Sulmet e banorëve serbë ndaj KFOR në veri të Kosovës, Olta Xhaçka: Të papranueshme

29 Maj 2023, 21:24Politika TEMA

Sulmet e banorëve serbë ndaj KFOR në veri të Kosovës,

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dënuar sulmet e banorëve serbë në veri të Kosovës ndaj forcave të KFOR-it dhe kërkon që ky agresion të ndalet menjëherë.

“Sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara ndaj KFOR dhe medias janë të papranueshme dhe duhet të ndalojnë menjëherë. Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe u uroj shërim të shpejtë ushtarëve të KFOR. 

Depërshkallëzimi tani është vendimtar. Dialogu me ndërmjetësimin e BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që të sigurojë stabilitet në rajonin tonë”, shkruan Xhaçka në rrjetet sociale.

Nga incidentet në veri të Kosovës me serbët lokalë kanë mbetur të plagosur25 ushtarë të KFOR.

1 Komente

  1. D
    Drane

    Kush po te pyet ty o sipermarrese ne nje krahine qe ia falet Greqise?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje