Çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e çështjes Balluku

6 Shkurt 2026, 22:05Politika TEMA
Çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës

Gjykata Kushtetuese, në mbledhjen e saj të datës 6 shkurt 2026, ka marrë në shqyrtim kërkesën e Kryeministrit të Shqipërisë për konflikt kompetencash me Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në përfundim, Kushtetuesja u nda 4 me 4, gjë që rrëzon automatikisht kërkesën për të hequr masën e pezullimit dhe duke konstatuar se trupa gjykuese nuk arriti shumicën e nevojshme për një vendimmarrje unifikuese mbi thelbin e çështjes.

NJOFTIMI I PLOTË I VENDIMMARRJES:

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.

Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon ntë mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të  detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.

Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.

Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Rrëzimin e kërkesës.

Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës

12.12.2025.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. 

 

57 Komente

  1. U
    USA

    Rrofte Republika e Prokuroreve.

    Përgjigjjuni
    1. /
      // Sali Ram (a) Berisha...//

      O BELA CIAO ...O BELA CIAO BELA CIAO CIAO CIAO .....Jepi Spak , ke mbeshtetjen e gjithe popullit , nxirri para gjyqit gjithe funderrinat e ketij vendi , nga Saliu e deri te Bela e Lali !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Po une nuk e kuptova vendimin e gjykates kushtetuese shqiptare: ndryshe shprehet e ndryshe votohet !!! Megjithate keta kemi ne qe kemi mbeshtetur koken. Po sa kushton koka e atyre dhe sa kushton koka jone, kete pergjigje kjo gjykate nuk na e dha. Do ta marrim ne gjykaten e re kur te zgjidhet dhe bari te jete rritur shume.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          E lexova vendimin dhe mu kujtua koha kur fillova të mësoj fizarmonikën. Gjëja më e bukur që dija të bëja ishte 2 të bardha dhe një të zezë....

          Përgjigjjuni
          1. a
            antipatrea

            Ti mbase ke të drejtë , por atë emrin Sali... nuk e kuptoj ç'e ke , pasi ky spaku e ka vërtetuar se ,deri tani të paktën , Salës i ka ngrënë munë , i ka lëpirë by..ën , dhe në fund i ka thënë : më fal se të ngatërrova pak leshin - or Taj Sali ...

            Përgjigjjuni
            1. /
              // Sali Ram (a) Berisha...//

              Do ti vije koha edhe Saliut , aty me shoket do te shkoje ....problemi me i madh ne kete vend eshte se nen rrogoz keta politikane funderrina jane aleate....lexoje pak emrin tim , nuk eshte rastesi qe emri i Sales ka brenda edhe Ramen...

              Përgjigjjuni
              1. N
                Naivi

                ore ti me emrin Sali, tani kemi nja 15 vjet qe e degjojme kete perrallen "do vije edhe koha e Saliut", po meqene se je i informuar nga ana e Spakut, kur do vije koha e Zen Gerdecit?

                Përgjigjjuni
              2. V
                Vini

                Saliut ja hengren koken femijet. Se te qe per te, as te shkallet e pallatit nuk i qasej SPAK u

                Përgjigjjuni
                1. 9
                  90

                  pse ata 4 viktimat e bulevardit i vrane femijet apo Saliu?

                  Përgjigjjuni
            2. t
              tpc

              Ha ha ha.Nga sot Olsi Dado ka te drejte ti vere prangat Edi Rames pa pasur nevoje per leje nga parlamenti. Kjo eshte "drejtesia e re" me te cilen Rama e PS mburren cdo dite. Rrofte Republika Argitasve ne Prokurori e ne Gjykata. Rama do shkoje ne burg ndersa Berishes do i paguajme demshperblim per shqetesimet qe i kemi shkaktuar me 21 Janar dhe ne Gerdec. Te dhjefsha Ramen e te dhjefsha PS. Jeni me bajga e me frikacake se Fatos Nano pas luftes civile te 1997-es.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tpc

                E sakte , nje parti qe populli i dha shumicen, dhe nuk arrine dot te vendosi drejtesine ne rrugen e se drejtes por e ka lene si arme ne duart e nje bande rrugaçesh dhe te nje familje kriminale , nuk meritone rrespekt

