"Nuk janë të kënaqur me ne", Rama-kryebashkiakëve: T’i puthni dorën çdo njeriu që ju ndalon dhe jo t’i thoni “s’kam kohë”

29 Maj 2023, 20:39Politika TEMA

"Nuk janë të kënaqur me ne", Rama-kryebashkiakëve:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim falenderues në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka kërkuar nga kryetarët e bashkive që t’i trajtojnë me respekt banorët e jo të ju thonë që nuk kanë kohë e të mos dëgjojnë problemet e qytetarëve.

"Kam merak që gjithë çfarë janë, udhëheqës, të mos i gënjejë mendja se vota e 14 Majit ishte një votë kënaqësie me ne, njerëzit nuk janë të kënaqur me ne. Nuk jam unë i kënaqur, si mund të jeni ju të kënaqur?

Në mesin e mandatit të tretë është shumë për të pasur një besim kaq të madh. Njerëzit nuk janë të kënaqur nga ne, por nuk e kanë humbur besimin tek ne. Pritshmërinë që gjërat të bëhen më mirë e kanë nga PS e nga kandidatët tanë. Ky sa është nder, është dhe rrezik shumë i madh.

Ne duhet të bëjmë super sforco të ju kthejmë njerëzve gjithë këtë respekt. Ky respekt kthehet me respekt, duke e ndarë mendjen që kur të dilni nga shtëpia t’i puthni dorën çdo njeriu që ju ndalon dhe jo t’i thoni se “nuk kam kohë”. T’i hapni derën çdo njeriu që troket dhe jo të jua përplasni derën në fytyrë.

Ju të mos lejoni që edhe të tjerët që përfaqësojnë institucionet të bëjnë paudhësi. Mos lejoni që një fshatari t’i vini gjobë për gardhin dhe hardhinë duke i kërkuar lekë. Ju duhet të bëheni mbrojtësit më të mëdhenj të çdo njeriu. Bëni çmos që njerëzillëkun të ja ktheni njerëzve 100 %", u shpreh Rama. 

2 Komente

  1. T
    Tonka

    Edi e di mire qe te katertin nuk e mer dot as me te forte as me leke sepse e tille do jete situata...te pakten ka pushtetin vendor qe mos vdesi si opozite PS.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adriatiku

      Po si të jenë të kënaqur njerëzit me ju. Njerëzit ju dhanë votën dhe ju rritët rrogat tuaja dyfish. Fajin e kanë pensionistët që ju votuan juve dhe ju ju dhatë atyre një m.t të madh. Ju jeni sot në pushtet vetëm në sajë të votës të shumicës të pensionistëve. Pa votën e pensionistëve, Rilindja me Ramën në krye dhe ato ministreshat sulltanesha do të na kishin lënë sot shëndenë! Shumica e deputetëve të parlamentit shqiptar sot janë anaflabetë funksionalë, që nuk ja u keni dëgjuar asnjëherë zërin në parlament. Për çfarë meritash duhet tu dyfishohet paga atyre. Shpresoj tu vijë mëndja pensionistëve për votimet në 2025 për tju qëruar të gjithëve ju nga skena politike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje