
Agron Gjekmarkaj nuk e mbështet rikthimin e Lulzim Bashës pas disfatës të opozitës në zgjedhjet e 14 majit.
I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’, deputeti demokrat thotë se Basha së bashku me Sali Berishën duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që të rikonceptohet PD.
Sipas Gjekmarkajt, asnjëri prej tyre nuk sjell alternativë për shqiptarët dhe këtë e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve.
“Nëse sot del e thotë se mund të jem risia e fituesi, nuk e di sa seriozisht mund të merret nga njerëzit. Unë personalisht kam respekt nga ana njerëzore por nga ana politike, Basha me tentativën që bën për rikthim.
Në Shqipëri kishte ardhur koha të ndërrohej pushteti por opozita jonë nuk i ka bindur shqiptarët që të jetë e denjë për të ardhur në qeveri. Dalin e shajnë votuesit.
Njerëzit të mbështesin nëse u jep perspektivë. Është një fluks i rëndësishëm votash, është bazik. Nuk funksionon duke i thënë Berishës ik, largohu ti që të vijmë ne. ai duhet të bëjë disa hapa pas që PD të rikonceptohen.
Të njëjtën ta bëjë dhe Basha që të mos bëhet personazh memesh. Belind Këlliçi mund të ishte rezultat më i mirë po të mos ishte i atashuar me Berishën. Basha tenton të kthehet e të marrë gjënë e mbetur”, tha Gjekmarkaj.
Sa i përket situatës dhe luftës brenda PD, Gjekmarkaj thotë se gjithçka po bëhet për interesa personale dhe ajo cfarë po ndodh mes demokratëve s’bën gjë tjetër veçse kënaq qeverinë.
“Kam preferuar të hesht që të mos jem një nga atentatorët e asgjësimit të PD se më vjen keq të jem pjesë në funeralin e saj. Shoh triumf egoizmi e interesash personale.
Qeveria është e kënaqur me opozitën që ka. Më 14 maj ishte një goditje katastrofike për PD, ishte e parashikueshme, nuk ishte e vështirë të bëje kasandrën por druaj se e keqja ende s’ka ardhur”, tha Gjekmarkaj.
Po behu nje here te vetme burre o profesor legen.Jo gjithmone njeren dore ne bakllava e tjetren ne revani
O Gjeku as dreqi i mallkuar nuk ju bënë më derman...ikni të gjithë nga sytë këmbët...
Bashen duhet ta kapni per bythe e ta shporrni nga grupi i juaj parlamentar. Ai po pergatit kushtet per tu afruar si shpetimtar. Zoti Gjekmarkaj, mos kujtoni se nuk kane vlere ato 107.000 mije vota. Ato jane vota te arta te cilat pas nje viti behen 300.000 te tilla dhe ne zgjedhjet e 2025 do dilni te konkurroni me dinjitet, por me nje kusht; duhet te jeni vigjilent ndaj Bashes iu cili vjen per te marre frytet e punes tuaj qendrestare. Largoni ata qe rrijne me ju e flirtojne me Foltoren, si puna e Tabakes, mblidhuni urgjent, beni zgjedhjet, mos u demoralizoni nga hienat qe paguhen per ate pune, dijeni se keni simpati tre madhe ne popull. Po ricikluat Bashen, lereni kete pune se as 20
O loku me floke te lepira,berisha eshte lexhende,bash bimbashi saliut sipas cjapit qim peka ishte i denuar per te qene kryeministet,more sahanlepires kur do beheni burra...
Ô gjek markaj po flisni mor bur se lat Nam qerohini mor burr se ngelen Duke u tallur me pd basha berisha bardhi alibehaj tabaku boll me ngrihuni ju intelektualet flisni mereni fatin e pd beni zgjedhje perjashtoni keta nga kantidimi tregohuni njerezve qe pd nuk eshte nje parti tribu.
Mire e ka oy maloku.Basha vjen sikur nuk ka qene ndonjehere ne politike dhe do shpetoje pd.Ai ne krye te pd ka qene nje Sali i dyte dhe ne qeveri ka qene totalisht i pa afte si dhe kryetar bashkie.Basha ka imituar ne menyre te shemtuar Berishen dhe nuk eshte njeri qe jep shprese sepse genjen .Kur ju kerkua te largonte Berishen me mire do ishte te kishte ikur vet dhe nese do i kerkohej te kthehej ne pd do ishte me i besueshem se sot
Shpellar i Ssliut qe qan per Grida Buce Suma rrnofshin plehrat e Ssliut maloke te nje rrace.
Dykembesh me te perkryer se ty o Kone Qenmarkaj per meme nuk gjen ne toke
O Gjek na lodhe duke i rane fyellin ne nje vrime. O dili per zot asaj pune ose ik e ri rahat ne shtepi.