
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës, ku protestuesit serbë plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.
Rama thotë se plagosja e këtyre të fundit ngarkon me përgjegjësi dhunuesit.
Kryeministri thekson se zgjatja e këtij konflikti në veri të vendit, aq më shumë lëndon Kosovën.
“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm!
Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, ka shkruar kryeministri Rama në Twitter.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, situata zgjidhet me dialog mes palëve dhe ndërmjetësim të aleatëve.
“Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm”, shkruan Rama!
Kryeministri Rama bën thirrje që të dëgjohen aleatët ndërkombëtarë:
“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”!
Nevoje kombetare esht te shporresh ti o degjenerat qe po i fut thik pas shpine Kosoves pikerisht ne momentin kur ka me shume nevoje per mbeshtetje. Ose je njeri inferior e pa dinjëtet, ose u qënke shume borxh serbëve,se shpjegim tjeter nuk ka.
Ngjarjet në Veriun e Kosovës janë një Aktivitet Sportiv i organizuar në kuadër të Ballkanit të Hapur apo të Shkapërdhyer, të frymëzuara nga Vupiçi.....!!! Nuk ka asgjë për tu shqetësuar.... Përpara me Ballkanin e Shkapërdhuar. ....Poshtë Albini me Vjosës, ......rrnoftë vupiçi me Vllahun e tij shqipërdhar Spanderbe #### Këtë Hall na e zgjidh vetëm Spanderbeu i Spiridhisë, me një batutë, nga ato të kripurat!!!!
Ky flet njelloj si kryeministrja serbe. Edhe lesbike si ajo duhet te jete