Spahiu: Vendimi për Ballukun vendos një vijë ndarëse për pushtetet

6 Shkurt 2026, 14:36Politika TEMA
Spahiu: Vendimi për Ballukun vendos një vijë ndarëse

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun do të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve.

“Është shumë e drejtë që anëtarët e që ne kemi, si grup i mazhorancës, kanë kërkuar që të presin këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese për t'u bërë një mbledhje e ardhshme e Këshillit të Mandateve. Dhe mendoj që do të jetë shumë e rëndësishme vendimmarrja sepse nuk është një vendimmarrje as për Edi Ramën, as për Belinda Ballukun, por në thelb është një vendimmarrje që në fund të fundit do të vendosi një vijë ndarëse midis pushteteve po në vendin tonë”, tha Spahiu në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN.

“Do të jetë qasja që do të mbajë pushteti gjyqësor në vazhdimësi dhe që do të jetë përplasja midis dy pushteteve dhe roli që do të ketë ky pushtet gjyqësor duke uzurpuar qeveritë. Nuk po flasim për Edi Ramën, po flasim për qeveritë dhe as unë as ju nuk e dimë kush do jetë mbas 10 viteve në qeveri. A mund të pezullojë gjyqësori një ministër? A është kushtetuese? A është në bazë të rregullores së Kuvendit? Mbi të gjitha është kushtetuese sepse Kryeministri aktual i drejtohet kushtetutës për të marrë një përgjigje për këtë gjë. Në planin fundor se çfarë ndodh, pasojat janë shumë të mëdha”, shtoi ajo. 

6 Komente

  1. T
    Teodor

    Mbrojini mbrojini sa te mundni. Bravo...ja kaluat Berishes

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teodor

      Kam rrjedhur, mos ma vini re..

      Përgjigjjuni
    2. A
      A.F

      Te kuptojme drejt, mbrojeni, mbrojeni se eshte hajdutja nga tarafi juaj, po te ishte ndonje tjeter ja kishit treguar qejfin. Fjalet e tjera jane llogje katundi, dakort.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miri

        SPAK te pezulloje Berishen qe ka vjedhur mbi 500 miliard euro , pastaj te pezulloj Belinden qe ka marre vetem 50 milion euro.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          "Miri", ndryshimi është që Saleh plehu ato miliarda i ka vjedhur nga shqiptarët, kurse Balluku ato 50 milionë i ka rryshfet nga xhepi i firmës ndërtuese të cilës i dha tenderin..

          Përgjigjjuni
        2. F
          Frroku

          Po cne zi moj zonjë duhet të dalin në banak Ben Meçe, Idajeti, Demalija, nusja lal Hekrit, halit Valteri, juristi Petraj e shumë e shumë të tjerë

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje