-tha Spartak Ngjela.

Ngjela tha se nga të dhënat parparake del se autori nuk ka qenë profesionist, pasi ka lënë gjurmë. Sipas avokatit, autori nuk kishte dorashkë në njërën dorë, çka mund të ketë bërë që të ketë lënë gjurmë gishtash.

Ngjela hezitoi të jepte një verdikt mbi motivet e ngjarjes dhe tha se duhet të pritet kapja e autorit për të dhënë më pas një opinion më të plotë.

“Jo nuk është vrasje me karakter profesional në fshehje të gjurmëve. Do ta kapin nga gjurmët e gishtave nëse i ka lënë. Të shikojmë. Por problem është që kjo është çështje hetimore, nuk është politike. Mbasi të dimë autorin mund të dalim në konkluzionin nëse ishte për hamerraje, për problem mospagimi parash, për konkurrencë ekonomike dhe në fund vjen ajo nëse ishte vrasje politike”, tha Ngjela.

2 Komente

  1. S
    Semi

    Per ju asnje nuk ka qene profedionist nda skeni kapur asnje...as ke topi, as ata qe vrane banakieren...pra si I bie qe keni policine pertoke o Taku...

    Përgjigjjuni
    1. a
      adi

      Jam shume i befasuar me avokatin thot: kur te kapet autori do dim se kush pse e si!!! kur kapet autori edhe xhyshi im do te mesoj kush qysh dhe si!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje