Ndonëse të mbyllur për 9 orë me radhë, 8 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendim unifikues për ankesën e kryeministrit Rama, duke e rrëzuar si rezultat i ndarjes së votave 4 me 4, gjë që nuk i jep zgjidhje ankesës së tij, por e rrëzon duke e kthyer çështjen në pikën e nisjes pikërisht për shkak të pamundësisë së marrjes së një vendimi shterues.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, nuk ka lidhje dhe është i ndarë nga çështja e imunitetit dhe mandatit, që Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Parlamentit, fill pas vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi përkohësisht GJKKO-në, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Pra, nga njëra anë qëndronte vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese mbi ankesën e Kryeministrit për pezullimin nga detyra të ministres dhe zëvendëskryeministres, ndërsa, nga ana tjetër, procedura parlamentare për kërkesën e SPAK lidhur me heqjen e imunitetit dhe autorizimin për masë sigurimi.
Gjykata Kushtetuese u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga Edi Rama, e cila u ndërtua si një konflikt kompetencash mes Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga ana tjetër. Objekti i kësaj kërkese ishte shfuqizimi i pjesës së vendimeve të GJKKO-së që kishin vendosur dhe vijuar masën ndaluese të pezullimit nga ushtrimi i detyrës për Belinda Ballukun, duke u pretenduar se kjo masë cenonte kompetencat kushtetuese të ekzekutivit dhe raportin e tyre me pushtetin gjyqësor.
Siç u pa, vendimmarrja e Kushtetueses përfundoi pa një shumicë vendimtare, ngase votimi u nda barazim, çka do të thotë se kërkesa e Kryeministrit nuk u pranua dhe, si pasojë, pezullimi nga detyra mbeti në fuqi.
Juridikisht, ky rezultat nuk përbën një miratim të plotë të njërës palë, por ka efekt të qartë praktik, sepse gjendja e krijuar nga vendimi i gjykatës së posaçme nuk ndryshon.
Me këtë vendim, Kushtetuesja u shpreh vetëm mbi një çështje kompetencash dhe raportesh ndërinstitucionale, pa hyrë në thelbin penal të çështjes.
Paralelisht me këtë proces, po ecën kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për autorizimin e nevojshëm që t’i hapet rruga masës së sigurimit ndaj Ballukut, përfshirë variantin e arrestit shtëpiak. Kjo kërkesë lidhet jo me funksionin e saj qeveritar, por me faktin se ajo është deputete, çka kërkon domosdoshmërisht ndjekjen e procedurës parlamentare për imunitetin.
Në këtë pikë hyn në lojë Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, një organ që nuk gjykon fajësinë apo pafajësinë e askujt, por shqyrton vetëm aspektin formal dhe procedural të kërkesës së prokurorisë. Ky këshill është ura ligjore mes kërkesës së SPAK dhe vendimmarrjes së Kuvendit, pa të cilën masa e sigurimit nuk mund të zbatohet.
Në planin politik, socialistët kishin deklaruar se do të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të mbanin një qëndrim për vijimin e procedurës parlamentare. Ndonëse nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e tyre, menjëherë pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, që të thërrasë pa vonesë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke argumentuar se çdo justifikim për pritje kishte rënë.
Në aspektin ligjor, vendimi i Gjykatës Kushtetuese as nuk e bllokon, as nuk e zëvendëson procedurën e Kuvendit dhe as nuk ka fuqi të ndikojë mbi kërkesën e SPAK. Kushtetuesja është shprehur për një konflikt kompetencash dhe për vlefshmërinë e një mase që prek ushtrimin e funksionit qeveritar, ndërsa Kuvendi, përmes Këshillit të Mandateve, duhet të shprehet për një çështje krejt tjetër, atë të imunitetit parlamentar dhe autorizimit procedural për masë sigurimi.
Në këtë kuptim, përpjekja për t’i përzier këto dy procese, më shumë ka të bëjë me përplasjen politike se sa me realitetin juridik, sepse ato as nuk ndërhyjnë te njëra-tjetra dhe as nuk e kushtëzojnë njëra-tjetrën. Çështja e vetme që mbetet e hapur është politike dhe tani ngelet për t’u parë se çfarë kishte për qëllim Kryeministri Rama në krye të këtij diskutimi kur u shpreh se qytetarët shqiptarë i kanë dhënë 83 mandate për të qeverisur dhe ai së bashku me mazhorancën socialiste do ta ushtrojë këtë besim./TemA
Po atehere pse Peleshi me urdher te mbretit priti vendimin e Kushtetueses? Perderisa jane te ndara, dhe jane te ndara, cfare po presin? Vendimi i djeshem i kushtetueses i le te gjithe, cdo pushtetatr, i sotem dhe i ardhshem, pa mburoje.
Deri tani Merua mbeshteti Ramen dhe PrejLeshin .Tani thote nuk ishte e nevojeshme
Nuk na thate ndonje gje te re. Opozita ka dy muaj qe thote kete. Dhe ka te drejte….
Duhet të japë doreheqje vetë…, po ajo eshte surrat i keq…!!
Nuk dua te gjyjoje rastin Belinda por fenomeni, kur dy palet kane nje konflikte i drejtohen gjykates dhe gjykata vendose te fajesoje njerin dhe ti japi te drejte tjetrit ky eshte principe , por gjykate qe thote nuk e di , une s'kam degjuar. Pse u zhvillua gjyqi pa te 9 antare dhe pse vendi qendrone vakant .... Neser SPAKuuuuuu mer nje leter anonime nga Nesti Angoni ka te drejte te shkaktoje edhe kryeministrin....atehere pse votohet ...... Fajtore ne kete histoire eshte Rama ose te reformoje kete organizate Berrishiste ose mbylle , bolle me perallat jane amerikane jane europiéen , drejtesia eshte shqiptare njerzit qe ndeshkohen jane shqiptare ndoshta Amerike e Europe bejne expérimente me ne .... Nuk eshte fare problème zonja Balluku pasi kryeministri munde te largonte edhe pa qene e akuzuar, e zevendonte me nje tjeter minister , por rreziku eshte te fenomeni..... Çfare do ndodhi asgje , PS nuk do ti heqi mandatin si kunder pergjigje dhe kjo histori do vazhdoje deri sa SPAK te mbyllet.
Reply to shume mire. Mendime te drejta. Edi Rama u votua nga populli dhe i dha 84 mandate dhe ne kete raste te padrejte duhet te beje diçka. Mire e thoni se nuk eshte rasti i Ballukut,por kjo do behet rruge dhe SPAK do arestoi ke te doje bytha atij se gjoja jane te pavarur.
Une po te isha kryeminister si Edi Rama sot, do te veproja konforme mendimit dhe arsyetimit tim se: gjykata kushtetuese ne kete rast eshte inekzistene persa nuk dha nje vendim pro ose kundra kerkeses se bere nga kryeministri. Komisioni mandateve dhe imuniteteve konforme ligjit duhet te mblidhet duke patur parasysh, do apo nuk do edhe vrapin e SPAK qe sa kryeministri e çoi çeshtjen ne gjykaten kushtetuese, ata brenda 24 oreve kerkuan mase tjeter: heqjen e imunitetit dhe komisionin e mandateve do ta orjentoja te mos ja heqin unitetit dhe mandatin Ballukut, njesoj si veproi politikisht dhe jo ligjerisht SPAK. Per çdo veprim, ka kunderveprim - ligji i trete i bashkeveprimit te trupave i NJutoni qe vepron ne fizike por dhe ne mendje ne keto kushte. Pra parlamenti nuk duhet te ja heq imunitetin Ballukut ne asnje menyre dhe deri ne zgjedhjet e ardheshme. Ligjerisht çfare ka me ne dore SPAK dhe Gjykata? Zero me bisht, eshte kompetence eksluzive e deputeteve qe ka zgjedhe populli ne demokraci dhe jo e prokuroreve dhe gjykatesve qe i mbledh nga rruga dhe i vendos ne ato vende pune. Pavaresia nuk eshte te qellojne me pushke njeri tjetrin por te respektojne njeri tjetrin sipas ligjit meqense ata jane dhe ligjzbatues. Ne se Edi Rama urdheron deputetet te lirojne mandatin e Ballukut, atehere dhe ai duhet te jap doreheqejen dhe nuk eshte me burre shteti. Po çfare propozoj une fshatari pa shkolle juridike por me, mendje shqiptare :1- Parlamenti shqiptar te krijoje nje komision per rishikiminn e kushtetutes sa me shpejte ku te futen te gjitha difektet qe jane konstatuar gjate kesaj kohe. 2-Mbasi te analizohet me ekspert, te hidhet ne popull per diskutime dhe marrje mendimi. 3 -Te nxirren konklyzionet perfundimtare dhe parlamenti ta miratoje kushtetuten e re. 4- Kushtetuta te kaloje ne referendum popullor dhe te miratohet nga populli . 5 - te hyje ne fuqi menjehere mbas miratimit. Dhe per drejtesine te behet e njejta gje, ndersa prokuroret e gjykatesit te jene te varur nga ministria e drejtesi, pavaresi ne zbatim vendimesh e ligjit por jo administrative si e ka bota. Se perse duhet ministria e drejtesise, kur drejtesi na ka dale ministri me vehete :ministria e prokuroreve dhe gjykatesve ?! KJo eshte puna dhe detyra e votuesve qe populli hodhen voten me 11 maj. Ndersa ata qe bredhin me karrike me krahe bulevardit apo bejne shetitje te jene te lire per ta bere, por te kontrolluar hermetikisht po te veprojne kunder ligjit, te mire monitoruar nga toka dhe ajri, se ai populli tjeter nuk u a ka borxh. Ne fund kisha dhe nje sygjerim. Edi Rama duhet te riformatoje qeverine ne kushtet qe eshte duke patur parasysh qe te gjithe ministrat duhet te jene edhe deputet qe kjo palaço drejtesi qe egziston deri ne riformatimin e saj te mos kete kompetence te nderhyje por vetem vula a votes popullit : PARLAMENTI SHQIPTAR. Me nderime -percilli keto , Mero, se une s'kam ku e gjej Edi Ramen se eci me bastun.
Janë që janë duke bërë këtp që ti thua, të nxjerrin dhe një ligj që thotë kush është kundër Ballukut të dënohet më shumë.se 3 vjet burg, se përderisa 3 vjet dënohesh për parkim dopjo, afërmendësh që po kundërshtove Ballukun që është votuar, duhet të dënohesh më shumë!!!
Janë që janë duke bërë këtp që ti thua, të nxjerrin dhe një ligj që thotë kush është kundër Ballukut të dënohet më shumë.se 3 vjet burg, se përderisa 3 vjet dënohesh për parkim dopjo, afërmendësh që po kundërshtove Ballukun që është votuar, duhet të dënohesh më shumë!!!
Kam pyetje për GJK, SPAK
Si Nard Noka fole o Nero.
Vezhgimet e Temes, arrestim pa Denim …..!!!?? Po kshu jan ligjet pasi masa e sigurise parashikohet kur ti Mund ti shmangesh denimit jo vetem kur prish provat. Lali Eri shkoj ne amerike pak dite para se te arrestohej dhe u kthye vetem se ja mbushi mendjen Rama se as qe kishte ne Menje te kthehej pasi ai e do qe ka vjedh milionat, kshuqe mos shisni filozofi juridike
Vertete uroj per hir te integritetit qe duhet te ruaje gazetarija, ky shkrim te jete thjeshte rastesor ne kohe, dmth fiks pas ketij rezultati te GJK, pasi ishte e qarte qe ne fillimet e te dyja ceshtjeve, qe ishin te ndara por thjeshte trajtoheshin te nderlidhura, vecanerisht ne raport me efektin e vendimmarrjes se GJK.
Vendimi i GJK-s eshte as mish--as peshk.Nuk eshte ndare me qendrim se duhet apo nuk duhet te pezullohet nje minister nga nje prokuror?Ky vendim na thote se:Nje ndeshje futbolli ,ku ndeshja del barazim,ekipi vendas merr tre pike dhe kundershtari 0-pike.Cudira Shqiptare,ku nje "pushtet"ai gjyqesor (i shkalles me te larte) jep vendime pa kuptim.Dhe ne kerkojme SHTET e shtet te se drejtes.Si lum ne si lum Shqiperia per keto gjykata e per kete reforme.