Basha: Kafshoja gjuhën kur hidhnin baltë ndaj meje, detyrimi i parë tani është të mos hesht

29 Maj 2023, 20:11Politika TEMA

Basha: Kafshoja gjuhën kur hidhnin baltë ndaj meje, detyrimi i

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka realizuar pasditen e sotme një takim me të rinjtë në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka thënë se edhe kur e akuzonin, ka heshtuar për hir të bashkimit të demokratëve.

Megjithatë, Basha shprehet se nuk do të heshtë më pas rezultatit të 14 Majit, teksa thotë se tani gjërat janë më keq.

"Nëse unë kam mbajtur heshtje duke respektuar dorëheqjen time për t’i dhënë një shans bashkimit, kam kafshuar gjuhën dhe kur hidhnin baltë ndaj meje për t’u bërë sebep për atë për të cilën e dhashë dorëheqjen, për t’i dhënë një shans bashkimit.

Tani që ka ndodhur 14 Maji edhe që gjërat janë më keq, detyrimi i parë është të mos hesht. Njerëzit pyesin se a ka opozitë, a ka projekt dhe shumica thonë që nuk ka.

Detyra e secilit është të ju them se ka një rrugë, ka një shpresë, më shumë se sa një projekt dhe një vizion se si mund të dalim të ja rikthejmë Shqipërinë-shqiptarëve. Ne nuk jemi pakicë.

Më 14 Maj, numri i atyre që kanë folur me heshtje, është më i madh se ai rezultat që ka marrë çdo forcë politike. Grupi më i madh braktisën zgjedhjet, këta ka vetëm të humbur, nuk ka të fituar. Nuk jemi pakicë, numri që nuk dolën në zgjedhje, janë shumica", u shpreh Basha.

 

3 Komente

  1. D
    Deshtak i lindur

    Cfare kerkon ky deshtak nuk e kuptoje ishte ne politike deshtoje hap krahun dhe shiko punet e tua

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Saliu dhe Luli, dy silurat e PD, ecin pa u ndalur drejt humneres. Mjere PDja ku i mban shpresat, tek te mbaruarit. Ktheni syte nga Belind Kellici, ndonje tjeter qe nuk ka vjedhur, ketyre ju del dhjami mbi jaken e kemishes. Luli ka blere disa shtepi ne Tirane, nja 2 shtepi ne Hollande. Te mos flasim per kunatin e tij Cela, kryemafioz, me i rrezikshem se Shkelzen Berisha dhe Argita Berisha. Cfare modeli po kopjon PDja?

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      Sa mire do beje ta kishe keputur fare gjuhen qe mos te flisje fare ,se kur flet sikur ka shperthyer nje vc qelbe dynjane more idiot me gjithe kepucet qe ke veshur .kriminel trekendeshi i Bermudes je ti ,lulush -sali -like .Edi Rama eshte kryeministri qe i duhet Shqiperise .Gjigandi Edi Rama

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje