Xibraka - Altin Dumani: Për Olsi Ramën nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e drogës

27 Tetor 2025, 18:31Politika TEMA
Xibraka - Altin Dumani: Për Olsi Ramën nuk ka prova që e

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përgjigjur pyetjes së deputetit Klevis Balliu lidhur me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.

Balliu: Në këtë sallë me 140 deputetë është njëri që quhet Taulant Balla, dikur ministër i Brendshëm. Në atë foltore në seancën penale të 4 prillit 2024 ka thënë: Unë e di kush është Tani. Ju a kishit qëllim ta identifikonit personin që kishte 10 vite që ishte personi i moshës 45 vjeç i paidentifikuar. Nëse kishit për qëllim ta identifikonit pse nuk thirrët Ballën për ta pyetur që tha publikisht këtë? Nëse Balla e di pse ju nuk e dini? Keni nisur ju një hetim për këtë?

Dumani: Kjo ka të bëjë me laboratorin e Xibrakës dhe Balliu i referohet një hetimit të SPAK për implikimin e mundshëm të Olsi Ramës në trafikim të narkotikëve. SPAK rifillo hetimet, kreu veprimet e nevojshme dhe në përfundim konkludoi me pezullim të hetimeve për shkak se nuk  u zbuluan autorët e veprës penale dhe hetimet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Policisë së Shtetit.

3 Komente

  1. X
    XXXL

    Po me makinen e krimineleve te grupit kriminal te droges se Xibrakes qe Olsi Rama hynte e dilte lirshem brenda dhe jashte Shqiperise e deklaruar nga ai vete perse i ke mbyllur hetimet o pjese e batakut dhe i nenshtruar nga Edi vellai i Olsit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejk

      E pe ti o robqiri Fahriut

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real 2

      Mos i kerkoni ketij hetime qe nuk ja mban bytha te filloje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje