Ish deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka ironizuar sekretarin e përgjithshëm të demokratëve Flamur Nokën, pas sulmit që ky i fundit bëri ndaj Dash Sulës që u emërua kryeinspektor i përgjithshëm.
Noka tha se “Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruante ai.
Ndaj këtij postimi nuk ka munguar ironia e Edmond Spahos.
“Ka te drejte Flamuri, ata qe doktori mban afer jane zgjedhje te gabuara te tij”, nënvizon Spaho.
Bravo mulo Muli ,kjo me ka pelqyer sala ka gabardine shume me ty . Ti tipi qe Pd humbet 50% te votave