VËZHGIMI I TEMA-s: A po hetohet Flamur Noka për “Renxhin e Lulit”?

6 Shkurt 2026, 15:50Politika TEMA
VËZHGIMI I TEMA-s: A po hetohet Flamur Noka për “Renxhin e

“Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani të quajtur ‘Mektrin’, është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj...Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha... I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke. As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën.”

 Ky paragraf është shkëputur nga konferenca e sotme për shtyp e Sali Berishës, i cili i doli në mbrojtje publike sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, i cili, siç e pranoi edhe Berisha, qenka duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme, vetëm se me alibinë e njohur në kësi rastesh që është një keqkuptim, sepse ‘renxhi’ është i Lulit dhe jo i Mulit.

Në fakt, automjeti në fjalë konsiderohet mjet në përdorim i Partisë Demokratike dhe jo pronë private e Nokës që ai të kontrollohet për atë, mirëpo, pikërisht për këtë arsye, sipas burimeve të gazetës TemA-s, Flamur Noka nuk është objekt verifikimi për këtë element.

Në thelb, Flamur Noka është duke u përballur me disa akuza që kanë të bëjnë me vilën e tij në Gjirin e Lalëzit, për të cilën ka pasur kallëzim dhe denoncim publik nga deputeti Gazment Bardhi, duke kërkuar verifikim mbi burimin e financimit dhe mënyrën e përfitimit të pronës.

Një tjetër akuzë lidhet me periudhën kur Noka ka qenë pjesë e Entit Kombëtar të Banesave. Sipas pretendimeve të bëra publike, familjarë të tij, përfshirë motrën dhe vëllezërit, kanë përfituar apartamente në Sarandë si të pastrehë, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe përdorim të pozicionit publik për përfitime familjare.

Këto elemente janë përmendur si pjesë e verifikimeve që pritet të kryhen nga organet e drejtësisë.

Pra, sipas të gjitha gjasave, hetimi ndaj Nokës është i karakterit pasuror, dhe jo për automjetin që përdor dhe që është në emrin e partisë demokratike.

Po ashtu, sipas asaj që raporton media, një nga rastet e diskutuara është apartamenti në zonën e Liqenit Artificial, në të ashtuquajturin “Pallati i Kuq”, me sipërfaqe rreth 190 metra katrorë dhe një garazh rreth 70 metra katrorë, i deklaruar me vlerë 173 mijë euro dhe, sipas asaj që thuhet publikisht në media, vlera reale e kësaj pasurie pretendohet të jetë ndjeshëm më e lartë, duke ngritur dyshime serioze mbi burimin e financimit dhe përputhjen me të ardhurat e ligjshme.

Përveç sa më sipër, janë ngritur dyshime edhe mbi burimin e financimeve për aktivitetet politike të periudhës së “Foltores” dhe organizimet e lidhura me lëvizjen e Berishës brenda PD-së, pas shpalljes së tij “Non Grata”.

Në këtë panoramë, dalja e sotme e Berishës për të folur për “Rënxhin e Lulit” nuk është gjë tjetër vetëm se përpjekje për të relativizuar hetimin e Flamur Nokës dhe për t’i paraqitur ato si sulme politike, ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, ato kanë karakter të pastër penal./TemA

19 Komente

  1. S
    Spak ka frike ti zen emrin me goje Nokes

    Kush ta hetoje Noken, se Spak eshte pjese e te njejtit sekt ku aderon edhe rrota Noka?

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Ahahhaa sa I dhajm osht maloki. Krrejt malokt e shishtavecit I ka fut si pabuksa n Sarand maloki

      Përgjigjjuni
    2. B
      Byrektore Shqupi

      Një pyetje për ty o Sali Hale Karaxhiçi. Ku ishe ti kur u ble Renxhi!? Dhe e fundit si Luli ashtu edhe Muli a nuk janë këlyshët e tu!?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muli eshte budalla dhe nuk e kap ligji

        Futjani kot,mjafton qe muli eshte i pd nuk hetohet,po te ishte i ps menjehere do dilnin faktet nga dumdumi e olsi kok helmeta

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juristi pensionist

          Pavarësisht nga dyshimet për Nokën, ai nnuk do të ndëshkohet kurrë nga ky SPAK i sotshëm. SPAK ëshë i mbushur me Saliistë të cilët, vetëm pickojnë djathtas dhe, kafshojnë fort majtas.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Z Y = Zetea

            Tallje trapi me popullin fukara e ata lundrojne ne qindra miliona Euro e dollare . Ka me shume se 10 vite qe flitet se Flamuti ne kundershtim me ligjin ka paisur me shtepi familjaret e tij , po edhe per skandalin e pashaportave e nje denoncim prej Gaz Bardhes per nje vile aty rreth nje milion Euro . Qe te jene shpifje vetem gomeret nuk e besojne , po kush ta hetoje Spaku i leshit , apo Dumani qe eshte i kapur per gryke nga terroristi Sali Berisha . Kur zbriti nga malet Saliu po edhe Flamuti tani von fare ishin pa breke po mbanin nga dy pale pantallona tere arne e per pak vite u bene super te pasur aq sa i japin drejtim jetes se nje shteti te tere . Pa u arrestuar disa nga SKAPISTAT per tradheti ndaj interesave te vendit dhe shperdorim detyre nuk ka per te marre drejtim shteti .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sass

              Sa te kene SPAK ketyre u rruajne bolet, kjo strukture eshte ngritur per te ndershkuar ps dhe per te marre pushtetin

              Përgjigjjuni
              1. k
                kris

                Ne asnje rast ne bote gjykata nuk heton te cmendurit.Kjo vlen dhe per rastet Balluku,Nokaj,Berisha dhe Rama.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Q. K.

                  Z. " Byrektore shqupi " , nuk te fyej , sepse se pari ul veten , por Dua te te yerheq vemendjen se Lul Basha , edhe nese eshte kelysh ( Ndjese per kete banalitet...) , I Sali Berishes dhe Bermudes vorreze nuk eshte. I amerikaneve , edhe mund te jete . Dhe , sic deshmoi koha , mafia bermudiane vetem plumbin nuk ia shkreu . Mos I ngaterro zagaret e Saliut dhe te mafies komuniste , qe dhe bar pranojme te hane ... , me ata qe Duan t'i japin , Jo t'i marrin Shqiperise .

                  Përgjigjjuni
                  1. W
                    WW

                    Berishistet kriminel te Spak-Gjkko jane: 1-Dumani 2-Dado 3-Prenci Gjkko 1-Bano 2-Eugert Pellumbi. Ka dhe te tjer, por keta jane zagaret me te rrezikshme. Shenjat po duken qe dhe ky Braho po shkon ne rrugen e shpellarit Dumani.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      T

                      Spak-Gjkko cerdhe kriminelesh qe komandohen nga kryekrimineli Sali Berisha.Asnje iluzion se mund te jet ndryshe.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        M

                        Zelli i tepruar per ti sherbyer Saliut banditet e tij ne Spak-Gjkko u ekspozuan shume shpejt para shqiptareve. Ata para opinionit publik jane njerezit me te urryer si dhe shefi i tyre Sali haleja

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nroqi

                          Shumica e prokuroreve dhe gjykatesve te mender Spak-Gjkko jan bere njerez te neveritshem,kur i shikoj me duken sikur kane dal nga bytha e Saliut.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            O

                            Po si ka mundesi mer jahu te ken kaq shume kurajo te shkelin ligjin me te dyja kembet keta duman-dadot e Spakut?!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lanabregsi

                              Nuli,nguli,muli,Dado,Dumani,Prenci,qe te gjithe keta jan,hiqja Lenes,verja Prenes Asnje ndryshim!

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Z

                                Mos na nxirni me keta kelyshet e Saliut ne Spak,Duman-Dado,na jan neveritur,paskan qene njerez te ndyre

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Muzaka i Ri

                                  U tha qe ishte Muli, doli Luli. Po mirë thashë Loli, thashë Loli doli Sokoli. O u ngrente mortja të gjithë, e quani vehten politikan ju, bytha juaj ????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arbeni

                                    Mul gangsteri, ky malok povaqi e dru me pre duhej të ishte hetuar prej kohësh si një hajdut i korruptuar,por prokurorët dhe gjyqtarët e spakut kanë qenë vegla të sali karaxhiçit dhe këtë e manufestojnë në dosjet penale ndaj ku nuk po lëvizet për ta hetuar e hjykuar këtë qelbës që vjenë era kakë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. p
                                      poshte qerosi olsi dado

                                      olsi dados duhet nderuar vendi me erjon velian. se erjonin e duam per pune. olsi dado. duhet futur ne burk. qerosi

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje