Vrasja e Nikulajt, Mero Baze për akuzat e Berishës: Kërkon të krijojë idenë e një fushate me tensione

20 Prill 2023, 20:20Politika TEMA

Vrasja e Nikulajt, Mero Baze për akuzat e Berishës: Kërkon

Gazetari Mero Baze komentoi sot në “Tema e Ditës” në ABC News akuzat e Sali Berishës për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Gazetari u shpreh se fakti që Nikulaj ka një background kriminal tregon se ngjarja nuk ka lidhje me politikën ndërsa i cilësoi akuzat e Berishës si montruoze.

Teksa u pyet nga gazetarja Juli Krisafi se cili është qëllimi i Berishës për të përfshirë politikën në këtë vrasje, analisti tha se ai ka për qëllim që të sigurojë më shumë vota. Siç shtoi Mero Baze, kreu i Foltores tenton që të krijojë idenë se po nis një fushatë me tensione dhe vrasje.

“Interesi i tij është fakti që atë ndikim të vogël elektoral që mendon se ky person e ka pasur në Lezhë, duke akuzuar qeverinë, shpresojnë që ky fluks votash të kalojë në krahun e tyre për t’u faktorizuar dhe për të krijuar idenë e një fushate elektorale që po nis me vrasje. Duan të krijojnë një proces të inkriminimit të zgjedhjeve. Mënyrë për të ndezur fushatën elektorale sipas stilit të Berishës.”, tha gazetari.

1 Komente

  1. B
    Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

    Mero do ishte diçka e bukur qe poshte shkrimit te vendosje videon abc news qe ju jepni çdo mbremje .....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje