Nga kërkimi shkencor tek inovacioni, Rama: Ja projektet që do mbështeten nga një financim prej 7 milionë euro

6 Shkurt 2026, 12:42Politika TEMA
Nga kërkimi shkencor tek inovacioni, Rama: Ja projektet që do

Kryeministri Edi Rama thotë se projektet në fushën e kërkimit shkencor, në teknologji dhe inovacion do të mbështeten me një financim prej 7 milionë euro.

Me një shënim në Facebook, Rama ka treguar detaje konkrete për projektet që do të mbështeten financiarisht.

“Ministria e Arsimit përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit mbështet me një financim prej 7 milionë eurosh thirrjet për:

-Projektet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit;

-Projektet e teknologjisë dhe inovacionit;

-Projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor; duke u dhënë mundësinë të gjitha universiteteve, njësive të kërkimit shkencor dhe kërkuesve shkencorë të zhvillojnë programet e tyre në nivelet më të larta të cilësisë së kërkimit, frymës së inovacionit dhe për të prodhuar impakt real në aktivitetin ekonomik, social e teknologjik të vendit”, shkruan Rama.

4 Komente

  1. P
    Puntori i Kombinatit Tekstil ne Tirane ..!!!

    Po per te ndertuar ndonje Kombinat apo Uzine qe te prodhoje dicka per kete vend , a te vete mendja o Kryeminister se sipas planit tend po behen gjithe SHKENCETARE ? Po Grurin Misrin apo Kambrikun pelhuren basmen kadifen orizin e te tjera se Po na vijne te gjitha nga jashte dhe i blejme sa frengu pulen ? Na jane grisur carafet , kambriku jone dikur ishte i cilesise , pambuk safi sot poliester , pale trikotazhet e brendeshme pambuk safi ???? E mo Enver Hoxhe ku e katandisen vendin keta mender “ shkencetare” ne vend qe te vinim VETULLA nxorem SYTE ...!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tung

      Me ata satelitet, si vajti puna? Sa te ardhura ne sollen. E zvohelusm apo e rritem kultivimin e droges

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roja

        Ndertoni nje fabrike per perpunimin e frutave,zarzavateve . Shkojne shume prodhime dem. Pse te vije dhe calca, kompostoja, etj nga jashte. Kushtojini me shume rendesi produkteve vendase.Ka plot qendra inovacioni per kaq te rinj sa kane mbetur.

        Përgjigjjuni
        1. e
          erdogan-dylber

          Ke harruar, qe keto jane fonde, qe i ke caktuar, per xhamine e Surrelit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje