Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj u tregua i ashpër me Berishën për karrierën e Bashës, duke u shprehur se ky i fundit ka ardhur në PD falë miqësisë me vajzën e ish-kryeministrit dhe u mbajt në pozicionet më të larta të ekzekutivit dhe në drejtim të partisë, derisa nuk rrezikoi familjen Berisha dhe kur e bëri këtë, e shpalli armik.
“Nëse do të kishte minimumin e dinjitetit, Basha erdhi në 2005-ën si raport i një shoqërie personale me Argitën, ndërsa të tjerëve u kishte dalë shpirti tetë vjet në opozitë, zgjodhi ministritë për tetë vite, u fut Ilir Meta në fushatë, e bënë kryetar bashkie, Berisha e projektoi se sa ishte në gjendje të drejtonte opozitën.
Ky është "krimi" që i ka bërë Sali Berisha opozitës shqiptare, që mori një njeri që e dinte që nuk bënte, por i jepte garanci për familjen e vet dhe e vuri. Në 2017-ën nuk e hoqi se nuk u rrezikua familja, por opozita. Në 2021-in nuk e hoqi se nuk u rrezikua familja, por opozita dhe në momentin që u rrezikua interesi familjar tha: Të ikë!”-u shpreh Xhaferaj.
raport i nje shqerie personale = i dashuri i GITES
O Ferdo shtjelloje pak mire shprehjen "shoqeri personale"
Kështu i tha dhe Taulanti , por ja nxiu suratin si këpuca .
Bravo,Ferdinant Xhaferri ! Kete qe thoni nuk e luan astopi i allamanit . Eshte vone,por me mire vone se kurre. Edhe ti je nje nga ata qe ke mbrotur Saliun,por edhe Bashen. pse nuk e ngrite zerin,ashtusi Mark Marku ne kongresin kur rizgjodhet Bashen me 85% te votave edhe pse kishte humbur kaq here ? E dim. E mbronte Saliu dhe Ju para Saliut i mbushnit berket se mendonit per veten tuaj e jo per opozite e popull. Cili nga ju ,pervec Murrizit dhe Hajdarit,por edhe keta me dyshim, nuk u larguan. Perse llomatit Monika kundra Bashes,kur e kemi pare se si ajo perqafohet e buzeqesh me Bashen ?
PD u katandis në këtë derexhe se ka patur brenda saj një arradhë të tërë me burra dhe gra pa karakter, vizion dhe idealizëm jo e jo. Thonë të gjithë jemi 'demokratë', të 'djathtë', 'euroatlantistë' e blla-blla-blla, por që në fakt janë thjesht klloun politikë, me në themel të gjithë 'ropatjes' së tyre për popullin dhe Atdheun, vetëm interesat e tyre meskine. Komenti i @qytetarit digital, referuar krahasimit të tyre me rastin e Mark Markut qëndron, kur as miku dhe kolegu i tij Agron Gjekmarkaj, nuk e mbrojti atë, pa le të mendosh ta linte mandatin si ai, kur në Lezhë, atë mandat e siguroi në saje të tij, pa përjashtuar sigurisht dhe byhlëpirjet e tij sa për Berishën po aq për Bashën në studiot e TV. Si ky tip, gëlojnë plot në PD, ndaj reformimi i saj me këta tipa do jetë një dështim i rradhës dhe largim akoma dhe më i madh i elektoratit prej saj. Gjatë dhe pas reformimit, si domosdoshmëri, duhen afruar figura të reja kjo pavarësisht moshës, të papërfolur, me integritet të lartë moral, patriotë dhe me vokacion të djathtë real dhe të demonstruar ndër vite. Nëse nuk ndjejnë ndryshimin e vërtetë dhe të sinqertë, këta nuk afrohen kollaj. Në të kundërt bye-bye, ose thënë më shqip, na ishte një herë një PD!