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Marku

                  Jo o Kopan nuk ja hedhin dot prangat Rames dhe nuk e pezullojne dot sepse nuk eshte i emeruar nga dikush tjeter por eshte i zgjedhur nga populli me.vota. Prrsidenti vetem e autorizon formalisht te krijoje qeverine. Ndersa ministrat jane te emeruar nga dikush ne.kete tast nga KM.dhe mund te pezullohen KETE KANE THENE 8 ANTARET E GJK

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    I kane hequr mandatin si deputete zonjes? Nese jo, me cfare lloj te drejte fshihet pas postit nderkohe qe ka akuza ndaj saj! Intitucionin e doreheqjes nuk e njohin fare qeveritaret tane. E ka ne dore te vertetoj pafajesine e saj si edhe te tjere qytetar e kane vertetuar duke u perballur me gjykim. Te tjerat jane lojera politike qe qytetarit te ndershem dhe jomilitant nuk i interesojne fare.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drini_dl

                      zoti Taulant Balla , mos u merzit se keshtu e ka jeta lale .

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nul Moka

                      Ikën Balluku, po vjen një tjetër pa Balluku...... Mos u gëzo o I gëzuar, mos u hidhëro o i hidhëruar.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        k

                        Shqiperia nuk ka asnjë shprese ti mbijetojë korrupsionit. Ajo do vdesë ,dhe eshte gjysëm e vdekur.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bureto

                          E lexova arsyetimin e vendimit te Gj.K per çeshtjen”Balluku”. Mu duk se arsyetimi i katershesh qe votuan pro ankimimit te Edi Rames ishte më objektiv se tjetri. Komente mund te behen plot, edhe pse nuk duhej te ndodhte keshtu, sepse nje vendim me shumice votash duhej marre. Kjo do te ishte në seriozitetin e trupes se GJK, por edhe per vete rendesine kushtetuese te problemit, perfshire edhe sensibilizimin public rreth saj. Gjithsesi, per çka ndodhi, asgje për t'u trajtuar si dramë! Sepse në kuadrin kushtetues-ligjor, Balluku nëse ka shkelur ligjin, asgjë nuk e ndalon SPAK-un t’ia kopsitë dosjen asaj dhe t'ia çojë për gjykim në themel në GJKKO. Ama deri atehere, ajo prezumohet e pafajshme. Këtu mbaron puna e tyre dhe populli këtë do: "barazi para ligjit", "ndëshkim për këdo" pavarësisht pushtetit që ka. Ana e dytë e problemit ka karakter politiko-mediatik, fushë ku mund të flasë e të japë mendim kushdo, padallim. Por problemi thjeshtohet kur vjen puna se çfarë kërkohet nga ky mjedis ‘oreksesh’: Drejtesi apo të largohet Rama, apo/dhe të bjerë qeveria e tij. Po ja që as njëra e as tjetra nuk mund të ndodhë nga dëshirat e gjithkujt, individë, parti apo shoqata, bile as e vetë dyshes SPAK-GJKKO, siç’orekset’ presin. Rama dhe qeveria e tij mbeshtetje nga një maxhorancë prej 83 deputetësh, që nuk ka 'zot' ta largojë, veç në dashtë ai vetë. Po edhe sikur kjo të mos ndodhë, ai nuk është i rënë nga qielli, ka plot të tjerë nga PS që mund ta zëvendësojnë. Pas vendimit te djeshem te GJK, vimë tek ‘oreksi’: Balluku shkarkohet duke u riformatuar nga Rama qeveria e tij dhe keshtu ajo mbetet jashte saj, sepse mbasi konflikti kushtetues deri me tani ishte per kompetencat institucionale dhe jo personi Balluku. Pra Rama, edhe pa këtë situatë e imponuar gjithsesi, pa problem në muajt në vijim mund ta riformatonte qeverinë dhe disa ministra mund t'i zëvendësonte. Gjë mëse normale kjo! Psh, njëra mund te ishte ndarja e superministrisë që drejtonte Balluku në dy ministri: Ministri e Energjisë dhe Industrisë, dhe Ministri e Infrastrukturës dhe Transportit. E fundit, problemi në vijim mbetet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit, tashmë të deputetes Balluku. Kjo është kompetencë ekskluzive e Kuvendit, që mendoj se ky nuk do t'ia heqë. Mbetet ta shohim ne ditet në vazhdim. Kjo kurrësesi nuk e ndalon SPAK-GJKKO, (rasti i deputetëve Berisha, Mediu) që me fakte dhe prova ta dënojnë atë. Po jo me zvarritje siç deri më sot ka ndodhur me saliun, Faten, Metën, Veliajn etj, ‘ishësh’ që ata mendojnë se janë fajtorë. Populli është i etur për drejtësi dhe vetëm drejtësi. Meqe para 2016, ajo ishte nje drejtesi e kapur nga pushteti, pergjithesisht e korruptuar, ky ka qenë dhe qëllimi i reformimit të saj, por që mesa kuptohet është në prag dështimi. Uroj pikërisht kjo të mos ndodhë! Sidoqofte, me nderhyrjet e duhura, ajo mund dhe duhet te permiresohet.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Juristi

                            po mar ne analize vetem nje pasazh te motivimeve te Gjykates; "Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë". Pra kjo gjykate innorante e harron principin e prezumimit te pafajesise, mbasi harron qe "ligjërisht përgjegjës per shkelje ligji", konsiderohesh vetem pas perfundimit te gjyqit ne te 3 gradet e gjykimit e jo me akuzen e prokurorise! Kaq per sot!

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Juristi

                              Edi Rama me 83 petritat e tij duhet te bejne disa ndryshime ne kushtetute, mbasi ligji aktual, duke pare edhe ngercin ne gjykaten kushtetuese, gjyqesorit i jep te drejte edhe te pezulloje keshillin e ministrave, ndersa gjyqesori vete eshte i paprekshem, pra ne kete drite kemi nje demokraci nen drejtimin e gjyqesorit. 1. ndryshimin e kushtetutes ku te evidencohet qe Kuvendi i Republikes mund te shkarkoje cfaredo lloj gjyqtari (edhe kushetues) per paaftesi profesionale apo shkelje ligji! 2. Gjyqesori nuk mund te pezulloje anetaret e keshillit te ministrave!

                              Përgjigjjuni
                            2. 1
                              10 000 euro nuk kushton larja avionit

                              Shpresoj qē opozita tē lērē menjan foltoren e sē hēnēs dhe protestēn kombētare tē sē martēs.Nuk ka mē kuptim qē dhe Lapaj tē mos kthehet nē banesēn e tijē.Tani opozita e feston me shampagn kētē lajm pozitiv pēr tē.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Epirioti II

                                E cfare dreq vendimi eshte ky?! Shpetuan menderen e tyre keta te Kushtetueses kesaj radhe. Ta kishin dhene 5-3 per qeverine ose 3-5 per SPAKun. Keshtu ky rast delikat juridik mbeti pa interpretim kushtetues dhe e ktheu situaten edhe me keq se para ankeses se qeverise. Ja pse duhet Gjykata me 9 anetare sa me shpejte.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Epiri, djepi I shqiperise

                                  Jo Po me 19 antare. Pse duhet ete mbajme me rroga 9? 5 eshte e mjaftueshne

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Sula

                                  Kur dhe gjyqtarët e gjkk nuk dinë të lexojnë ligjet vaj medet Dumani e Dako. Mundet të më thot dikush se cila katershe nuk di ti lexoj ligjet? Vari lesht fazhdon të mbaj erë akoma muti Birishës me emrin drejtsi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xhixhi

                                    Ligjet nuk di t'i lexoje katërshja qe nuk ka qenë asnje dite gjykatës si Semini, ish noterja, kryetarja anonime e GJK, Ibrahimi.... Kundër Beles kanë votuar katërshja qe kane kaluar gjithë jeten e tyre gjykatës, pra profesionistët e kushtetutes

                                    Përgjigjjuni
                                  2. E
                                    ENVERISTI

                                    Edi Rama, Pezullo urgjentisht çdo vizitë jashtë shtetit, pezullo urgjentisht çdo debat publik me gjykatës e prokurorë, mblidh urgjertisht parlamentin (pa pyetur Ulziun, një idiot funksional) dhe amendo çdo ligj që ka të bëj me reformën në drejtësi, pa paragjykim, pa marrë parasysh udhëzimet e europiano amerikanëve pervers, kurrë mos u futshim në BE, jepi drejtim dretjësisë së padrejtë, në bazë të gjithë problematikave që kanë lindur nga zbatimi i reformës në drejtësi. Shqipëria ka nevojë për dorë të fortë dhe jo për makiaxhe europiano amerikane… Lavdi veprës së pavdekshme të shokut Enver Hoxha!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bukur

                                      Hahahhaha Belaaaaa burggg zemer dhe marrsh me vete gjithe kasen politikeeeer

                                      Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      Tatjana

                                      Gjykata kushtetuese ne perberje ka me shume ish-keshilltar juridik se sa ish gjyqtare. Pra jane te paafte dhe persona politike duke filluar nga gruaja e Enkelejd Alibej, ( ish keshilltare ligjore) etj. Sa turp per kete Gjykate Kushtetuese. Bota anetaret e kesaj gjykate I ka mbi 70 vjec dhe te gjithe ish gjyqtare.Po keta, per nje ceshtje kaq te rendesishme per momentin kane dy muaj qe nuk marrin dot vendim. Te paafte.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        Q

                                        Gjykata kushtetuese e Enkekejd Alibeajt, XHAFERR LLARI,dhe e Sonila Andi Bejtjes se Aleksander Frangajt. Ja jam bere mutin

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Keshilltari

                                          Nuk thuhet asgje u bejme qefin te gjithe politika vazhdon ne kushtetuese

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Labi

                                            Te lumte edi rama.ja le drejtesine ne dore argites dhe beje mutin kesaj pune

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              N

                                              Saliu paska kap dhe gjykaten kushtetuese. Nuk interpretohet kushtetuta nga xhaferllaret e pasardhesit te kriminelit Isa TOSKA, Enkelejd Alibeut.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Iku plaku Mere

                                                Cfare rendesie ka,gjykatesit nuk donin ti benin duart pis me kermen perderisa i kishte bere GJKKO.Kesaj i thojne therje me pambuk,iku Lluku Lluku se zinte gjithe ekranin.Na ishte bere dhe kokete baldosa.Shikoni videot ne vite te gjese trashe:5m2 basme apo stof i duheshin per rrobat,floket e ngjitme si te lepira po flasim per 2004 deri vone,pastaj na u kthye ne nimfe dhe kokete na mesonte per prizat dhe cel me nje ton edukatore ndaj femijve qe nuk dine gje. Oh sa e urryer bashke me ato Spiropallet dhe bucat e tjera

                                                Përgjigjjuni
                                                1. b
                                                  bashkimi për drejtësi

                                                  Plana mafioz i kësaj drejtësie!. Drejtësia në Shqipëri po vepron sipas Kushtetutës së S. Karaxhiqit e cila i fshehin 58 vepra penale dhe merret ato që nuk kanë bazë juridike dhe i dënon të pafajshmit për të arsyetuar veprimet e kundërligjshme. Epo turpi s’ka fund e as nga ta që ndajnë drejtësinë dhe kanë bërë “betimin për drejtësi” në Shqipëri. TURP për vendimet që po merrni me lojëra të pista.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vendimi eshte nul

                                                    Ky vendim eshte nul , gjykata funksionone me 9 antare , nese do ishin 9 antare vendimi ishte drejte , pak rendesi ka ne cilin kahe do ishte vendimi...... Qeveria nuk duhet as ta njohi e as ta zbatoje , ne momentin qe gjykata kushtetuese funksionone me numer te plote 9 vendimin eshte i drejte..... Dhe forma e zgjedhjes se antareve ne gjykate kushtetuese duhet te ndryshoje mos te jeté politike por nga professionnel.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      GG

                                                      Kete perfundim e pati paralajmeruar te Sokol Balla nipii I kriminelit te luftes ISA TOSKA Enkeled Alibeu,bashkejetuesi I gjykateses Xhaferllari.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. I
                                                        I

                                                        Ja kemi dorezuar drejtesin pasardhesve te bashkepuntorve te nazi-fashisteve te luftes se dyte boterore.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          E

                                                          Moj kasolle ku na mblodhe,mbeturinat fashiste paskan penetruar dhe ne gjykaten kushtetuese.Zgjohuni shqiptar!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            Rrr

                                                            Nuk ka nevoje per zgjim te zgjohet PS dhe Rama , bolle na cau trapin me drejtesi e pamvarur kur kjo drejtesi eshte e kapur nga familja kriminale Berrisha

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. N
                                                            Nuk behet stan me lepuj

                                                            Enkeledi deklaronte ne studio tv se vendimi do jeté kunder Rames .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sy peshkaqeni i Gersecit

                                                              Ne qoftese Rama akoma nuk do ta kuptohe qe gjithe Sistemi iPadrejtesise eshte kunder tij dhe vegel qorre e kriminelit monster nongrata nga Vicidoli, atehere beju mutin BE se Shquoeria eshte bere thertore.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Sali

                                                                Kur drejtesija drejtohet nga berishiste dhe shoqerija e argites dhe njeeezve me urejtje per zhvillim.ndodhin dhe keto.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. I
                                                                  Isa Toska

                                                                  Edi Rama, mblidh parlamentin dhe nxirr jashtë ligjit komunistët, bëj atë që bënë së fundi polakët. Në mos ky vënd shkoi prapë në prehërin e Rusisë bolshevike putaniane. I shikon këtu tek Tema, K,O,M,U,N,I,S,T,...M,U,T,R,A. që janë hedhur në sulm?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. E
                                                                    Elio

                                                                    Obobo jane bere zeherr komunistet per Belen...po pse nuk ju bejne përshtypje milionat qe ka futur ne xhep, jane te popullit o te mjere!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. S
                                                                      Shume drejtesi

                                                                      Jashte ceshjtjes ne fjale:duhet me vepru ti Edi Rama e maxhoranca jote (votat,pra shumicen dermuese i ke),qe vendi te mos bjere ne doren e pushtetit te prokuroreve(pa integritet,injorante,te paanshem etj etj te emeruar ne men. te dyshimte,rasti i olsi dados etj).Duhet me vepru,pra ne men.te rregullt,ligjerisht per ta vene ne shina te nje shteti demokratik sic e meriton kjo Shqiperia jone me halle.Nderkombetaret do binden,kane synime te tjera.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. Kutuzovi

                                                                        Vendimi me i pa drejte qe ka mare GJK. Turp te kene. Jane te shitur te Sali Berisha. Vendi yne eshte pa institucione te drejtesise. Ata jane te degjeneruar,te shitur te kryekrimineli Sali Berisha.Te mblidhet urgjent parlamenti dhe t'a shkrije ke te kupole drejtesie qe prodhon vetem padrejtesi.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. A
                                                                          Aron

                                                                          GJK as mish, as peshk. Rama nuk ua dergoi kete kerkese konkretisht per rastin Balluku, por a duhet qe SPAK dhe GJKKO te kerkoj pezullim te kujtdo ne qeveri qe sipas Kushtetues eshte i/e mbrojtur derisa te kaloj ne ato shkalle te duhura qe jane parlamenti, presidenti, e deri tek KM. Pra, ky vendim edhe pse u be sebep Balluku ishte per te sqaruar te drejtat qe jepen sipas kushtetutes dhe GJK nuk ishte ne gjendje te ndante shapin nga sheqeri, por e lidhi kete vendim me personin Balluku. Aspak profesionalist me aq sa lexoj.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. f
                                                                            fjala

                                                                            Gjukata kushtetuese tregoi se ata gjyqtar nuk e njohin as kushtetuten, as jane te pergjegjshem per ta interpretuar ate. Te votoshe 4x4 do të thote që kushtetuta nuk njihet, por ketyre u mungon edhe pergjegjshmeria edhe logjika njerezore e juridike dhe pse? Duhet qe gjykata kushtetuese me votim te delte me nje vendim unanim te perbashket qofte qe ta rrezonte ose ta mbronte akuzen e ngritur nga spak. A i dhane rruge per nje rast tjeter kushtetutes qe te interpretohet? JO? Ateher keta duhen çuar te mbjellin domate, duke perjashtuar ate qe disa mund te jene dhe te inkriminuar.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Tradita

                                                                              Shqipetaret kan vjedh denbabaden keshtu qe kjo nuk eshte problem. Ne jug nuk merrje nuse nese nuk ishte I zoti te vidhje. Historikisht tradhetia dhe vjedhja Kane qene tradite mijera vjecare. Heroi kombetar tradhetoi ata qe e edukuan dhe e bene njeri nga analfabet injorant pra Perandorine Otomane. Sa per vjedhje me I ndershmi ka vjedh energjine elektrike. PD do pushtet qe te vije te vjedhi se PS ka vjedh per shume vite pra duhet te hapi rrugen. Diktatura e Enverit ishte nje perjashtim nga normalja pasi Enveri e mbajti me force e burgje. Kishte vjedhje te vogla. Por me demoshkerdhatesi vjedhja do vazhdoje. C'rendesi ka vjedh Hasani apo Hyseni.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. l
                                                                                labi doktori

                                                                                Parlamenti i zgjedjur npa populli ka te drejte mos ta zbatoje ,se eshte 4 me kater halete esaliut .Me ligj kate drejte te shkrije gjidje gjykata e prokurore dhe te bej sistem te ri

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. P
                                                                                  Pun hajdutesh

                                                                                  O RAMME erdhi data shumë shpejt ti futen koqet ne cfurk Amerikanët.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. R
                                                                                    Rpt

                                                                                    Dje kam postuar nje koment me emer mesa me kujtohet:shume drejtesi,lutem niseni:nuk ka sharje,fjale te ndyrs etj

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. R
                                                                                      Rama akoma nuk po e kupton qe saliu me drejtesine

                                                                                      Jane si ato ndeshjet qe meren vesht dhe e len barazim.... Kjo eshte drejtesija shqiptare qe vetem drejtesi nuk eshte

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. P
                                                                                        PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare)

                                                                                        Komentet GG, I, E, e ca tjere me lart i perkasin nje anetari te devotshem te partise sone. I ka dhe me diferenca kohore nga 1 ose 2 minuta pra tregon se komenton me bresheri e jo nje nga nje.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. s
                                                                                          shori

                                                                                          Mire ja kane bere ketij gjatoshit tone, sepse fluturon me presh ne bythe dhe i duket vetja lider i madh, per te zgjidhur hallet e botes... dhe harron derenxhene qe ka brenda shtepise se vet...!!! E la kete "Drejtesi" te malokerise se plepave te beje c'te doje, te burgose e denoje ke te doje e si te doje dhe tani ju kthye bumerang... Ta gezoje...!!!

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. G
                                                                                            Gogi

                                                                                            Ca drejtesie i vetmi vend ne bot ku te len Brenda pa' gjygj Pastaj dalin tifozet e krahut tjeter dhe festojn,po ti ndodhin atyre bejn namin.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. S
                                                                                              Stardust

                                                                                              Kemi 8 anetare te gjykates kushtetuese qe kane interpretime te ndryshme per kushtetuten. Nuk eshte qesharake, eshte per te vene duart ne koke.Me shume se padituri duket si papergjegjshmeri . Kur garantet e kushtetutes nuk jane te zotet te japin nje vendim ,nuk e imagjinoj dot se si è trajtojne kushtetuten poltikanet tane injorante.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. F
                                                                                                Forster

                                                                                                Ky rezultat tregon se drejtesia eshte ndare me dysh 4x4=16%votojne per Saliun Ilirin e florinjte, kurse pjesa tieter voton per shtetin Shqiptar.Pra 1/2 e kesaj gjykate shkon ne Strasburg e paftuar dhe deklaron mos e futni Shqiperine ne Europe, se na ik nga duart pasuria e vene me gjak nga populli,kurse pjesa tjeter voton pro qeverise, kjo tregon moralin e "drejtesise Shqiptare"ne syte e perendimit, hajde drejtesi hajde, 50%e saliut dhe 50% e papagallit qe ju jep mend te tierve kur per vete s'ka 2-pare mend.

                                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                                Lini një Përgjigje