Himara si Shkodra e 2019, mandatin e Belerit do ta gëzojë Jorgo Goro i PS

29 Maj 2023, 20:00Politika TEMA

Himara si Shkodra e 2019, mandatin e Belerit do ta gëzojë Jorgo Goro i

Bashkia e Himarës vijon të jetë pikëpyetja e vetme e zgjedhjeve vendor të 14 majit pasi fituesi i garës është prapa hekurave. Me një kryetar të zgjedhur në ambientet e paraburgimit, fati duket se i bie në dorë kryetarit të detyrë Jorgo Gori, i cili do të vijojë ushtrimin e mandatit përtej 4-vjeçarit që kishte fituar në 2019.
“Nëse do të marrim Himarën do ta krahasoja me Shkodrën në zgjedhjet e shkuara. Ligji parashikon që kryetar në detyrë qëndron aty derisa të bëhet betimi i kryetarit të ri”, u shpreh juristi Bledar Dervishi.

Sipas juristit Bledar Dervishaj, gjithçka lidhet me pamundësinë e Belerit për të bërë betimin përpara këshillit bashkiak.
“Do të duhet që të konstituohet Këshilli Bashkiak dhe më pas i vjen para radha kryetarit të Bashkisë, mandati i të cilit përpos proceseve ankimore, do të duhet të marrë edhe një procedurë gjyqësore për certifikimin e rregullshmërisë së zgjedhjes së tij”, tha Dervishi.

Por nëse Beleri nuk shkon dot në Këshill, a mund të shkoj Këshilli tek Beleri?
“Ligji nuk parashikon seku zhvillohen mbledhjet e këshillit. Sa i takon mbledhjes fillestare, këshillimund ta bëj edhe jashtë ambienteve të bashkisë, ndërsa të tjera si rregull brenda ambienteve të këshillit. Nëse do të shkojë apo jo në ambientet e paraburgimit për të marrë një betim, mua më duket tendencioze”, u shpreh Dervishi.

Arsyeja e dyshimit të juristit vjen për shkak se kjo hallkë proceduriale, pra betimit përpara këshillit, është ajo që i ka lidhur duart të dyja palëve, Belerin për të marrë detyrën e Ramën për ta shkarkuar.
“Sot kryeministri nuk mund ta shkarkojë sepse z. Beleri nuk ka filluar ushtrimin e mandatit. Pra do të duket tendecioze për ta vendosur në një procedurë, që ose ta refuzojë ose të marrë mandatin që ta shkarkojë Këshilli i Ministrave”.

Zgjidhen e kësaj çështje e ka Prokuroria e Posaçme, ku sipas parashikimeve ligjore, ka tre muaj kohë për të përfunduar hetimin e çështjes e më pas, do të jetë bindja e gjyqtarëve të posaçëm për të caktuar nëse Beleri ka shkelur ligjin apo jo.

3 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Po e mori bashkine Beleris iku Himara, e mori greku; turp per Edi Ramen po qe se do te vazhdoje t'i fale qytete Greqise sic beri kryetradhtari, kryekrimineli dhe kryehajduti, agjenti i vjeter i Serbise, Sali Vuk Karaxhich.

    1. d
      dea

      Gjergji Goro eshte LEADER!

      1. Q
        Qiforti

        Humira is Mitrovica '''''''''

        Lini një Përgjigje