Ylli Manjani: Paga e gjykatësve nuk preket nga ligji aktual

6 Shkurt 2026, 15:20Politika TEMA
Ylli Manjani: Paga e gjykatësve nuk preket nga ligji aktual

Nga Ylli Manjani

Ashtu siç e prezantova mbrëmë ne emisionin Now të Erla Mëhillit, formula për përllogaritjen e pagës së gjykatësve dhe prokurorëve, pas vitit 2023 ka këtë pamje, sipas kategorive të gjykatësve G1,G2 dhe G3:

Paga e G1= Paga e Presidentit x (0.36+0.36x0.9+0.02x0.36xNv)

Paga e G2= Paga e Presidentit x (0.36+0.36x0.98+0.02x0.36xNv)

Paga e G3= Paga e Presidentit x (0.36+0.36x1.06 +0.02x0.36xNv)

*Paga e Presidentit është pagë referuese për efekt llogaritje të pagës se gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas kategorive G1, G2 dhe G3. Paga e Presidentit sot është 425 000 lekë.

* 0.36 është koeficenti që ka parashikuar ligji dhe që vjen si raport i pagës se gjyqtarit me pagën e Presidentit të Republikës. 

* 0.9 është raporti 90% e pagës së Presidentit që parashikon ligji që për kategorinë G1.

* 0.98 është raporti 98% e pagës së Presidentit që parashikon ligji që për kategorinë G2.

* 1.06 është raporti 106% e pagës së Presidentit që parashikon ligji për kategorinë G3.

*0.02 është parashikimi ligjor për të shtuar 2% për cdo vite pune vjetërsi.

* Nv është numri i viteve të punës së gjyqtarit ose prokurorit.

Të gjitha këto elemente janë marrë nga parashikimet e nenit 12 të ligjit 96/2026, i cili ka ndryshuar së fundi në 2023. Nuk desha të bëj llogari konkrete, por secili mund ti bëjë duke patur shifrat zyrtare të pagave në dispozicion dhe sipas kësaj formule. 

Tani një nga pretendimet e gjykatësve është që koeficenti 0.36 duhet të jetë 0.5. Ata pretendojnë që pagës së tyre aktuale i duhet shtuar edhe një rritje prej 20% që qeveria i bëri Shërbimit Civil. Kështu, nëse paga e rritur me 20% po të pjestohet me pagën e Presidentit koeficenti del 0.5. 

Ky në fakt është debati më i madh me ta sepse ata duan rritje page me referencë te ligji i vjetër, pra tek ai i pandryshuari. Madje duan që kjo rritje të zbatohet për dy vitet e prapambetura. 

Pra duan një dorë paresh të thata në dorë, përveç rritjes së përhershme... Rama thote se kjo shumë është 37 milion euro...

Por me koeficentin e pretenduar 0.5, në terma praktikë, rreth 100 gjykatës e prokurorë të gradës G2, te cilët mjafton të kenë 2 vite punë dhe u del rroga njësoj sa e Presidentit. 

Pra dy vite pune dhe je President!!!! Me dy vite të tjera më shumë i bie të bëhesh mbret!!!

Kurse ata të gradës G3 e kanë sot 10% më shumë sesa Presidenti. Dmth, kjo quhet “pavarësi” dhe “dinjitet” sipas tyre. 

Personalisht mendoj se formula aktuale është e drejtë dhe nuk cënon, por vlerëson drejt gjykatësit për kontributin e tyre në shoqëri. 

Per ulje page, pra që të cënohet neni 138 i Kushtetues, as që bëhet fjalë në këtë formulë. 

Krahasimi me pagën e kryetarit të shtetit i jep kuptim piramidës së pagave e cila duhet thënë se nuk ekziston. Nuk krahasohet paga e gjykatësit me ata që janë më poshtë në hieraki, siç e duan ata. 

Sidoqofte, një ligj integral i pagave të punonjësve publikë është i DOMOSDOSHËM.

8 Komente

  1. K
    Kartelet në këmbë, Edvini ne ballë

    Zj Stela Manjani, Ju njoftojmë se vëndin e punës që kishit aplikuar, e zuri Dash Sula I Peqinit, mqs luan më mirë rolin e gjysmagjelit. Mos u mërzitni dhe mos u tërhiqni nga perpjekjet tuaja per nje vend 'pune' në zorrën e trashë të Pallosh Qeverisë. Suksese në jetë. Diella

    Përgjigjjuni
    1. /
      // Sali Ram (a) Berisha,,..//

      Paga e Yllit , me profesion zagar i pushtetit , llogaritet sipas formules : (artikuj pro Ajatollahut) *1000 (artikuj pro Beles)*800 (Artikuj te kamufluar Pro/kunder Lalit) * 600 (artikuj kunder Qoftelargut Sali ) * 2000 (Artikuj kunder Spak ) * 3000 = 20 kocka ne dite.....por paga nuk duhet t'ia kaloje pages se Meros , si krye-Zagar i pushtetit !!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lindi

        Prania e një formule matematike në pêrcaktimin e pagave të gjyqtarve nuk le vend pér interpretime. Ky formulim, vetëm pér gjyqtarët, do jetë marré nga diku pér të shmangur sulmet e njerëzve té drejtësise, të aftë pér të shfrytëzuar hapsirat ligjore.

        Përgjigjjuni
    2. P
      Pa vlere

      Analize super profesionale. E qarte. E thjeshte. E sakte dhe Bindese! Prit se mbas gjyqtareve do fillojne doktoret... tatimoret.. dhe ne fund doganieret. Ptuuuu shtet leshi. Dhe ben sikur nuk e kupton pse i ka ikur gjysma e popullsise!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Llogaria qenka e thjeshte, rroga mesatare e Gjykatesve dhe Prokuroreve eshte rrotull 3500 Euro ne muaj.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Populli

        Njerezit e pafte ne detyra e shkaterruan shtetin.Po ta benin piramiden e pagave njerezit e afte profesionalisht do ishte ndryshe por shteti yne ve bythen guzhiniere dhe ajo gatuan m.t si ne rastn konkret

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pak nga të gjitha

          E pallogjikshme dhe pa pikë kuptimi që në piramidën publike gjygjtarët e prokurorët të paguhen më shumë se ministri i drejtsisë , kryetari Ild kryetari gjykatës naltë gjygjtarët e gjykatës kushtetuese pastaj keto g që se kuptova çfarê janë

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Nje rremuje shifrash qe edhe ne qoftese ai qe e lexon esht i fushes, nuk kupton asgje . Keshtu paraqiten keto anal bythe qe te duken professionalità.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje